Author: tirana

Një tjetër skandal ka ndodhur pak përpara nisjes së ndeshjes Serbi-Shqipëri. Teksa himni kombëtar nisi të luhej në stadium, tifozët serbë kanë reaguar me vërshëllime, duke mos respektuar simbolin tonë. Por kjo situatë nuk ka ndikuar aspak tek lojtarët kuqezi, të cilët kanë vijuar të nderojnë himnin duke e kënduar dhe vijuar të vendosur për të qëndruar përballë Serbisë.

Read More

Shqipëria luan ndeshjen më të rëndësishme të viteve të fundit, në transfertë në Leskovac ndaj Serbisë. Jo vetëm për shkak të historisë dhe marrëdhënies mes dy vendeve, por kjo ndeshje është bileta e fundit e Shqipërisë për të ëndërruar për kualifikimin në Botëror. Në stadium janë rreth 5 mijë tifozë vendas, ndërkohë që deri më tani nuk ka pasur asnjë incident. Më poshtë mund të ndiqni dhe rastet më pikante të sfidës.

Read More

Mbrëmjen e sotme në qendër të Fierit, një aksion policor ka bërë të mundur shoqërimin e një personi në komisariatin e Drejtorisë Vendore. Arrestimi i tij ka ardhur pas një denoncimi të një rasti paligjshmërie në një emision investigativ, ndërkohë që pritet njoftimi zyrtar. Ndërkohë, dhjetëra kalimtarë të rastit u alarmuan nga situata e krijuar.

Read More

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm këtë mbrëmje në sheshin ”Nënë Tereza” në inaugurimin e “Tirana Moons”, nuk nguroi pa përmendur kombëtaren shqiptare, e cila pas pak minutash nis përballjen me Serbinë. Rama tha se gjithmonë kur në Tiranë mblidhen arkitektë nga e gjithë bota, Shqipëria ka ndeshje futbolli. ”Ka diçka interesante që duhet çkoduar. Sa herë që mblidhen arkitektë nga bota, Shqipëria luan një ndeshje futbolli. Shpresoj që t’i sillni pak fat lojtarëve tanë që luajnë sot jashtë. Në Shqipëri gjeni gjithçka. Është thjesht çështje se kur. I gjen të gjithë këtu. Është thjesht çështje rrethanash që ato të jenë të…

Read More

Atmosfera në stadiumin e Leskovacit duket e vakët, aty ku Kombëtarja Shqiptare e Futbollit po kryen ”stërvitjen” e fundit. Ekipi kuqezi është shoqëruar për në stadium me forca të shumta policie, ndërsa tifozët serbë që do jenë në stadium janë të ftuar dhe do të futen në impiant me karta identiteti dhe me kontrolle të shumta.

Read More

Sfida Serbi-Shqipëri nis në orën 20.45, në stadiumin e Leskovacit. Mirëseardhja për kuqezinjtë është e shkruar në shqip. ”Mirë se erdhët”. Edhe pse fillimisht ishte parashikuar që ndeshja të mbahet në Beograd, u vendos që të zhvendos në Leskovac, stadium i cili do ketë 5000 tifozë. Ndeshja vlen për kualifikueset e botërorit.

Read More

Ekipi që do të luajë kundër Serbisë dhe stafi kuqezi kanë mbërritur rreth orës 19:20 në stadiumin ”Duboçica” ku në orën 20:45 luhet Serbi-Shqipëri. Forca të shumta të policisë serbe shoqëruan ekipin tonë. Pesë mijë policë janë të gatshëm për të ruajtur sigurinë në Leskovac. Në stadium do ketë edhe afro 100 shqiptarë, staf i Federatës Shqiptare të Futbollit, drejtues klubesh nga Shqipëria dhe gazetarë që ndodhen me detyra pune. Në bazë të një marrëveshje mes federatave respektive, në duelet mes Shqipërisë dhe Serbisë ose anasjelltas, nuk do ketë tifozë kundërshtarë.

Read More

12 studio arkitekturore ndërkombëtare nga Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, Danimarka, Gjermania, Spanja, Meksika, Belgjika, Holanda dhe Italia prezantuan sot në Tiranë propozimet e tyre për Parkun e Besimit (Faith Park), një projekt unik që synon të ndërthurë natyrën me simbolikën shpirtërore përmes pemëve, frutave dhe luleve të përmendura në shkrimet e shenjta. Studiot arkitekturore prezantuan projektet finaliste që konkurrojnë për të fituar të drejtën e ndërtimit të parkut të parë të këtij lloji në vend. Kryeministri Edi Rama thotë se përzgjedhja e finalistëve ka qenë një proces i vështirë për shkak të nivelit të lartë të propozimeve. “Kjo ishte hera…

Read More

Këshilli Bashkiak i Parisit vendosi që në adresën 63 bulevard Saint-Michel 75005, të vendosej një pllakë përkujtimoreje kushtuar shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare. Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali shkruan se Parisi i tha faleminderit Ismail Kadarese. Për të Kadare u shndërrua në pasaportën e Shqipërisë atëherë kur vetë Shqipëria ishte brenda kafazit të izolimit. Postimi i plotë Parisi i tha “Faleminderit” luftëtarit të paepur të Shqipërisë Europiane. Në adresën 63 boulevard Saint-Michel 75005, ku Ismail Kadare shkroi perla të përbotshme dhe të tejkohshme, do të vendoset pllaka e Tij përkujtimore. Në ato pak shkronja, do të…

Read More

Vetëm pak orë na ndajnë nga sfida Serbi-Shqipëri në Leskovc, aty ku kuqezinjtë do të luajnë shanset e fundit për një vend në “Play Off” të Botërorit 2026. Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar edhe formacionin kuqezi. Në portë do të jetë Strakosha. Mbrojtja do të përbëhet nga Hysaj, ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj. Në mesfushë është treshja Asllani, Laçi dhe Shehu. Ndryshimi i vetëm vjen nga krahu i majtë i sulmit, aty ku nuk do të jetë as Bajrami dhe as Hoxha, por Myrto Uzuni, ndërsa krahu i djathtë i është besuar Brojës. Në majën e sulmit do të jetë…

Read More

Punimet për ndërtimin e aksit të ri rrugor Elbasan-Rrogozhinë kanë hyrë në një fazë të avancuar, duke shënuar përparim të ndjeshëm në realizimin e një prej veprave më të rëndësishme infrastrukturore të Korridorit VIII. Ky aks është projektuar si autostradë e kategorisë A, që do të mundësojë lëvizje të sigurt dhe me shpejtësi të lartë, duke përmirësuar ndjeshëm lidhjet rrugore kombëtare dhe rajonale. Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, inspektuan nga afër ecurinë e punimeve në lotin 5, që përfshin aksin Papër-Ura e Grykshit. Në këtë segment,…

Read More