Policia e Shkodrës ka zbuluar një tjetër ambient që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave. Gjatë kontrolleve të policisë është zbuluar një magazinë e paligjshme e mbushur me bimë narkotike. Për këtë arsye janë arrestuar në flagrancë tre persona dhe është shpallur në kërkim një tjetër. Të arrestuar ka edhe në radhët e OSHEE-së. Dy punonjës janë vënë në pranga, ndërsa pesë të tjerë janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre. “Në vijim të planit të masave për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë…
Author: tirana
Një banesë në zonën e Astirit është përfshirë nga flakët. Sipas informacioneve të para, menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikësja, policia dhe ambulanca. Në pamjet e siguruara, shihet se forcat zjarrfikëse janë ngjitur me shkallë për të ndihmuar banorët që janë bllokuar brenda.
Në një kohë që SPAK e ka thirrur për çështjen e “21 Janarit”, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar nisjen e “Foltores 2” dhe një tur takimesh në bazë me demokratët. Berisha tha se do të hapin në Kuvend para kryeministrisë, ku deputetë e qytetarë do të mbajnë fjalimet e tyre. Kjo ‘foltore’ vjen pasi sipas Berishës, mazhoranca nuk e lejon opozitën që të debatojë në Kuvend. “Hapim një foltore aty, një parlament. Në 10 seanca opozita i është lejuar të debatojë vetëm një seancë, si kurrë-kurrë në ndonjë vend para këtij bllokimi hapim foltoren parlamentaro qytetare para kryeministrisë, njëherë në javë, ku deputetë dhe qytetarë…
Aktivistë të koalicionit “Pro familjes dhe jetës” u bënë bashkë paraditen e sotme në një protestë në sheshin “Skënderbej” , kundër ligjit për barazinë gjinore. Në këtë protestë, u bashkuan edhe qytetarë të shumtë të cilët u shprehën kundër ligjit që sipas tyre cenon familjen dhe fëmijët. Qytetarët me pankarta në duar, kërkuan që Presidenti Bajram Begaj të mos e dekretojë ligjin “Për barazinë gjinore”. Aktivistja e koalicionit, Linda Pano në fjalën e saj bëri thirrje për mbrojtjen e fëmijëve. Sipas saj ky ligj prek fëmijët nga mosha 4 deri në 18 vjeç. “Ky ligj detyron mësimin e edukimit gjinor…
Në Pallatin e Kongreseve po ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit. Çmimi “Autori më i mirë i vitit” i është dhënë Artan Fugës për romanin “Ndëshkimi i dytë i Evës”, botuar nga “Papirus”, një strukturë romaneske mbresëlënëse, ku ndërthuren miti i zanafillës, dramat e jetës familjare e urbane dhe zhvillimet teknologjike të bashkëkohësisë. Ndërthurja e dimensionit filozofik dhe psiko-social me një letraritetit të spikatur dëshmojnë një të kuptuar të thellë të njeriut, të shoqërisë dhe të kohës, kur jetojmë. Çmimi për “Përkthimin më të mirë” i jepet Virgjil Muçit për përkthimin mjeshtëror të veprës Xhejmsi të Percival Everett, fitues i Çmimit…
“Më konsiderojnë të tillë sepse unë mbroj interesat e qytetarëve. Ka pakënaqësi ndaj meje sepse mbroj me dokumente se Shqipëria është narkoshtet, por Rama bën gjithçka ë ta denoncojë këtë qëndrim timin. Unë jam më e keqja sepse për ta e mirë është krimi, droga, spastrimi etnik. E kam për nder atë që Edi Rama thotë dhe miqtë e tij”, tha Berisha.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka paraqitur Gjykatës së Posaçme një kërkesë zyrtare, ku kërkon t’i garantohet e drejta kushtetuese për t’u njohur realisht dhe efektivisht me aktet e dosjes ndaj tij. Prej më shumë se 9 muajsh në paraburgim, Veliaj nuk është lejuar të lexojë asnjë faqe të dosjes, pasi: – USB-ja e dorëzuar avokatëve nuk mund të përdoret në kushtet e sigurisë së burgut; – gjykata nuk i ka vënë në dispozicion një kopje fizike të materialeve; – aktet e depozituara në gjykatë nuk përputhen me ato të dorëzuara në USB nga prokuroria. Sipas kërkesës…
Pak ditë më parë një ngjarje e rëndë tronditi vendin, ku pas një atentati në Rinas mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe sot humbi jetën edhe shoqëruesi i tij Muçi Shaljani. Në takimin me qytetarët e Njësisë 3 në Tiranë, kryeministri Edi Rama u shpreh se ajo ngjarje do të zbardhej në kohë reale nëse do të ishte bërë instalimi i kamerave me Inteligjencë Artificiale më rrugët dhe lagjet kombëtare, një sistem që pritet të instalohet nga momenti në moment. “Projekti i monitorimit me kamera inteligjente të rrugëve kombëtare është një projekt për sigurinë, për pastërtinë, për qetësinë e prindërve…
Policia e Tiranës ka arrestuar A. B., 40 vjeç, i shpallur në kërkim, i dënuar më parë me 6 vjet burg për mashtrim me pasoja të rënda. Ai është kapur pas një operacioni të koduar “Pasoja”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare. Bellahu akuzohet se gjatë vitit 2024 ka mashtruar një shtetas duke i marrë 21 mijë euro, duke i thënë se do t’i siguronte dokumentet për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Policia po vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht ngjarjen dhe për të zbuluar nëse…
Kryeministri Edi Rama, në turin e dëgjesave publike me qytetarët në Tiranë për buxhetin 2026, deklaroi se Ogerta Manastirliu ishte dhe mbetet kandidatja e Partisë Soacialiste për kryetare të Bashkisë së Tiranës. “Ne këtu jemi për të bërë në të mirën për qytetin. Ne këtu jemi për të dhënë të gjithnë një dorë në kushtet kur ka një problem qyteti në kushtet që ësshtë mungesa e personit që ka zgjedhur. Nga ana tjetër pavarësisht nga çfarë mendojnë njerëzit që jetojnë në këtë qytet duan shërbimet, duan rrugën, duan kopshtin, duan çerdhen, duan pastrimin, gjë që ne duam të bëjmë çmos…
Rritja në një mjedis konfliktual modifikon lidhjet cerebrale. Kjo gjë sjell pasoja të drejtpërdrejta në shëndetin dhe mirëqenien mendore, çka përcakton sjelljet, inteligjencën emocionale dhe dinamikat sociale përgjatë jetës. Tensioni shoqëror, që verifikohet në familje, në lagje apo shkollë, mund të ndryshojë trurin e fëmijëve në moshën e preadoleshencës dhe të lërë pasoja që nisin muaj më pas. Sipas një analize të realizuar mbi mijëra fëmijë të moshës paraadoleshencës, ka rezultuar se ata që përjetonin sfida të përditshme dhe të rrethuar nga mjedise konfliktuale kishin më shumë probleme të shëndetit mendor. Kryesisht krijojnë problematika të brendshme, të cilat më pas…
Në takimin me qytetarët e Njësisë numër 3 në Tiranë, Rama u pyet dhe për fjalët e Berishës sa i përket bonusit të fundvitit dhe rritjes së pensioneve. Ai e quajti kryetarin e Partisë Demokratike si të keqen më të madhe të vendit dhe se bonusi i fundvitit do të ndodhte sërish edhe këtë dhjetor. “Përmende dikë që unë s’ia përmend emrin prej vitesh. Merrem me të vetëm në fushatë, se ndryshe as nuk e llogaris. Është një e keqe e madhe që nuk i është ndarë këtij vendi. Është një frymë, një kënetë e madhe ku ai është thjesht…