Nga nxënësit e shkollave fillore deri te të moshuarit: Polonia po i fton qytetarët e saj të marrin pjesë në trajnime dhe stërvitje ushtarake vullnetare. Programi “Në Gatishmëri” përfshin nga trajnime se si të mbijetosh deri te mbrojtja nga sulmet kibernetike. Vetëm këtë vit pritet të trajnohen 20,000 vetë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në Varshavë. Deri në vitin 2026 ky numër pritet të arrijë në 400,000. Ky është programi më i madh stërvitor ushtarak në historinë e Polonisë. Arsyeja është qëndrimi i Rusisë, të cilën Polonia e sheh gjithnjë e më shumë si kërcënim. Faza pilot e projektit fillon më…
Author: tirana
Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së SPAK, sipas së cilës disa urdhër-thirrje të dërguara ndaj tij janë refuzuar në banesë, në selinë e PD-së dhe në Kuvend. Në një deklaratë për mediat, Berisha i quajti pretendimet e Prokurorisë së Posaçme “mashtrime ordinerë” dhe “lojë të turpshme politike”. Nga ana tjetër, ai mohoi kategorikisht se i është dorëzuar ndonjë njoftim sipas ligjit, duke ngritur dyshime mbi mënyrën se si SPAK pretendon se ka kryer njoftimin. Ai deklaroi se as banesa, as selia e PD-së dhe as strukturat e tij nuk kanë marrë një urdhër-thirrje të tillë, ndërsa thotë se “nëse…
Nëna e Andon Janaqit, autori i dyshuar për vrasjen e partneres së tij dhe më pas kreu vetëvrasje në Francë, thotë se ka kërkuar ndihmën e shtetit shqiptar për të sjellë trupin e të birit në atdhe, ndërsa ka treguar se nuk kishte asnjë dijeni për konfliktet që mund t’i kishin çuar drejt kësaj tragjedie. “Më ndihmoftë shteti të më sjellë trupin e djalit këtu. Unë nuk di gjë se çfarë ka bërë djali andej. Ishin mirë, ishin bukur. Fërkime ka çdo shtëpi”, rrëfen nëna. Sipas saj, telefonata ka ardhur rreth orës 20:45 nga nusja e djalit tjetër që jeton…
Teksa kryedemokrati Sali Berisha pretendon se nuk është thirrur sipas ligjit për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme AntiKorrupsionin për çështjen e “21 janarit”, SPAK ka dalë sot, 14 nëntor, me një reagim zyrtar. Sipas SPAK, deri tani janë dërguar dy urdhër-thirrje, të cilët janë adresuar te selia e PD-së, Kuvendi dhe banesa e kryedemokratit, por zarfet janë kthyer mbrapsht. Madje sipas Prokurorisë së Posaçme, urdhri për t’u paraqitur i është çuar Berishës edhe në adresën e tij të email-it. Njoftimi i SPAK: Përshëndetje, Në përgjigje të kërkesës suaj, ju informojmë si vijon:Deri tani janë dërguar dy urdhër-thirrje përmes shërbimit…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka dërguar një letër misionit monitorues të Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës, të cilët do të vizitojnë Shqipërinë në datat 17-19 nëntor, për të zhvilluar një takim në ambjentet e IEVP Durrës, ku mbahet në paraburgim prej datës 10 shkurt. Kjo kërkesë e Veliajt për monitoruesit e Këshillit të Europës vjen pasi këta të fundit e kanë njoftuar zyrtarisht kryebashkiakun për ardhjen e tyre për këtë mision monitorimi.
Shefja e misionit të FMN-së në Shqipëri, Anke Weber tha sot, 14 nëntor, se rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar janë që të vetëpunësuarit në vend të tatohen mbi bazën e të ardhurave personale, të hiqet taksa zero për bizneset e vogla dhe të modernizohet sistemi i TVSH-së. Kjo e fundit, sipas saj, duke reduktuar trajtimin preferencial dhe duke qenë në harmonizim me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Ndërsa, ministri i Financave, Petrit Malaj, theksoi se “paketa fiskale e vitit 2026 nuk parashikon rritjen të taksave apo rritje të normës tatimore”. “Do të rishikohen normat tatimore për 2 vjet, që janë të reduktuara…
Tregu i punës vijon të shfaqë përmirësime të qëndrueshme, duke reflektuar rritje të punësimit dhe ulje të papunësisë, sipas raportit të politikës monetare të Bankës së Shqipërisë për tremujorin e katërt. Të dhënat më të fundit tregojnë se punësimi në sektorin privat jobujqësor është rritur me 3,4%, ndërsa shkalla e papunësisë ka zbritur në nivelin 8,5%, një nga treguesit më të ulët të viteve të fundit. Paralele me këtë, paga mesatare në sektorin privat është rritur me 9,5%, duke forcuar fuqinë blerëse të konsumatorëve dhe duke ndikuar pozitivisht në aktivitetin ekonomik. Banka e Shqipërisë vlerëson se tregu i fortë i…
Ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilloi një konferencë të përbashkët për shtyp me Bankën e Shqipërisë dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, me rastin e mbylljes së misionit të fondit në Shqipëri. Malaj tha se Shqipëria ka dëshmuar që ka një kapacitet për t’u përshtatur dhe për të mbrojtur trajektoren e saj të zhvillimit ekonomik. Ai theksoi se në 6-mujorin e parë të vitit 2025 ekonomia shqiptare është zgjeruar me 3.6%. “Një performancë që dëshmon shëndetin e saj të mirë”, tha Malaj duke shtuar se rritja për vitin 2025 parashikohet të jetë 3.9%. Ai u shpreh se Shqipëria ka treguar maturitet në menaxhimin…
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fier, ku një pacient ka humbur jetën në spital si pasojë e neglizhencës gjatë trajtimit mjekësor. Për pasojë është proceduar mjekja, shtetasja me iniciale B.B., 56 vjeçe. “Procedohet shtetasja B. B., 56 vjeçe, banuese në Fier, me detyrë mjeke në spitalin e Fierit, pasi dyshohet se si pasojë e neglizhencës gjatë trajtimit mjekësor, më datë 30.10.2025, ka humbur jetën, në këtë spital, shtetasi A. Z., 63 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja përgënjeshtroi sot deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës, i cili tha se viktima e atentatit që ndodhi në Rinas mesditën e 11 nëntorit, Gilmando Dani, ishte truprojë e ministrit. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Gonxhja theksoi se nuk e njeh dhe as nuk e ka parë ndonjëherë Gilmando Danin. Gonxhja paralajmëroi gjithashtu edhe padi në gjykatë në lidhje me akuzat e Berishës. “Sot Saliu llomoit se paskam patur “badigard” (truprojë) dikë që as e njoh dhe as e kam parë ndonjëherë – dhe që emrin e këtij subjekti e…
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Elbasan ka bllokuar një sasi prej 50 tonësh misër rifuxho për bagëti, e ardhur nga Serbia, pas zbatimit të urdhrit të Ministrisë së Bujqësisë për ndalimin dhe kontrollin rigoroz të produkteve të importuara nga ky vend. Ky vendim është marrë për shkak të dyshimeve mbi mosrespektimin e standardeve të sigurisë ushqimore, një çështje që ka alarmuar autoritetet dhe ka vënë në fokus produktet bujqësore të importuara. Sasia e misrit është bllokuar në një subjekt në Elbasan, ku inspektorët e AKU-së kanë kryer verifikimet e para dhe kanë marrë mostrat për analizat laboratorike. Aktualisht, të gjitha…
Gjykata e lartë rrezoi rekursin e radhës për ish-zv.ministrin e Shëndetësisë Klodian Rrjepaj, i cili kërkon lirimin nga burgu, zëvendësim të masës arrest me burg. Ai akuzohet nga SPAK për dosjen e ‘Sterilizimit’ dhe për të është kërkuar në pretencë dënimi me 10 vite burg. Por, për shkak të gjykimit të shkurtuar, nëse shpallet fajtor, përfiton uljen e 1/3 së dënimit duke zbritur në 6 vite e 8 muaj burg.