Administrata Trump ka filluar të pushojë nga puna mijëra punonjës federalë në një përpjekje për të ushtruar presion mbi demokratët mes mbylljes së vazhdueshme të qeverisë. “RIF-et kanë filluar”, njoftoi Drejtori i Zyrës së Menaxhimit të Shtëpisë së Bardhë, Russell Vought, në një postim në X të premten në mëngjes, duke iu referuar një akronimi për “reduktime në fuqi”. Një zëdhënës i zyrës së tij konfirmoi se shkurtimet kishin filluar dhe ishin “të konsiderueshme”. Madhësia dhe fushëveprimi i tyre filluan të bëheshin të dukshëm më vonë të premten, kur administrata zbuloi se shtatë agjenci kishin filluar të pushonin nga puna…
Author: tirana
Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët. Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi 16m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë.
Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume monotone gjate kësaj dite. Gjithçka do vazhdoje si gjithmonë dhe nuk do përjetoni ndonjë emocion te veçante. Beqaret do afrohen mjaft me një person shume te veçante dhe me një bote te çmuar. Ne planin financiar do keni probleme nëse nuk e shtrëngoni paksa rripin e shpenzimeve. Mundohuni te mendoni edhe për te ardhmen. Demi Marrëdhënia ne çift nuk do jete aspak e mire gjate kësaj dite. Do i mbani përbrenda ndjenjat dhe partneri do mendoje se ju nuk e dashuroni me. Kujdes sepse mund te vijnë edhe tradhti. Beqaret do e…
Këngëtarja Big Mama ka folur për eksperiencën e saj në “Ferma VIP 2”, duke e përshkruar si një ndër përjetimet më të veçanta në karrierën e saj televizive. Ajo zbuloi se këtë herë kishte hyrë në reality show me një qëllim të qartë: të sfidonte veten dhe të qëndronte deri në fund. Big Mama tregoi se ftesën për të qenë pjesë e fermës e kishte pranuar vetëm një javë para nisjes së programit. Këtë rrugëtim artistja e mori si një provë personale, duke shtuar se pavarësisht lodhjes dhe ritmit të vështirë të fermës, e kishte shijuar çdo moment të qëndrimit.…
Shqipëria do të jetë nesër përballë Serbisë, ku një fitore historike e kuqezinjve, do t’i jepte një shtysë më të madhe të besuarve të Sylvinhos për të siguruar vendin e dytë që të çon në Play Off”-et e Botërorit 2026. Ekipi Kombëtar mbërriti në Nish këtë të premte, aty ku u prit nga forca të shumta policore, të cilat shoqëruan skuadrën nga pista e uljes direkte në hotel. Në orën 16:30, trajneri Sylvinho dhe mbrojtësi Elseid Hysaj dolën në konferencë për mediat, të cilët shprehën të njëjtin qëllim, fitoren kundër serbëve. Gjatë seancës së fundit stërvitore në stadiumin “Duboçiça”, mungonte…
Zonja e parë e Amerikës, Melania Trump ka deklaruar se prej dy muajsh ka mbajtur një kanal të hapur komunikimi me presidentin rus Vladimir Putin, me fokus kthimin e fëmijëve të zhdukur apo të bllokuar nga lufta në Ukrainë. Ajo tha se 8 fëmijë janë ribashkuar me familjet e tyre gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa të tjerë pritet të kthehen së shpejti. “Kjo është një përpjekje që vazhdon”, u shpreh ajo. Melania tha se Putin i kishte përgjigjur një letre që ajo i kishte dërguar në gusht të këtij viti dhe konfirmoi se janë ende në kontakt “Presidenti Putin…
Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në Federatën Shqiptare të Futbollit, Fatjon Kodra i pranishëm në konferencën për shtyp të trajnerit Silvinjo para ndeshjes me Serbinë, vuri re se disa gazetarë serbë po shtrembëronin përkthimin e fjalëve të trajnerit. Ai ndërhyri menjëherë për të kërkuar që deklaratat të interpretoheshin saktësisht sipas mënyrës si ishin thënë. Ndërhyrja kishte për qëllim të shmangte çdo keqkuptim në komunikim. Kodra zhvilloi edhe një bisedë në anglisht me një nga gazetarët e pranishëm, për t’i sqaruar pasaktësinë e citimit. Situata u qetësua pas sqarimit, ndërsa konferenca vijoi normalisht.
Edhe pse zgjedhjet për bashkinë Tiranë janë pezulluar me vendim të Gjykatës Kushtetuese, fushata politike po vijon. Zv/kryeministrja, ministrja dhe drejtuesja politike e PS-së në Tiranë për këto zgjedhje të pjesshme, Belinda Balluku ka ndarë pamje nga takimet që kandidatja Ogerta Manastirliu po zhvillon e shoqëruar edhe nga deputetë të PS-së Në një video të publikuar në Facebook, Balluku shkruan shkurt ”Derë më derë e sy më sy në çdo cep të kryeqytetit me Ogerta Manastirliun”.
Kreu i PD-së Sali Berisha, në një deklaratë për mediat denoncoi kryeministrin Edi Rama për vendimin e firmosur nga ai për të shpallur sekret shtetëror shpenzimet e tij personale dhe të qeverisë, të kryera me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Për Berishën ky është një akt që shkel Kushtetutën dhe sipas tij, kreu i qeverisë po vepron si diktatori Enver Hoxha. ”Ramaduro vendos të sekretojë shpenzimet e tij. Të shndërrojë në sekret shtetëror shpenzimet, të cilat i bën me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ky akt ka precedent në Shqipëri vetëm diktatorin Enver Hoxha. Ky akt ka paralel në botë Kim Jong-unin…
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, në përfaqësim të pesë komuniteteve fetare në vend (Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike në Shqipëri, Kryegjyshata Botërore Bektashiane dhe Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë), i është drejtuar me një shkresë zyrtare institucioneve më të larta të shtetit Presidentit, Kuvendit, Kryeministrit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë për të shprehur shqetësimet dhe argumentet e tij lidhur me projektligjin e ri “Për Barazinë Gjinore”. Këshilli ka theksuar rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit institucional për garantimin e barazisë, respektimit të vlerave fetare dhe mbrojtjes së kohezionit shoqëror. Në këtë…
Gabriel Guma është zyrtarisht kandidati i PD-së për bashkinë e Tepelenën, i cili do të garojë në zgjedhjet e pjesshme më 9 nëntor. Ai është 26 vjeç me origjinë nga fshati Luzat dhe ka mbaruar Fakultetin e Arkitekturës & Dizanj në Universitetin Polis. Në një postim në Facebook, i riu shprehet i emocionuar dhe gati për këtë sfidën. Postimi i plotë I bllokuar në emocione njerëzore. Në rrugën që më çoi drejt idealit, falënderues frymës që më rriti, njerëzve që më integruan, atyre që më përkrahën dhe atyre që më befasuan duke më besuar. Falë jush, sot eci me bindjen…
Ekipi kuqezi ka dalë në stadiumin e Leskovacit për të zhvilluar stërvitjen e fundit para takimit të së shtunës ndaj Serbisë. Fatmirësisht i gjithë grupi është i plotë, nuk ka asnjë të lënduar. Më parë trajneri Sylvinho foli në konferencën zyrtare për shtyp. ”Çdo ndeshje është e rëndësishme, por sot, po, kjo është më e rëndësishmja. Nëse fiton, bëhet edhe më e rëndësishmja ajo pasuese. Është një ndeshje emblematike, e bukur”,- tha Sylvinho, duke theksuar se skuadra është e përqendruar maksimalisht pas stërvitjeve intensive në Tiranë.