Kryedemokrati, Sali Berisha, nuk u paraqit sot, 14 nëntor, në Prokurorinë e Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) për çështjen e “21 janarit”. Siç raportohet fletëthirrja për ish-kryeministrin i është dërguar në tre banesa, në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit. Mësohet se fletëthirrja e dërguar në Kuvend për Berishën, nuk është tërhequr nga grupi i PD-së. Jo më larg se dje, 13 nëntor, Berisha mohoi t’i ketë mbërritur thirrja nga ana e SPAK-ut. “I jam përgjigjur gjithë jetën time çdo thirrje të drejtësisë që ma ka ardhur dhe do t’i përgjigjem, por ka vetëm një kusht: që unë të…
Author: tirana
Eksplorimi i botës shpesh na çon në destinacione të njohura, por ekziston një univers i tërë vendesh sekrete që presin të zbulohen. Këto vende ofrojnë përvoja unike pa turma të mëdha vizitorësh, shkruan Piper Ryan në revistën amerikane “Bolde”. Turistët do të kenë mundësinë të zbulojnë kultura të ndryshme, peizazhe marramendëse dhe mikpritjen e vërtetë që e bëjnë udhëtimin vërtet të veçantë. Nëse jeni në kërkim të një destinacioni të ri, ne ju rekomandojmë 15 vendet më të vlerësuara për të vizituar: Shqipëria, Gjeorgjia, Uruguai, Sllovenia, Laosi, Omani, Kirgistani, Nikaragua, Armenia, Namibia, Butani, Mali i Zi, Madagaskari, Moldavia, Senegali. Shqipëria…
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se industria e sigurimeve është përballë një sfide të jashtëzakonshme për të kthyer rrezikun në siguri të përbashkët. Në fjalën e mbajtur në Konferencën Vjetore të IAIS (Organizata Botërore e Mbikëqyrësve të Sigurimeve) në Tiranë, Rama solli në vëmendje morinë e sfidave me të cilat përballen familjet, biznesi dhe kombet. “Bota sa vjen dhe është në rrezik dhe e gjejmë veten të rrethuar nga më shumë rreziqe se sa kufij. Ndryshimi i klimës, kërcënimet kibernetike dhe luhatjet e tregjeve gobale janë sfida që na ndikojnë të gjithëve dhe kërkojnë prej nesh zgjidhje novatore dhe…
Kryeministri Edi Rama nënvizoi sot rëndësinë e zgjerimit të mbulimit me sigurime te biznesi i vogël dhe familjet me të ardhura të ulëta. Në Konferencën Vjetore të IAIS (Organizata Botërore e Mbikëqyrësve të Sigurimeve), mbledhja më e madhe e mbikëqyrësve të sigurimeve, që zhvillohet për herë të parë në rajonin e Ballkanit, në Tiranë, Rama u shpreh se mikrosigurimet mund të ndihmojnë në këtë drejtim. Në rastin e Shqipërisë, Kryeministri theksoi se pavarësisht përpjekjeve për mbulim më të mirë me sigurime, ende shumë familje dhe biznese të vogla mbeten pa mbrojtjen e nevojshme. Dëmi i katastrofave të tilla si përmbytjet,…
Shqipëria e Sylvinhos vazhdon të jetojë një moment magjik. Pas kualifikimit në Kampionatin Europian, kuqezinjtë kanë siguruar për herë të parë një vend në “Play Off”-in e Kupës së Botës, duke hapur rrugën drejt një ëndrre edhe më të madhe. Edhe pse rrugëtimi i marsit pritet të jetë tepër i vështirë, ekipi ka treguar se është gati të luftojë deri në fund. Triumfi 0-1 ndaj Andorrës vulosi jo vetëm kualifikimin në Play Off, por edhe një tjetër rekord historik: 5 fitore radhazi, diçka që Shqipëria nuk e kishte arritur kurrë më parë. Seria e artë përfshin sukseset ndaj Gjibraltarit, Letonisë,…
Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për shuarjen e masës sigurimit. Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha vendimi u dha nga apeli i posaçëm që e hodhi poshtë si të pabazuar kërkesën e Metës për ndryshim mase. “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më 14.11.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 256 akti, datë 04.11.2025 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurit I.M., me objekt: “Ankim kundër vendimit Nr. 672, datë 22.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës…
Shqipëria mikpret një tjetër aktivitet prestigjioz ndërkombëtar, Konferencën Vjetore të IAIS (Organizata Botërore e Mbikëqyrësve të Sigurimeve), mbledhja më e madhe e mbikëqyrësve të sigurimeve, zhvillohet për herë të parë në rajonin e Ballkanit. Kryeministri Edi Rame nisi fjalimin e tij me batuta, duke thënë ‘shpresoj që veshja ime ta tregojë sa seriozisht e kam marrë këtë fjalim’. “Shpresoj që veshja ime të tregojë sa seriozisht e kam marrë këtë fjalim. Në një botë që sa vjen është në rrezik e në një kohë ku e gjejmë veten të rrethuar nga më shumë rreziqe sesa kufij, ndryshimi i klimës, kërcënimet…
Një operacion është kryer nga Antidroga e Tiranës. Mësohet se janë lëshuar 38 masa sigurie. Deri tani janë ekzekutuar mbi 20 prej tyre. “Operacioni vijon”, raporton gazetari Besar Bajraktaraj. Bëhet fjalë për disa persona që shpërndanin lëndë narkotike.
RENEA ka zhvilluar një natë më parë kontrolle në zonën e Niklës. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se në një banesë janë gjetur automatikë, një mitroloz, pjesë armësh të ndryshme, granata ,fishekë të kalibrave te ndryshme, fitil zjarrpërcjellës, si dhe lëndë plasëse me telofon për shpërthim në distancë. Kontrollet vijojnë që prej vrasjes së Gilmando Danit tre ditë më parë në rrethrrotullimin e Rinasit.
Sali Berisha është thirrur sot nga SPAK për 21 Janarin. Kreut të PD-së i është dërguar fletëthirrja për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në orën 10:00 dhe për t’u marrë në pyetje nga prokurori i çështjes Alfred Shehu si person që ka dijeni mbi vrasjen e katër protestuesve në bulevard, të cilët u qëlluan me plumba nga godina e Kryeministrisë në kohën kur Berisha ishte në pushtet. Fletëthirrja është dërguar në tre adresa, në banesën e tij në rrugën “Mustafa Matohiti”, në Kuvend si edhe në selinë e Partisë Demokratike. Kjo është thirrja e dytë e firmosur nga SPAK…
Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale duke shpërndarë fotoalbumin e vizitës së tij në Romë ku u zhvillua edhe mbledhja e parë ndërqeveritare Shqipëri-Itali. Kreu i qeverisë ka përsëritur se e enjtja ishte një ditë historike. “Dhe me fotoalbumin nga Roma, në ditën historike të marrëdhënieve tona ndërkombëtare, ku u zhvillua dje mbledhja e parë e përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Italisë, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama në Facebook. Kryeministri Edi Rama dhe 11 ministrat e kabinetit të tij u pritën me një ceremoni zyrtare në Vila Doria Pamphili, rezidencë shekullore në Romë,…
Rrugët përfundimtare drejt Kupës së Botës FIFA 2026 për të gjitha skuadrat, përpos atyre që kualifikohen direkt si vendi i parë në grup në elimimnatore, do të jenë skuadrat që do të dalin fituese nga Play-off-i. Për përballjet e kësaj faze do të hidhet një short më date 20 të këtij muaji kur do të përfundojnë të gjitha ndeshjet e fazës eliminatore të grupeve. Shortet do të hidhen njëra pas tjetrës, me shortin për turneun Play-Off të Kupës së Botës FIFA 2026 që fillon në orën 13:00. Në play-off-in Europian do të jenë 12 ekipet e vendeve të dyta të…