Author: tirana

Në Romë u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit “Misioni kundër drogës” ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Drejtorisë Qendrore të Shërbimeve Kundër Drogës të Republikës Italiane. Memorandumi u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe nga Drejtori Qendror për Shërbimet Kundër Drogës, Gjeneral Major i Karabinierëve Giuseppe Spina. Ky dokument synon rritjen e cilësisë së bashkëpunimit operacional, lehtësimin e shkëmbimit të informacionit mbi grupet kriminale, forcimin e operacioneve dhe hetimeve të përbashkëta, si dhe zgjerimin e programeve të trajnimit dhe shkëmbimeve profesionale midis strukturave policore të dy vendeve.

Read More

Gjatë qëndrimit në Romë me kabinetin qeveritar, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, është pritur në takim zytar nga homologu i tij italian, Carlo Nordio. Lamallari thotë se ka disktuar mes të tjerash për mbështetjen që Italia mund t’i japë Shqipërisë në ndryshimet ligjore për Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, por edhe për rehabilitimin dhe ri-integrimin e të dënuarve në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale. Postimi i plotë Kënaqësi e veçantë që vizitën time të parë zyrtare si Ministër Drejtësie ta zhvilloja në Itali dhe për më tepër të takohem me homologun tim italian Carlo Nordio, me të…

Read More

Ministrja e Europës dhe e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali ka ndarë foto nga mbledhja mes dy qeverive Shqipëri-Itali në Romë. Sipas saj, ky takim është një pikënisje historike për projekte të reja, si edhe për bashkëpunim më të ngushtë dhe për rrugëtimin e përbashkët drejt një Europe më të bashkuar. ”Mbledhja e parë e përbashkët mes dy qeverive Shqipëri-Itali, një pikënisje historike për projekte të reja, për bashkëpunim edhe më të ngushtë dhe për rrugëtimin e përbashkët drejt një Europe më të bashkuar”,-shkruan Spiropali.

Read More

Kosova i mbajti zgjedhjet parlamentare në shkurt të 2025-tës, por viti lehtësisht mund të përfundojë pa një qeveri të re. Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Glauk Konjufca, ka afat deri më 19 nëntor që t’ia propozojë Kuvendit përbërjen e re qeveritare, për të parë nëse i ka votat e nevojshme për ta formuar ekzekutivin e ri. Në ditën kur u caktua mandatar, Konjufca u bëri thirrje partive tjera politike që t’i linin anash inatet dhe të votonin për një Qeveri të përkohshme deri në prillin e vitit tjetër kur i skadon mandati presidentes aktuale, Vjosa Osmani – por, partitë e…

Read More

Policia e Shtetit ka goditur një rast të përhapjes së materialeve me përmbajtje pornografike që përfshijnë të mitur, duke vënë në pranga një 29 vjeçar në Tiranë. Arrestimi i tij u krye në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Pornografia me të mitur”. Operacioni u zhvillua në kuadër të aksionit policor ndërkombëtar të koduar “STREAM”, që synon luftimin e shfrytëzimit seksual të fëmijëve në internet. Në këtë operacion morën pjesë agjenci ligjzbatuese nga 35 shtete, nën drejtimin e Policisë Kriminale Shtetërore të Bavarisë dhe Zyrës Qendrore Bavareze për Ndjekjen…

Read More

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni në një konferencë e përbashkët me kryeministrin Rama, foli për marrëveshjen për emigrantët. ”Ne Evropë ka një grup që mblidhet për të folur për fluksin e migracionit. Kryeministri Rama është dëshmitar i aktit që ka disa vende Europian që përpiqen të bëjnë vend në të njëjtën nismë dhe ë njëjtin protokoll. Kjo sepse të gjithë e kuptojnë që është një nismë revolucionare”,-tha Meloni. Kryeministri Edi Rama tha se marrëveshjen me Italinë për emigrantët ishte e duhura. ”Si mund të pendohen unë për marrëveshjen për emigrantët?! Nuk di të them se çfarë do të kuptojnë ata që…

Read More

Rama dhe Meloni gjatë një konference të përbashkët folën edhe për marrëdhëniet me Greqinë dhe bashkëpunimin rajonal. Kreu i qeverisë u shpreh se në Shqipëri ka ministra që flasin greqisht, dhe se vendi i tij është i gatshëm të bashkëpunojë me Athinën, pavarësisht sfidave të kaluara. Nga ana e saj, Meloni theksoi mbështetjen e Italisë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe për respektimin e rregullave. ”Faktikisht, përfundimi i marrëveshjeve të fundit tregon punën e mirë që ka bërë Shqipëria”,-tha ajo. Ajo shtoi se po punohet për përfshirjen e universiteteve italiane të drejtësisë në hartimin e teksteve juridiksionale. Meloni…

Read More

Shqipëria dhe Italia nënshkruan 16 marrëveshje bashkëpunimi në fusha si mbrojtja, ekonomia, arsimi dhe energjia. Pas ceremonisë, kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni, dolën në një konferencë të përbashkët për mediat. Rama e cilësoi ditën si “historike” për marrëdhëniet mes dy vendeve, duke theksuar se për herë të parë qeveria shqiptare ulet me atë italiane për projekte konkrete. “Unë do të vazhdoj të flas në italisht, sepse sot kemi provën shkencore që përveç qeverisë italiane, nuk ekziston një tjetër qeveri që mund të flasë 100 përqind italisht veç asaj shqiptare”, u shpreh Rama. Ai shtoi se…

Read More

Në përfundim të samitit ndërqeveritar Shqipëri–Itali, kryeministri Edi Rama foli në konferencën e përbashkët me homologen italiane, Giorgia Meloni. Rama tha se Shqipëria është e gatshme të bëjë një marrëveshje me Bashkimin Evropian për të mos përdorur as veton dhe as votën në proceset e vendimmarrjes, duke theksuar marrëdhënien e ngushtë me Italinë. “Ne jemi gati të bëjmë marrëveshje me BE për të mos përdorur as veton, as votën. Jemi gati të nënshkruajmë që të përfaqësohemi nga komisari italian. Do të ishte shumë për ne të kishim dy komisarë për të njëjtin vend, sepse ne jemi i njëjti vend”, u…

Read More

Kryeministrja Giorgia Meloni u shpreh e lumtur pas mbledhjes së përbashkët të qeverive të Italisë dhe Shqipërisë në Romë, ku u nënshkruan 16 marrëveshje të ndryshme, kryesisht në fushën e mbrojtjes dhe industrisë ushtarake. ”Një ditë që për marrëdhëniet tona dypalëshe, mund të përshkruhet historike. Jo sepse është hera e parë që dy qeveritë tona takohen në këtë mënyrë, por edhe për shkak të sasisë që marrëveshjeve që janë nënshkruar. Marrëdhëniet tona shkojnë përtej interesave reciproke. Të gjithë u prekëm kur gjatë takimit, folën më shumë se 20 ministra, dhe të gjithë në italisht, pa pasur nevojë për përkthim. Kjo…

Read More

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo prezantoi në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, projektbuxhetin e vitit 2026 për institucionin që ai drejton, duke e cilësuar atë si financimin më të madh që qeveria ka adresuar për zhvillimin lokal. ”Sot kemi një buxhet prej 9 miliardë eurosh, nga 3 miliardë euro që ishte në vitin 2013, pra trefishim brenda një dekade. Kjo tregon rritjen ekonomike dhe stabilitetin makroekonomik që kemi arritur”, tha Demo. Ai theksoi se ky projektbuxhet nuk mbështet vetëm sektorët strategjikë të ekonomisë; ai mbështet fuqishëm pushtetin vendor, një prej shtyllave themelore të demokracisë…

Read More

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku flet për aksionet që do të ndërmarrë opozita. Ajo thotë se nuk pati bojkot të komisioneve të hënën, por ishte thirrur mbledhja e grupit. Sipas saj, nuk do të ketë as bojkot të parlamentit, sepse siç shtoi ajo, aty do të kërkojnë llogari për qytetarët. ”Më vjen keq se ka perceptim të gabuar. Nuk ka pasur bojkot, ditën e hënë, deputetët nuk shkuan në nbledhje për shkak të mbledhjes së grupit. Nuk ka bojkot të komisioneve dhe as të parlamentit. Nuk na pëlqen parlamenti, as përbërja e parlamentit dhe as nuk reflekton vullnetin e zgjedhësve,…

Read More