Author: tirana

Gjermania do të ofrojë 29 milionë euro ndihmë të menjëhershme humanitare për Gazën, pas ratifikimit të armëpushimit me Hamasin nga Izraeli. Sipas kancelarit gjerman, Friedrich Merz, ndihma do të shpërndahet në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare dhe agjencitë e OKB-së, me fokus tek ushqimi, ndihma mjekësore, strehimi dhe furnizimi me ujë të pijshëm për civilët palestinezë. Gjermania, në koordinim me Egjiptin, pritet të organizojë së shpejti një konferencë ndërkombëtare për rindërtimin e Gazës, ku pritet të marrin pjesë vende dhe organizata donatore nga mbarë bota. “Ne po ofrojmë 29 milionë euro për ndihmë humanitare. Së bashku me Egjiptin, do të ftojmë…

Read More

Shtyhet seanca për Veliajn/ Bojkot i avokatëve pas vrasjes së gjyqtarit, seanca e radhës më 21 tetor Pezullimi i punës për disa ditë pas vrasjes se Gjyqtarit Astrit Kalaja ka prekur edhe seancën gjyqesore ndaj Erion Veliajt që ishte parashikuar të mbahej këtë të premte. Seanca e radhës për dosjen Veliaj nëse kalojë apo jo për gjykim, u vendos data 21 Tetor ora 9:00. Veliaj do të përballet në gjykatë për 5 akuza të prokurorisë. Përveç akuzave për korrupsion të kryer në disa raste, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futjes së sendeve të jashtëligjshme në qeli. Veliajt i janë rënduar…

Read More

Lodrat dhe produktet për fëmijë, që prindërit i blejnë me besimin se janë të sigurta, kanë qenë sërish nën lupën e Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut. Nga 279 lodra të testuara, tre nuk përmbushnin standardet e sigurisë, një detaj që ngre shqetësime, pavarësisht rezultateve pozitive në shumicën e produkteve të tregut. Sipas raportit vjetor të Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, në fokus të inspektimeve kanë qenë lodrat, detergjentët, tekstilet, veshjet e këmbës dhe produktet për fëmijë si karrocat, biberonat dhe takëmet. Nga inspektimet, janë vendosur gjithsej 12 masa administrative, përfshirë 11 gjoba dhe një paralajmërim. Elementi më i…

Read More

Ekstradohet nga Greqia, një shtetas i dënuar me 16 vjet burgim, për vjedhje me armë, kryer në bashkëpunim. Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave të Interpol Tiranës dhe strukturave të Interpol Athinës, u finalizua procedura për ekstradimin nga Greqia, në Shqipëri, të shtetasit Eduard Vushaj, 39 vjeç, të lindur në Shkodër. Ky shtetas kërkohej ndërkombëtarisht, sepse në vitin 2016, Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 16 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me armë”. Në vitin 2013, në fshatin Grabom, ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka ndaluar automjetin me të cilin lëviznin 2 shtetas,…

Read More

Si rezultat i verifikimeve të kryera në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi dhe ndalimin e shtetasve në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit arrestuan provizorisht, në hyrje të vendit, shtetasin Agron Lamaj alias Aglon Lamaj, 55 vjeç. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Apelit e Firences, në vitin 2024, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike. Në vitin 2007, ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka trafikuar lëndë narkotike, nga Holanda në Itali. Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën, po punojnë për…

Read More

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), do të zhvillohet sot seanca paraprake për dosjen në ngarkim të Erion Veliajt, bashkëshortes së tij dhe personave të tjerë. Seanca pritet të fillojë në orën 09:00 ku do të vendoset nëse dosja do të kalojë apo jo për gjykim. Por, për shkak të ngjarjes tragjike të regjistruar disa ditë më parë ku në sallën e gjyqit u qëllua për vdekje gjyqtari Astrit Kalaja, gjyqtarët e avokatët kanë bojkotuar të gjithë seancat gjyqësore, përfshirë dhe ato të ditës së sotme. Deri më tani nuk dihet nëse seanca për Veliajn…

Read More

Në datat 13 dhe 14 tetor në Tiranë do të mbahet Forumi i Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor). Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shprehet se kjo është një ngjarje historike, “Tirana mirëpret më 13–14 tetor Forumin e Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), një ngjarje historike që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota”, shprehet Rama.

Read More

Java do të mbyllet me mot të qëndrueshëm, me diellin që do të na shoqërojë gjatë gjithë ditës. Temperaturat këtë mëngjes u regjistruan 10 gradë, ndërsa gjatë ditës pritet të arrijnë në 22 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 6 m/s, duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Read More

DASHI Në dashuri, nëse je beqar, mos ki frikë të tregosh veten për atë që je: mund të takosh dikë që e vlerëson spontanitetin tënd. Ata që janë tashmë në një lidhje do të përjetojnë momente bashkëpunimi dhe dialogu intensiv. Në punë, është koha për t’u marrë me projektet më të rëndësishme pa vonesë, por me kujdes: guximi duhet të matet me kujdes. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 10 tetor 2025), kjo ditë sjell qetësi dhe stabilitet. Në dashuri, Hëna është në anën tuaj: partneri juaj do të jetë i dashur dhe mirëkuptues, dhe çiftet do të…

Read More

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i mbijetoi lehtësisht dy përpjekjeve për ta shkarkuar atë kur Parlamenti Evropian hodhi poshtë mocionet e mosbesimit nga grupet e ekstremit të djathtë dhe të majtë të enjten e 9 tetorit. Nga 720 ligjvënës, 378 prej shprehën mbështetje për von der Leyen dhe ekipin e saj të komisionerëve në votimin e parë dhe 383 në të dytin. Rezultatet ishin pak më të mira për shefen ekzekutive të BE-së sesa në korrik, kur 360 ligjvënës votuan kundër një mocioni të paraqitur kryesisht nga ligjvënës të ekstremit të djathtë, megjithëse numri është më i…

Read More

Luana Vjollca është një nga prezantueset më të komentuara. Fillimi i 2025-ës e gjeti në qendër të vëmendjes me drejtimin e sezonit të dytë të “Ferma VIP”. Me ardhjen e vjeshtës, duket se për Luanën ka ardhur koha për t’u rikthyer në punë. Në postimin e saj të fundit, bërë në orët e para të mëngjesit të së enjtes rreth orës 01:30, ajo shkroi: “Mbaroi puna për sot”, duke dhënë sinjalet e para për një rikthim televiziv të afërt. Ende nuk dihet saktësisht se në cilin projekt do ta shohim këtë sezon, por postimet e mëparshme të saj sugjerojnë se…

Read More

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, nuk mundi të kishte fjalën e plotë në seancën plenare në Kuvend, ndaj ka bërë një reagim në rrjetin social Facebook. Lamallari sjell në vëmendje sulmet ndër vite të Sali Berishës ndaj krerëve të drejtësisë, si dhe përmend ligjin 7501 për ndarjen e tokës, i cili ka gjeneruar konflikt social. ”Futën Shqipërinë në vëllavrasje me Ligjin e mbrapshtë 7501! Strumbullar i sa e sa konflikteve sociale, përçarjeve dhe dhunës mes shqiptarëve”,-shkruan ministri Lamallari. Postimi i plotë Në mungesë të një alternative të besueshme dhe një mbështetje gjithmonë e më e ulët, u ka mbetur veçse…

Read More