Author: tirana

DASHI Në dashuri, nëse je beqar, mos ki frikë të tregosh veten për atë që je: mund të takosh dikë që e vlerëson spontanitetin tënd. Ata që janë tashmë në një lidhje do të përjetojnë momente bashkëpunimi dhe dialogu intensiv. Në punë, është koha për t’u marrë me projektet më të rëndësishme pa vonesë, por me kujdes: guximi duhet të matet me kujdes. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 10 tetor 2025), kjo ditë sjell qetësi dhe stabilitet. Në dashuri, Hëna është në anën tuaj: partneri juaj do të jetë i dashur dhe mirëkuptues, dhe çiftet do të…

Read More

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i mbijetoi lehtësisht dy përpjekjeve për ta shkarkuar atë kur Parlamenti Evropian hodhi poshtë mocionet e mosbesimit nga grupet e ekstremit të djathtë dhe të majtë të enjten e 9 tetorit. Nga 720 ligjvënës, 378 prej shprehën mbështetje për von der Leyen dhe ekipin e saj të komisionerëve në votimin e parë dhe 383 në të dytin. Rezultatet ishin pak më të mira për shefen ekzekutive të BE-së sesa në korrik, kur 360 ligjvënës votuan kundër një mocioni të paraqitur kryesisht nga ligjvënës të ekstremit të djathtë, megjithëse numri është më i…

Read More

Luana Vjollca është një nga prezantueset më të komentuara. Fillimi i 2025-ës e gjeti në qendër të vëmendjes me drejtimin e sezonit të dytë të “Ferma VIP”. Me ardhjen e vjeshtës, duket se për Luanën ka ardhur koha për t’u rikthyer në punë. Në postimin e saj të fundit, bërë në orët e para të mëngjesit të së enjtes rreth orës 01:30, ajo shkroi: “Mbaroi puna për sot”, duke dhënë sinjalet e para për një rikthim televiziv të afërt. Ende nuk dihet saktësisht se në cilin projekt do ta shohim këtë sezon, por postimet e mëparshme të saj sugjerojnë se…

Read More

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, nuk mundi të kishte fjalën e plotë në seancën plenare në Kuvend, ndaj ka bërë një reagim në rrjetin social Facebook. Lamallari sjell në vëmendje sulmet ndër vite të Sali Berishës ndaj krerëve të drejtësisë, si dhe përmend ligjin 7501 për ndarjen e tokës, i cili ka gjeneruar konflikt social. ”Futën Shqipërinë në vëllavrasje me Ligjin e mbrapshtë 7501! Strumbullar i sa e sa konflikteve sociale, përçarjeve dhe dhunës mes shqiptarëve”,-shkruan ministri Lamallari. Postimi i plotë Në mungesë të një alternative të besueshme dhe një mbështetje gjithmonë e më e ulët, u ka mbetur veçse…

Read More

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja priti në një takim John Newbigin, OBE një nga figurat më të njohura ndërkombëtare në fushën e ekonomisë kreative. Newbigin është Kryesues i Këshillit Global për Ekonominë Kreative dhe Ambasador i Kryetarit të Bashkisë së Londrës për këtë fushë. Gonxhja e vlerësoi takimin një hap të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit strategjik për zhvillimin e industrive kreative në vend. “Diskutuan mbi ndërtimin e një ekosistemi kulturor dhe inovativ të qëndrueshëm, që mbështet artistët dhe profesionistët e rinj dhe e përkrah industrinë kreative si një motor të zhvillimit ekonomik dhe social”, u shpreh…

Read More

Këtë të enjte, 112 oficerë sigurie në shkolla janë certifikuar dhe gati për t’u shpërndarë nëpër shkollat e vendit të arsimit parauniversitar. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka uruar oficerët e rinj të sigurisë dhe ka theksuar se kjo ceremoni shënon përmbylljen e një etape të rëndësishme në përpjekjet e përbashkëta për të rritur sigurinë në mjediset arsimore. Ai nënvizoi se certifikimi i 112 oficerëve të rinj të sigurisë, pas një trajnimi të plotë në Akademinë e Sigurisë, i bën ata gati të marrin përsipër një detyrë me përgjegjësi të lartë, fisnike dhe delikate: mbrojtjen e…

Read More

Është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore” për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë”. “Mbledhja e Gjyqtarëve, pasi mori në shqyrtim pretendimet e kërkuesit në mbështetje të kërkesës për pezullim, vlerësoi se në rastin konkret ajo ndodhet në kushtet e parashikuara nga neni 45 i ligjit nr. 8577/2000. Në vlerësimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve zbatimi i dekretit të Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve vendore vetëm për…

Read More

Aksioni për lirimin e hapësirave publike nuk ka të ndalur. Në pamjet e publikuara së fundmi nga kryeministri Rama në Facebook, shfaqen strukturat metalike të lokaleve të ndryshme në kryeqytet, të cilat janë çmontuar pasi kanë zaptuar hapësirat publike. Ky aksion ka nisur që në muajin korrik në mbarë vendin, që Rama e ka quajtur “Rilindja Urbane 2.0”.

Read More

Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore më 9 nëntor në kryeqytet. Pas këtij vendimi, socialistët kanë marrë udhëzim që të vijojë fushata në Tiranë për zgjedhjet e 9 nëntorit. Gjykata Kushtetuese vendosi të kalojë çështjen me kërkues Erion Veliaj në seancë plenare publike në datë 31 tetor 2025 dhe të pezullojë Dekretin e Presidentit për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë.

Read More

Presidenca ka reaguar duke thënë se kreu i shtetit Bajram Begaj do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zgjedhjeve të Tiranës më 9 nëntor. Kushtetuesja i ka pezulluar zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës pas ankimimit të Erion Veliajt. Më 31 tetor, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra. Njoftimi i Presidencës: Zyra e Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun Njoftim për Media Tiranë, më 9 tetor 2025 Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesës që përcakton…

Read More

Dekreti i presidentit Bajram Begaj për të caktuar një datë zgjedhjesh për Bashkinë e Tiranës, u konsiderua jo kushtetues nga ana e Gjykatës Kushtetuese, që unanimisht pezulloi zgjedhjet në këtë bashki. Sakaq, kandidati i opozitës, Florjan Binaj në një reagim, thotë se kurdo që të mbahen zgjedhjet, ata do të marrin pjesë me vullnet për ndryshimin. ”Miqtë e mi, zgjedhjet e pritshme në Tiranë janë vetëm hapi i parë në rrugën e gjatë që po nisim. Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë me vizionin dhe vullnetin tonë për ndryshim. Deri atëherë ju ftoj të punojmë çdo…

Read More

Deputetja e PS-së, Bora Muzhaqi u takua në Tiranë me Ministren Austriake për Evropën, Integrimin dhe Familjen, Claudia Plakolm. Në një bashkëbisedim miqësor, u theksua mbështetja e qytetarëve shqiptarë për integrimin në BE, përkushtimi për hapjen dhe mbylljen e kapitujve me ritme të shpejta, si dhe forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Austrisë. ”Me miken e mirë, Ministren Austriake të Evropës, Integrimit dhe Familjes. Fillimisht na bashkuan të rinjtë, sot na bashkon integrimi evropian. Në një çaj miqësor te Rogner, folëm për mbështetjen e qytetarëve shqiptarë për BE-në, përkushtimin e Parlamentit dhe Komisionit për Evropën për të hapur e mbyllur…

Read More