Author: tirana

Për herë të parë qeveria ”Rama 4” ka përcaktuar për 2026 një buxhet të veçantë për të mbuluar barnat për të luftuar kancerin. Kryeministri Edi Rama në një dëgjesë me banorët e Njësinë nr. 5 në Tiranë, tha se buxheti për këtë qëllim do të vazhdojë çdo vit. ”Mund të duket si fantazi, por shumë gjëra më kanë ndodhur që kur i them mendojnë se është fantazi pastaj bëhen realitet. Edhe pse ka disa nga fantazitë që duan akoma kohë për tu bërë realitet. Ne kemi vendosur që në Shqipëri të ngremë Institutin Kombëtar për Tumoret. E kanë shumë vende,…

Read More

Shqipëria do të luajë nesër kundër Andorrës dhe në konferencën për shtyp para ndeshjes trajneri i Kombëtares, Sylvinho deklaroi se kuqezinjtë do të paraqiten në fushë njësoj si në ndeshjen e parë të këtyre kualifikueseve, atë ndaj Anglisë. Kur u pyet nëse do shohim një Shqipëri sulmuese që në fillim, apo do mundohemi të kontrollojmë kundërshtarin, Sylvinho u përgjigj: “Nesër ekipi ynë do jetë i njëjti që nisi kualifikueset kundër Anglisë. I njëjti shpirt, i njëjti ekip si është ndërtuar. Ne do jemi i njëjti ekip. Është e vërtetë, që mund të ketë ndryshim me një sulmues apo mesfushor tjetër,…

Read More

Ish-deputeti i PD-së, Dashnor Sula, thotë se në Shqipëri duhet krijuar UÇD (Ushtria Çlirimtare e Demokratëve) për çlirimin e demokratëve nga krerët e PD që po e mbajnë peng opozitën. Duke komentuar dorëheqjen e kreut të PDK-së në Kosovë, ish-deputeti e sheh si një vlerë qytetare, përkundër asaj që ndodh tek ne. ”Kreu i PDK Memli Krasniqi i opozitës dha dorëheqjen. Është vlerë. UÇK ka përballuar luftën me Serbinë dhe ato prapë kanë probleme dhe si vlerë qytetare jep dorëheqjen, kurse këtu tek ne humb, humb nuk jep dorëheqje. UÇK u kijua për të çliruar nga serbët, këtu duhet krijuar…

Read More

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me qytetarët në njësinë nr.5 në Tiranë, u ndal edhe tek vendimi i GJK për të lënë në detyrë si kryebashkiak të Tiranës Erion Veliajn. Ai tha se GJK duhet që t’i qëndrojë besnike vendimit dhe duhet që t’i japë mundësinë të bëjë detyrën pasi Tirana ka nevojë për drejtues. ”GJK doli me vendim ndryshe nga i yni. E kanë parë nga një këndvështrim i kundërt me ne, por tani duhet që të zgjedhin, sepse kryetari është në pamundësi për të bërë detyrën dhe s’mund të bëhen zgjedhje. GJK t’i qëndrojë besnike vendimit, i…

Read More

Kryeministri Edi Rama thotë se të gjithë pensionistët do ta marrin bonusin e fundvitit para festave të dhjetorit. Rama shtoi se pensionet kanë edhe peshën më të madhe në buxhet dhe se rritja e tyre kërkon një punë të madhe dhe kohë. ”E kanë dëgjuar për një kohë jo të shkurtër nga unë, sesa e vështirë është për t’u rritur pensionet. Sepse duhet të ndryshojmë kushtet. Që të ndryshojmë kushtet duhet të rrisim ekonominë, të ndërmarrim reforma. Kjo në fund të ditës është një çështje mundësie, jo dëshire. Mirëpo është edhe kërkesa që ka peshën me të madhe në buxhet.…

Read More

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një dëgjesë për projektbuxhetin e vitit 2026, me banorë të Njësisë nr.5 në Tiranë. Rama tha se deri në fund të vitit 2030 pensionet urbane me vite të plota pune do të shkojnë në 40 mijë lekë të reja, ndërsa pensioni urban i pjesshëm dhe ai rural do të shkojnë 18 mijë lekë të reja. ”Nga janari do të fillojë rritja e masës së pensioneve që do të merrni, me një progresion që do të bëjë atë që kemi shkruar në program dhe që u’a kemi thënë. Sot pensioni urban me vite të plota pune është…

Read More

Nga Aladin Stafa Ndërsa gjysmës së kësaj dekade po i vjen fundi, me orët që kalojnë me shpejtësinë e dritës, duket se bota sa vjen e ashpërsohet dhe e ardhmja shihet shumë më e paqëndrueshme. Prej disa të dhënave më të fundit nga një organizatë ndërkombëtare mbi parandalimin e vetvrasjeve (IASP) me qendër në Uashington D.C., në vitin 2019 mësojmë se rreth 703.000 njerëz kanë kryer vetëvrasje në mbarë botën çdo vit dhe një në 100 vdekje është rezultat i këtij akti të rëndë mbi jetën. Në shumë vende, muaji nëntor njihet si periudha e ndërgjegjësimit për shëndetin mendor dhe…

Read More

Ish-deputetja e PD Flutura Açka i dërgon një mesazh deputetëve aktualë të PD. Ajo tha se ata duhet që të bëjnë betejë edhe brenda PD, dhe jo të presin largimin e Sali Berishës. Açka tha se PD nuk hyri në zgjedhjet e pjeshme që u mbajtën për 5 bashki dhe duhet që të mbajë përgjegjësi. ”Unë s’doja që të kisha konflikt me forcën time dhe kjo ndodhi. Mbase dhe faji ishte i imi. Por unë nuk kisha shkuar aty për të qenë politikisht korrekt me njërin apo me tjetrin në raport. Tani shoh kolegë që presin që Berisha të bjerë.…

Read More

Atentatorët e ekzekutimit mafioz në Rinas kanë vepruar me gjakftohtësi të plotë dhe të pa nxituar. Por nga ana tjetër, ka edhe veprime nga Policia e Shtetit. Një oficer i komisariatit nr. 3 dhe një polic kanë rënë në pranga, për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të vulave e stampave ose i formularëve. Dyshohet se këta dy persona kanë ndihmuar Mustafa Sheqerin të bëhet pjesë e AMP-së. Punonjësi i AMP-së Mustafa Sheqeri alias Muç Shaljani mbeti i plagosur rëndë në atentatin ku u ekzekutua me breshëri plumbash Gilmando Dani, një ditë më parë pranë aeroportit të Rinasit. Nga…

Read More

Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqjen nga kreu i PDK-së. Ai theksoi se tani është koha për një momentum të ri. ”Një lidership që kërkon ndryshim për Kosovën duhet të ketë guxim për ndryshim brenda vetës. Prandaj sot kam vendosur për të dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së. Është momenti për të krijuar një momentum të ri. Mendoj se kandidati i ardhshëm për kryeministër duhet të jetë kryetari i PDK-së”,-tha Krasniqi. Nga ana tjetër, Krasniqi tha se ka reflektuar mbi atë se çfarë i nevojitet PDK-së. Nëse do të kishim stabilitet institucional do të dorëhiqesha më herët. “Largohem me…

Read More

Një aksident tragjik që i ka marrë jetën dy personave ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Zall Bastarit në Tiranë, ku mjeti me të cilin ata udhëtonin ka rënë në humnerë. Policia është njoftuar nga një qytetarë për aksidentin ku humbën jetën dy personat, rreth 45 dhe 50 vjeç. Drejt vendngjarjes janë nisur forca të shumta të Policisë Rrugore, Shqiponja dhe një helikopter mjekësor i Ministrisë së Shëndetësisë.

Read More

Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. Më herët ai paralajmëroi një konferencë për media pas mbledhjes së rregullt të Kryesisë së partisë. ”Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot, pas mbledhjes së rregullt të Kryesisë, do të mbajë konferencë për media”, tha PDK në njoftim.

Read More