Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të ‘Sigurisë’ ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dha një prononcim për gazetarët. Ai u pyet se si e komenton deklaratën e kreut të PD, Sali Berisha, ku ky i fundi ka thënë se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar dorëheqjen Pirro Vengut. Ministri Vengu e mohoi këtë deklaratë të Berishës, duke thënë se ‘dëlire të kësaj natyre nuk e shqetësojnë’. “I marr më shumë si kërcënime të zotit Berisha që nuk ka frikë nga pozita e drejtuesit të opozitës për të ushtruar kërcënime, siç janë dikastere si Ministria e Mbrojtjes. Nuk janë të vërteta…
Author: tirana
Një ditë pasi Erion Veliaj urdhëroi nga qelia nisjen e përgatitjeve për festat e fundvitit, bashkia ka nisur punën duke filluar bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’. Në dokumentin dërguar Ndërmarrjes së Dekorit dhe Eventeve, të cilin Report Tv e disponon dhe mban firmën e Veliajt, thuhet se duhet të merren masat për vendosjen e ndriçimeve dhe zbukurimeve festive në sheshe, rrugë dhe hapësira publike. Më datë 3 nëntor Kushtetuesja i dha të drejtë Erion Veliajt duke e lënë në detyrë si kryebashkiak i Tiranës. GJK rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin dhe shfuqizoi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e…
Prokurori i SPAK, Vladimir Mara, raportoi kërkesat për buxhetin 2026 në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike. Ai u shpreh se do të duhet të bëhet një rishikim në buxhet, pasi parashikohet të kalohet tavani i vendosur nga qeveria, duke shtuar këtu faktin që SPAK do të rikonstruktohet në një godinë me 6 kate dhe do të ketë më shumë punonjës. “Kërkesat tona buxhetore janë paraqitur që në dy fazat tona të përgatitjes. Pavarësisht nga mbështetja buxhetore e parashikuar, në vitin 2026 shpenzimet për BKH-në dhe Prokurorinë e Posaçme janë parashikuar më lart se tavanet e vendosura. Është marrë…
Gjyqtarja Irena Gjoka kërkon të largohet nga gjykimi i çështjes “Gërdeci”. Ditën e djeshme në datë 11 nëntor, ajo i është drejtuar zv/kryetarit të GJKKO-së Erion Bani, të cilit i kërkon të largohet nga procesi. Gjyqtarja pretendon se është në kushtet kur nuk mund të jetë pjesë e gjykimit, pasi ajo ka qenë gjyqtare e seancës paraprake në këtë çështje dhe e mori gjykimin se i pandehuri kërkoi fillimisht gjykim të shkurtuar. Por në kushtet kur i pandehuri ndryshoi qëndrim dhe pranua kërkesa e gjykimit me procedurë të zakonshme, Irena Gjoka thotë se ndodhet në kushte papajtueshmërie që të vijojë…
Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një takim në ambientet e Kryeministrisë ambasadorët e Bashkimit Evropian në Shqipëri. Në këtë takim me përfaqësuesit diplomatikë të BE-së, përveç Ramës, janë të pranishme edhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, dhe ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni. Ende nuk janë bërë publike detaje mbi temat e diskutimit, por takimi vjen në një moment të rëndësishëm për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe bashkëpunimin me vendet anëtare të BE-së.
Sandra dhe Jeff Mayernik jetonin në Oregon, SHBA, ku ndiheshin të rraskapitur, ndërsa luftonin për të përballuar shpenzimet e larta të jetesës, por Sandra dhe Jeff, tashmë në pension, shitën gjithçka që zotëronin përpara se të vendosnin të emigronin në nëntor 2023, shkruan Robin Cottle për britaniken ”The Mirror”. Ata vizituan një duzinë vendesh, përfshirë Portugalinë, Spanjën, Francën, Meksikën dhe Argjentinën, por aktualisht janë vendosur në Shqipëri. Çifti jeton në Sarandë, të cilën ”National Geographic” e ka quajtur ”Maldivet e Evropës”. Riviera Shqiptare është vlerësuar për brigjet e shumta me rërë të bardhë, qytete antike dhe vendbanime piktoreske. Pavarësisht peizazhit…
Bota mund të mos arrijë objektivat e saj klimatike, pasi kërkesa globale për naftë dhe gaz pritet të vazhdojë të rritet deri në vitin 2050, paralajmëroi të mërkurën, 12 nëntor, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), duke shënuar një kthesë të dukshme nga parashikimet e mëparshme për një tranzicion të shpejtë drejt energjive të pastra. Sipas raportit vjetor “World Energy Outlook”, agjencia, e cila shërben si “roje sigurie energjetike” për vendet perëndimore, deklaron se nëse qeveritë vazhdojnë me politikat ekzistuese, kërkesa për naftë mund të arrijë në 113 milionë fuçi në ditë deri në mesin e shekullit, një rritje prej rreth…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar zyrtarisht SPAK dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me një kërkesë për të lejuar zhvillimin e një takimi zyrtar me përfaqësuesit e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, gjatë vizitës së tyre në Shqipëri nga datat 17-19 nëntor 2025. Monitoruesit e KE do të vijnë me një mision në Tiranë pikërisht për t’u njohur me situatën e Veliajt. Në kërkesën e tij, Veliaj thekson se vizita e delegacionit zhvillohet në kuadër të misionit të monitorimit të Kongresit për respektimin e parimeve të demokracisë vendore dhe qeverisjes…
Pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme pranë aeroportit “Nënë Tereza”, ku mbeti i plagosur punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, M.Sh., institucioni ka reaguar zyrtarisht. AMP njofton se ka nisur menjëherë verifikimet e brendshme mbi procedurat administrative dhe procesin e rekrutimit të punonjësit, ndërsa Drejtori i Përgjithshëm, Eduart Merkaj, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të Forcës së Posaçme Operacionale deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Reagim i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore: Nisur nga interesi i medias dhe ndjeshmëria e ngjarjes të ndodhur ditën e djeshme në rrethrrotullimin pranë aeroportit “Nënë Tereza”, ku rezulton i përfshirë edhe punonjësi…
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar disa persona për abuzim dhe korrupsion me fondet IPA/IPARD të Bashkimit Evropian, që mbështesin zhvillimin rural të vendeve kandidate. Sipas mediave maqedonase, policia ka arrestuar drejtorin e Agjencisë Shtetërore për Pagesat e Ndihmës Kombëtare dhe Komunitare për Zhvillimin Rural, Ilia Stoilev, me akuzën e ryshfetit me qëllim miratimin e paligjshëm të financimit për një ndërmarrje bujqësore në vend. Stoilev, i cili vjen nga partia në pushtet VMRO-DPMNE, dyshohet se ka rënë dakord me një ish-ministër të vendit për të marrë shumën prej 50,000 eurosh. Në total janë 4 persona të dyshuar për këto…
Shqipëria dhe Italia do të mbajnë të enjten në Romë Samitin e parë ndërqeveritar, ku tri do jenë çështjet kryesore: mbrojtja, industria dhe emigrantët. Mbledhja e parë mes qeverive të dy vendeve e cila do të drejtohet nga Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni dhe Kryeministri Edi Rama është konfirmuar nga qeveria italiane përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare ku thuhet se Samiti i parë ndërqeveritar Itali-Shqipëri do të mbahet të enjten, më datë 13 nëntor, ora 11:30. Ndërsa gazeta italiane “Formiche” ka publikuar një shkrim duke dhënë detaje nga ajo çfarë pritet të ndodhë në mbledhjen e përbashkët…
Federata e Futbollit njofton se janë shitur të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri – Angli, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026. Shitja e biletave u zhvillua përmes një procesi aplikimi për rezervim, që u hap më 15 tetor. Gjatë kësaj periudhe, të gjithë tifozët kishin mundësinë të aplikonin për biletat, të cilat u shpërndanë më pas përmes një përzgjedhjeje elektronike dhe të rastësishme. Federata e Futbollit dëshiron të falënderojë të gjithë tifozët shqiptarë që kanë vendosur të jenë të pranishëm në stadiumin ‘Arena Kombëtare’ më 16 nëntor, në mbështetje të ekipit tonë kombëtar dhe i fton të krijojnë…