Author: tirana

Klub Sport Burreli ka reaguar mbi një ngjarje të ndodhur në emisionin e sportit “Supergol” në “RTSH” të drejtuar nga moderatorja Hygerta Sako. Teksa lojtari i Burrelit, Arnold Siaw po priste në lidhje direkte pas ndeshjes ndaj Pogradecit ku ai ishte autori i një goli, Sako si dhe të ftuarit në emision qeshën me emrin e lojtarit. Burreli ka reaguar duke i cilësuar komentet si të “papërshtatshme” dhe me “nuanca raciste”. Gerd Haxhiu, një nga të ftuarit shkon më tej duke thënë: ”Falenderojmë RTSH-në që në fund na e zbuloi, se dukej si personazh që nuk donte të shprehej”. Reagimi…

Read More

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka bllokuar në pikën doganore të Hanit të Hotit një tjetër sasi të konsiderueshme misri blegtoral, i ardhur nga Serbia. Kjo sasi bllokohet pak ditë pasi AKU kishte konstatuar dhe bllokuar 25 tonë misër blegtoral, të dyshuar me vlerë të lartë aflatoksine, që po tentohej të futej në vendin tonë nga Serbia. Në të dy rastet, subjekti që kryente eksportin e misrit blegtoral është i njëjtë. ”Ne kemi bllokuar aktualisht rreth 75 tonë dhe po presim analizimin e tyre”, thotë Ramir Haderi, drejtor i AKU Shkodër. ”Urdhri i djeshëm është që të gjithë produktet…

Read More

Më 17 nëntor Shqipëria do të mbajë konferencën e radhës me Bashkimin Europian, kjo për hapjen e grupkapitullit të fundit “Bujqësia dhe Kohezioni”. Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria shënon rekord duke hapur të gjithë kapitujt brenda 12 muajve. Postimi i plotë Shqipëria e arriti të pamendueshmen, të gjithë kapitujt e negociatave të hapur brenda 12 muajsh, rekord absolut në procesin e integrimeve europiane. Asgjë nuk na dal dot drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE. Askush nuk na ndal dot drejt objektivit madhor të mbylljes së negociatave brenda 2027. Sepse përtej vështirësive, pengesave, dëmtimeve të pashmangshme apo baltës së…

Read More

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Naureda Llagamit për anulimin e procedurës së votimit në mbledhjen e Gjykatës së Lartë më 30 shtator për emërimin e Asim Vokshit si anëtar i Kushtetueses, si dhe shfuqizimin e vendimit të gjykatës Administrative për këtë çështje të marrë më 13 tetor. Llagami mori 9 vota, pra 3/5 e numrit që i duhej për t’u shpallur fituese, por një u cilësua si e pavlefshme pasi kishte dy shenja. Automatikisht anëtar i Gjykatës Kushtetuese u zgjodh Asim Vokshi, pasi ishte renditur i pari në vlerësimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Nga ana e saj Llagami…

Read More

Fotoja e mëposhtme është fiksuar nga pamjet e ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme në aeroportin e Rinasit, ku u ekzekutua Gilmando Dani, dhe mbeti i plagosur agjenti i Mbikëqyrjes Policore Muçi Shaljani. Në pamjet që ka publikuar “Shteg”, dallohet vetëm një pjesë nga atentati mafioz. Benzi luksoz merr rrethin e Rinasit më pas ndalon. Ngjarja ka ndodhur në më pak se një minutë. Policia e Tiranës njoftoi se atentati ka ndodhur rreth orës 14:20, kur persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr me breshëri kallashnikovi në drejtim të shënjestrës së tyre, të sapoardhur nga Spanja.

Read More

Rreth dy orë zgjati takimi i kryeministrit Edi Rama me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, të vendosur në Tiranë. Në takim janë diskutuar të gjitha çështjet të cilat ndikojnë në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Edhe pse zyrtarisht si shefi i qeverisë, ashtu edhe selitë diplomatike nuk kanë dhënë informacion për këtë takim që ka zgjatur rreth dy orë.

Read More

Ish-deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia është emëruar zv/ministër i Brendshëm. Ai garoi për karrigen e deputetit në qarkun e Tiranës më 11 maj, por nuk arriti të siguronte votat e duhura. Qefalia u priste që të bëhej pjesë e jetës parlamentare sapo Ogerta Manastirliu të jepte dorëheqjen, kjo për të kandiduar si kryebashkiake e Tiranës, por zgjedhjet u anuluan me vendim të Kushtetueses.

Read More

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për përcaktimin e rregullave të inspektimit për parandalimin, reduktimin dhe eliminimin e peshkimit të paligjshëm, të parregulluar dhe të paraportuar (PPP), si dhe për krijimin e skemës së certifikimit të zënieve në peshkim. Sipas dokumentit zyrtar, qëllimi i këtij akti është të garantojë inspektime të rregullta dhe të dokumentuara, të cilat sigurojnë se çdo aktivitet i peshkimit — brenda apo jashtë ujërave shqiptare — kryhet në përputhje me rregullat kombëtare dhe ndërkombëtare. Njëkohësisht, vendimi krijon një sistem të certifikimit të zënieve, që do të jetë i detyrueshëm për çdo import ose eksport të produkteve…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi nisjen e një platforme parlamentare para kryeministrisë ditën e hënë, 17 nëntor. “Dita e hënë do të jetë dita e fillimit të parlamentit para kryeministrisë të qytetarëve dhe parlamentarëve. PD ndërmerr tani një fillim të ri, një analizë të plotë të gjendjes në vend, të situatës, të zgjedhjeve dhe ecën në bindjen më të thellë se diktatura autoritare e Edi Ramës, ka vetëm një rrugë, protestë, protestë dhe vetëm protestë”, tha Berisha. Sipas Berishës, kjo platformë do të jetë e përbërë nga deputetët dhe qytetarët. Ai theksoi se ligjvënësit demokratë do ë jenë edhe…

Read More

Qeveria ka ndërmarrë që prej muajit korrik operacionin për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme në të gjithë vendin, në zbatim të programit “Rilindja Urbane 2.0”, Kryeministri Edi Rama ndau sot të tjera pamje nga ndërhyrjet që po kryhen në territor për çmontimin e gardheve të vendosura në hapësirat publike. “Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptuara″, shkroi Rama, krahas pamjeve të publikuara. Qeveria shqiptare ka ashpërsuar masat për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit dhe ndëshkimin e ndërtuesve që i shkelin ato. E konceptuar si një…

Read More

Ka nisur këtë të mërkurë edicioni i 28-të i Panairit të Librit në Tiranë. Panairi do të jetë i hapur për 5 ditë, nga data 5 Nëntor deri më 16 Nëntor, në Pallatin e Kongreseve, për të gjithë lexuesit. Motoja e panairit për këtë vit është “Ndërgjegjia e shqiptarëve ka nevojë për librat”, shprehje e shkrimtarit të njohur, Ismail Kadare. Këtë vit vihet re një rënie e botimit të librave, pasi në panar janë 97 deri 100 shtëpi botuese.

Read More