Author: tirana

Një rast i mashtrimit kompjuterik është zbuluar dhe goditur nga policia. Autoritetet kanë vënë në pranga autorin kryesor të rastit dhe proceduan dy persona të tjerë. “Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe në koordinimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, zhvilloi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Smart Bank Phishing”. Në kuadër të operacionit u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit O. Gj., 21 vjeç, banues në Laç, si dhe u proceduan penalisht, në gjendje të lirë, shtetasit D. G.,…

Read More

Një histori suksesi vjen mëngjesin e kësaj të mërkure, nga Spitali Universitar i Traumës. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në këtë spital është trajtuar me sukses një frakturë e qafës së femurit tek një pacient 13-vjeçar. Ndërhyrja kirurgjikale u realizua me teknikë mini-invazive, duke përdorur aparaturën moderne C-ARM për kontroll të vazhdueshëm gjatë operacionit. “Mirëmëngjes nga Spitali Universitar i Traumës, ku u trajtua me sukses një frakturë e qafës së femurit tek një pacient 13-vjeçar. Ndërhyrja u krye me teknikë mini-invazive, nën kontroll të vazhdueshëm të aparaturës C-ARM dhe falë profesionalizmit të mjekëve tanë dhe teknikave bashkëkohore kirurgjikale në trajtimin e…

Read More

Ministria e Financave rishikon projektligjin “Për marrëveshjen e Paqes Fiskale”. Në draftin e rishikuar përveç parapagimit të tatimit kundrejt moskontrollit tatimor për 1 vit, bizneset e mëdha që do të lidhin marrëveshjen e Paqes Fiskale me administratën tatimore, gjithashtu do të mundësinë të rideklarojnë pasqyrat financiare të 5 viteve të fundit, kundrejt tatimit 5%. Pra bizneset me të ardhura bruto mbi 14 milionë lekë në vit që vullnetarisht do të hyjnë në marrëveshje me administratën tatimore për parapagimin e tatimfitimit, që do të llogaritet mbi një bazë të tatueshme të rritur (fitimi i deklaruar i vitit të mëparshëm plus 18%…

Read More

Një operacion i koduar “Wrong call”, i zhvilluar nga specialistët e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ka çuar në zbulimin e një ambienti të përshtatur si “call center” në zonën e Selitës, ku mashtraheshin shtetas të huaj përmes telefonatave, duke i bindur të investonin në bursa fiktive. Gjatë ndërhyrjes, u kapën në flagrancë pesë persona, prej të cilëve tre u arrestuan, dy u proceduan penalisht në gjendje të lirë, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim. Njoftimi i policisë: DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Wrong call”. Zbulohet në Selitë, 1 ambient i përshtatur si call…

Read More

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim online me 27 ambasadorët shqiptarë të akredituar në 27 vende të Bashkimit Europian. Në fokus të takimit, njofton Ministrja, ishte një fazë e re koordinimi e bashkëveprimi në funksion të ofensivës diplomatike e kombëtare të Integrimit. Dy ditë më parë, gjatë dëgjesës në Komisionin Parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme, Ministrja Spiropali deklaroi se “synimi i politikës sonë të jashtme është të konsolidojë, perceptimin e Shqipërisë si një vend europian, demokratik, të konsoliduar në mirëfunksionimin e institucioneve, respektimin e ligjit e të drejtave të njeriut, e me…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të veçantë nga nxënësit e Gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë, e cila shfaq krijimin e tyre më të fundit për muajin nëntor. Kartolina e përgatitur me shumë pasion nga nxënësit përmban një mesazh urimi për një ditë të mbarë, duke treguar kreativitetin dhe angazhimin e të rinjve në aktivitetet shkollore. Në videon e publikuar nxënësit e shkollës së mesme të Tiranës këndojnë nën ritmet e këngës së njohur ‘Rrjedh në këngë e ligjërime’ shoqëruar me pamje dhe një koreografi shumë të bukur. MIRËMËNGJES 😊 dhe me këtë kartolinë nëntori, krijuar me pasion nga…

Read More

Sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të zhvillohet seanca paraprake për dosjen e njohur si “Dosja Veliaj”, ku do të vendoset nëse çështja do të kalojë ose jo për gjykim. Në këtë dosje janë përfshirë 29 të pandehur, mes tyre kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, krahas disa përfaqësuesve të kompanive private dhe organizatave jofitimprurëse. SPAK përfundoi hetimet dhe dërgoi dosjen për gjykim më 10 shtator 2025, duke ngritur ndaj Veliajt 13 akuza, mes tyre: Korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje të të…

Read More

Dy turiste britanike, Stacey Baugh, 34 vjeçe, dhe Claire Dukes, 41 vjeçe, vendosën të vizitojnë Shqipërinë në tetor për të kaluar disa ditë pushimesh në vjeshtë, shkruan Emilia Kettle në të përditshmen britanike “Wandsworth Times”. Ato rezervuan fluturime vajtje-ardhje me vlerë 70 paund (80 euro) për të kaluar 13 orë në Shqipëri dhe thanë se ishte “më e vlefshme” sesa një udhëtim për në teatrin e Londrës. Stacey dhe Claire u nisën nga vendi i tyre i banimit, Chesterfield në orën 01:00 të mëngjesit për të marrë fluturimin e tyre të orës 5:55 të mëngjesit nga “Aeroporti Stanstead” i Londrës…

Read More

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi 10 m/s.Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-3 ballë.

Read More

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar pas atentatit në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, ndërsa u plagos rëndë shoqëruesi i tij, Muçi Shaljani. Salianji akuzon qeverinë se ka dështuar të garantojë rendin dhe sigurinë publike, duke e quajtur shtetin “spektator të krimit” dhe qeverinë “ndihmëse të tij”. Postimi i plotë Bandat kriminale kanë marrë prej kohësh kontrollin e territorit dhe kanë informacion të saktë për lëvizjen e kujtdo. Mjafton ta vendosin dhe eliminojnë kë të duan, ku të duan! Vrasja e sotme, në pikën më të rëndësishme të…

Read More

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar përfundimisht nga detyra prokuroren e Tiranës, Miranda Bushi, duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Sokol Çomo relator, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Miranda Bushi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në ligjin, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi lënien…

Read More

Pas afro 5 orësh nga atentati afër Rinasit, Policia e Shtetit ka larguar me karotrec nga vendngjarja makinën luksoze me të cilën lëviznin Gilmando Dani, i cili mbeti i vrarë, dhe Muçi Shaljani, i cili u plagos rëndë dhe që aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë. Policia bëri me dije se atentati ka ndodhur rreth orës 14:20 të ditës së sotme.

Read More