Author: tirana

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me atentatin e ndodhur pranë Rinasit. Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit është ekzekutuar. Ai po lëvizte bashkë me një person tjetër me një mjet Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash. Shoferi ka mbetur i plagosur rëndë. Nga informacionet e para, mjeti është në pronësi të Elvis Kosovës Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri nga një makinë Toyota me targa greke. Dani me precedentë të mëparshëm kriminalë. Pas të shtënave makina është larguar…

Read More

Në Asamblenë e Përgjithshme të UN Tourism në Riad, Shqipëria ishte një ndër vendet e përzgjedhura për të folur, mes 160 vendesh pjesëmarrëse. Ky është edicioni i 26-të i kësaj asambleje. Gjatë punimeve, njofton Ministria e Turizmit dhe Kulturës u vërejt se interesi për Shqipërinë është gjithnjë e më i madh, ku shumë përfaqësues e institucione shprehën dëshirën për të bashkëpunuar me vendin tonë në fushën e turizmit, duke vlerësuar potencialet dhe risitë e zhvillimet e fundit. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja në fjalën e tij në këtë asamble, foli mbi punën e bërë për përmirësimin e…

Read More

Zbardhen detaje nga atentati pranë aeroportit të Rinasit. Viktimë dyshohet se është Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. I plagosuri tjetër është me mbiermin Muca. Makina është në pronësi të Elvis Kosovës dhe është e blinduar. Autorët kanë qëlluar brenda në automjetin luksoz tip Benz. Policia ka thyer edhe xhamin e automjetit kjo me qëllim për t’i dhënë ndihmën e parë personave të qëlluar. 

Read More

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali priti në Tiranë delegacionin e Komisionit për Punët e Jashtme në Senatin e Spanjës, të drejtuar nga José Ignacio Landaluce Calleja. Në senatin spanjoll spikat mbështetja ndërpartiake për integrimin e Shqipërisë në BE. Shqipëria dhe Spanja, sipas Spiropalit mbeten dy vende mike të Mesdheut që reflektojnë kulturë të thellë, vlera, partneritet dhe besim reciprok. ”Bienvenidos a Tirana! Mirëprita sot drejtuesit e Komisionit për Punët e Jashtme në Senatin e Spanjës, ku spikat mbështetja ndërpartiake për integrimin e Shqipërisë në BE. Shqipëria dhe Spanja mbeten dy vende mike të Mesdheut që reflektojnë…

Read More

Lufta e deklaratave dhe ofendimeve midis Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit vijon dhe në qendër të mosmarrëveshjes është Lamine Yamal. Federata ka vendosur përjashtimin e yllit katalanas të futbollit, nga ndeshjet e ‘La Roja’ kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë. Përjashtimi i 18-vjeçarit ka ndodhur për shkak të një kontrolli të paautorizuar për një dëmtim pubik që iu nënshtrua numri 10 i Blaugranave dhe klubi nuk e ka informuar paraprakisht stafin mjekësor të ekipit kombëtar. “Shërbimet Mjekësore të RFEF dëshirojnë të shprehin habinë dhe zhgënjimin e tyre pasi mësuan në orën 13:47 të së hënës, më 10 nëntor, ditën e fillimit…

Read More

Në sallat e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon të shqyrtohet një prej dosjeve më të nxehta të botës së krimit “Plumbi i Artë”. Si pasojë e dëshmive të Nuredin Dumanit në këtë dosje është zbuluar edhe tentativa për vrasjen e Elton Kilës në Elbasan. Ky i fundit ditën e sotme ka qenë i pranishëm në seancë ku ka dhënë dëshmitë e tij. Ditën që u arrestua, Nuredin Dumani ishte nisur për t’i bërë atentat Kilës, por përfundoi vetë nën breshëritë e armës. Kila tregoi në gjykatë dinamikën e asaj dite teksa bëri me dije se…

Read More

Gazeta italiane “Formiche” ka zbuluar detaje nga mbledhja e dy qeverive Shqipëri-Itali, e cila do të mbahet të enjten e ardhshme në Romë. Do të jetë mbledhja e parë midis dy vendeve. Italia historikisht ka qenë ndër vendet evropiane më të afërta me Shqipërinë, megjithatë një samit qeveritar nuk është mbajtur kurrë midis dy shteteve. Më 13 nëntor, Edi Rama dhe Giorgia Meloni “do ta përmbysin këtë trend” kur të takohen në Villa Pamphili, vendi tradicional italian për takime dypalëshe. Sipas “Formiche”, ky takim i shton një dimension të rëndësishëm politikës së jashtme të Romës, me një këndvështrim drejt Ballkanit…

Read More

Deputeti socialist, Arbjan Mazniku, ka mbajtur fjalën e tij nga komisioni i posaçëm për Reformën Territoriale, i mbledhur për herë të parë paraditen e sotme, 11 nëntor 2025, ku anëtarët demokratë kanë munguar. Në rolin e bashkëkryetarit të këtij komisioni, Mazniku u ndal fillimisht tek rëndësia e këtij grupimi, që është krijimi i institucioneve demokratike që përfaqësojnë qytetarët dhe problemet e tyre. “Objektivi final është që të krijojmë një reformë ku të sigurohemi që të kemi institucione të afta, efiçiente dhe demokratike. Të sigurojmë që të kemi njerëz, struktura pranë njerëzve, të dëgjojnë problemet e njerëzve, të përfaqësojnë shqetësimet e…

Read More

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë seancën për zëvendësimin e masës për Ilir Metën, i cili kishte kërkuar lirinë. Pasi doli nga GJKKO, Monika Kryemadhi dha një prononcim për gazetarët, ku tha se do të kërkojë që dosja të kthehet për hetime në SPAK. Të njëjtën kërkesë parashtroi edhe avokati i Metës, Kujtim Cakrani më herët për gazetarët. Sipas saj, përmes avokatit të saj, kërkoi në seancë që të saktësohet se nuk bëhet fjalë për prova të reja të ardhura nga Amerika por për kthim përgjigje për një letër porosi të drejtuar nga SPAK në vitin 2024. “ Avokati im…

Read More

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu iu përgjigj sot pyetjeve të deputetëve në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, lidhur me ndalimin e përkohshëm të monopatinave. Koçiu u shpreh se, “arsyeja kryesore pse ne shkuam në një masë drastike është pikërisht fakti i aksidenteve të shpeshta të ndodhura dhe rrezikshmërisë që krijon për çdo qytetar, lëvizja e të tilla mjeteve motorike të parregulluara në legjislacion”. Koçiu theksoi se, “jo që nuk ka një legjislacion për bllokimin, por janë mjete motorike të parregulluara në legjislacion, të cilat vërtet do të duhet të kenë një shpejtësi të normuar dhe aktualisht që…

Read More

Pastori i njohur Paulin Vilajeti bëri një rrëfim të pazakontë në studion e “Dita Jonë” në A2 CNN, ku ka zbuluar ritualin e tij të përditshëm të lutjes për kryeministrin Edi Rama. Deklarata e tij erdhi pasi u pyet për byzylykët që Rama mban në dorë, të cilët shpesh kanë tërhequr vëmendjen e publikut. Vilajeti u shpreh se çdo mëngjes i drejtohet Zotit në një lutje të posaçme për kreun e qeverisë. “Kryeministri, i cili është kryeministri i vendit tim, i lutem Zotit për të çdo ditë kur ngrihem në mëngjes, sepse dua që jeta e tij të shkojë mirë…

Read More