Author: tirana

Prokuroria e Tiranës, ka shpallur fajtorë gjashtë persona, mes tyre dy italianë, pasi akuzohen për ngritjen e një skeme mashtruese për përfitimin e rimbursimit të TVSH-së. Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale I.Q., E.B., A.D.,Z.K, dy italianët S.C., S.C., si dhe shoqëritë ‘Sidec Alenergy’ shpk, ‘Primis’, ‘Gainsbourg’ shpk, ‘Al Nair Trading’ shpk dhe ‘CS International Consulting’ shpk. Ndaj tyre rëndojnë veprat penale ‘Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëe’, ‘Mospagimi i taksave dhe tatimeve’ si dhe ‘Fshehja e të ardhurave’. Sipas njoftimit zyrtar të organit të akuzës, përmes shoqërive u krijua një skemë e qarkullimit të parave përmes shërbimeve fiktive, me…

Read More

Aksidenti i së shtunës në aksin rrugor Lezhë-Milot, ku mbeten të vdekur 2 persona, pas përplasjes së dy automjeteve ka vënë në lëvizje Policinë Rrugore. Rrugorja ka itensifikuar kontrollet dhe monitorimet në të gjitha akset rrugore të qarkut, duke përdorur teknologjitë bashkëkohore të kontrollit, përfshirë dronet, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore. Sipas të dhënave si rezultat i këtyre veprimeve, 7 drejtues mjetesh janë arrestuar, ndërsa 2 të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Gjithashtu janë vendosur 1420…

Read More

Ministrja e Brendshme Albana Koçiu po zhvillon një seancë dëgjimore, referuar kërkesës së ¼ të deputetëve të opozitës, në lidhje me gjendjen aktuale të sigurisë publike në vend, masat e ndërmarra deri më tani nga Ministria e Brendshme dhe strukturat vartëse, dhe përgjegjësitë institucionale që burojnë nga kjo situatë dramatike. Kjo seancë po zhvillohet në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes. Gjatë fjalës së saj, ministrja Koçiu theksoi se Shqipëria është një vend i sigurt, duke sjellë në vëmendje shifrat e dukshme që tregojnë për besimin e qytetarëve dhe turistëve në vend. “Janë 12 milionë turistë që zgjodhën…

Read More

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, ka lëshuar një fletëthirrje për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha për tu paraqitur në SPAK me qëllim dhënien e deklaratave për 4 vrasjet e protestës së 21 janarit. Gazetari Enton Abilekaj, në studion e emisionit ‘Të Paekspozuarit’, thotë se shumë prova janë zhdukur dhe se do të jetë shumë e vështirë sot për të gjetur personin e vërtetë që i ka dhënë urdhër Gardës së Republikës për të qëlluar mbi protestuesit. Ndër të tjera ai thotë se e vetja dëshmi kryesore në SPAK është ajo e Lulzim Bashës, në atë kohë ministër i Brendshëm ndërsa shton…

Read More

Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde ka dërguar një video-mesazh urimi me rastin e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë. Ajo kujtoi rolin e Bankës së Shqipërisë në fillimin e viteve ’90 kur vendi dilte nga sistemi komunist. “Ngjarjet e rëndësishme të shekullit XX nga luftërat botërore deri te vendosja e komunizmit të gjitha përfshijnë Shqipërinë dhe institucionet e saj. Një nga ndryshimet më të thella për bankën qendrore erdhi me tranzicionin e trazuar drejt demokracisë dhe ekonomisë së tregut në fillim të viteve ’92 gjatë të cilit inflacioni u rrit shumë shpejt duke tejkaluar 200% në vitin 1992. Banka…

Read More

Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva u shpreh sot se Shqipëria renditet mes vendeve me rritjen ekonomike më të shpejtë në Evropë. Deklarata e drejtoreshës së FMN-së, erdhi gjatë aktivitetit të organizuar me rastin e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë. Në këtë event, të pranishëm ishin edhe Kryeministri Edi Rama, ministri i Financave Petrit Malaj, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, si edhe akademikë, ekonomistë dhe ekspertë nga Shqipëria e shtete të huaja. Georgieva theksoi se ky përvjetor i Bankës së Shqipërisë nuk përbën vetëm një rast për të festuar jetëgjatësinë e institucionit, por edhe një testament të reformimit…

Read More

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë këtë të martë, më 11 nëntor, në konferencën shkencore të organizuar me rastin e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë. Në këtë event, marrin pjesë akademikë, ekonomistë dhe ekspertë nga Shqipëria e jashtë vendit, të cilët do të ndajnë analizat, studimet dhe vizionet e tyre mbi sfidat e ekonomisë moderne dhe të ardhmen e sistemit bankar shqiptar. “Përshëndetje, në radhë të parë të gjithë miqve që kanë ardhur nga jashtë kufijve për të asistuar në këtë moment të rëndësishëm të jetës së Bankës së Shqipërisë, dhe më lejoni ta nis duke cituar dikë që për…

Read More

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, hapi sot, më 11 nëntor, konferencën shkencore të organizuar me rastin e 100-vjetorit të krijimit të bankës qendrore. Në këtë event marrin pjesë akademikë, ekonomistë dhe ekspertë nga Shqipëria dhe jashtë vendit, të cilët do të ndajnë analizat dhe vizionet e tyre për sfidat e ekonomisë moderne dhe të ardhmen e sistemit bankar shqiptar. I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama. Pasi mbajti një fjalim të gjatë, Sejko prezantoi edhe një monedhë të re, të prodhuar me rastin e 100 vjetorit. Gjatë fjalës së tij, Sejko theksoi rëndësinë e këtij jubileu si një…

Read More

Tirana do të ndriçojë sërish për festat e fundvitit.Edhe pse ndodhet në paraburgim, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka urdhëruar që kryeqyteti të fillojë menjëherë përgatitjet për festat e fundvitit. Sipas urdhrit të tij, Ndërmarrja e Dekorit dhe Eventeve do të marrë masat për vendosjen e ndriçimeve dhe zbukurimeve festive në sheshe, rrugë dhe hapësira publike, duke respektuar standardet më të larta të sigurisë, si edhe kriteret teknike dhe estetike të përcaktuara për këtë qëllim. Në dokument theksohet gjithashtu se, në zbatim të vendimit nr. 420, datë 08.06.2006 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e ceremonialit shtetëror të Republikës së…

Read More

Këtë të martë, më 11 nëntor, Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë një seancë për të shqyrtuar ankesën e Naureda Llagamit kundër vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila shpalli Asim Vokshin fitues në procesin e votimit për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Llagami pretendon se ka siguruar në total 9 vota, përfshirë një votë që Gjykata e Lartë e ka konsideruar të pavlefshme, duke u bazuar në dy shenja të supozuara si tentativë ndikimi në rezultat. Sipas rregullave, për t’u shpallur fituese i duheshin 3/5 e votave, dhe për shkak të pavlefshmërisë së votës, Asim Vokshi u shpall automatikisht anëtar i…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha do të përballet për herë të parë me SPAK, më 14 nëntor, gati 15 vite pas krimit shtetëror të 21 janarit, ku u vranë 4 protestues në Bulevard. Teksa ka komentuar këtë juristi Kreshnik Spahiu, tha se vrasjet në 21 janar kanë qenë me urdhër, duke e lidhur edhe me zhdukjen e kamerave dhe provave. “Ajo është vrasje e organizuare sepse janë provat që bindin se është e urdhëruar. Ata që urdhëruan vrasjen u kujdesen për të zbehur gjurmët. Fakti që videon e asgjësuan do të thotë se s’duan që të dëgjohet se çfarë ka ndodhur. Është…

Read More