AIDA dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për institucionalizimin e programit SCORE – që synon rritjen e produktivitetit, konkurrueshmërisë dhe praktikave të përgjegjshme të biznesit në sektorët e tekstilit dhe këpucëve. Që prej vitit 2023, SCORE ka mbështetur gati 30 ndërmarrje, duke përmirësuar kushtet e punës për mbi 3,700 punonjës. Bashkëpunim më i fortë në vendin e punës, standarde më të mira sigurie dhe ambiente më të pastra kanë sjellë rritje të produktivitetit dhe promovim të punës së denjë AIDA do të udhëheqë tashmë zbatimin e programit SCORE në nivel kombëtar, me mbështetjen e ILO deri…
Author: tirana
Në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, deputeti i Partisë Mundësia”, Erald Kapri pyeti ministren e Europës dhe të Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali, nëse Shqipëria po punon për rifitimin e fondeve IPARD3 nga Bashkimi Europian, pasi u ndërprenë në kuadër të hetimeve për abuzim nga autoritetet shqiptare. Nga ana tjetër ministrja Spiropali theksoi se Greqia nuk do të jetë pengesë për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Kapri: IPARD3,112 mln euro, është bllokuar nga be me kushtin që pa dhënë garanci për fondet e ipard2, konkretisht shefi i OLAF ka folur për 33 mln euro abuzime, nuk do…
Lionel Messi ka befasuar ndjekësit kur postoi disa foto në fushën e Camp Nou në Instagram, vendi ku luajti me FC Barcelonën, për gjashtëmbëdhjetë vjet midis viteve 2005 dhe 2021. Argjentinasi e shoqëroi këtë rikthim në stadiumin që dëshmoi arritjet e tij më të mëdha me Barçën, ku luajti midis viteve 2005 dhe 2021, me mbishkrimin e mëposhtëm: “Mbrëmë, u ktheva në një vend që më mungon. Një vend ku isha jashtëzakonisht i lumtur, ku më bëtë personin më të lumtur në botë një mijë herë. Shpresoj që një ditë të mund të kthehem, dhe jo vetëm për të thënë…
Presidenti Bajram Begaj dekreton emërimin e Ermal Dredhës si ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident. Ish-kryebashkiaku i Vlorës ishte disa ditë më parë në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme për seancë dëgjimore ku gjatë prezantimit ai mori vlerësimin si diplomat me eksperiencë në sistemin e karrierës së shërbimit të jashtëm shqiptar. Dredha ka 20 vite karrierë ku ka ushtruar detyrën e Konsullit të Përgjithshëm të Shqipërisë në Bari, Itali dhe në vitet 2016-2023 ka…
Christopher Hill, ish-i dërguar i posaçëm i SHBA-së gjatë luftës në Kosovë, dëshmoi sot në mbrojtje të Hashim Thaçit si dëshmitari i katërt i thirrur nga mbrojtja në procesin gjyqësor në Hagë. Hill tha se kontakti i tij i parë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ndodhi në verën e vitit 1998 në Tiranë të Shqipërisë. “Derisa po punoja me stafin tim dhe të tjerë, duhej të gjenim një zyrtar apo grup zyrtarësh të UÇK-së me të cilët mund të flisnim lidhur me UÇK-në. Duhet të shtoj se kam punuar për një kohë në këtë drejtim pa pasur sukses dhe arritëm…
Nga selia blu, Sali Berisha u pyet nga gazetarët për fletëthirrjen e SPAK për 21 Janarin. Fletëthirrjen e parë Berisha as nuk e hapi, ndërsa kur e pyetën gazetarët u hoq sikur nuk ka dijeni. ”Nuk kam marrë asnjë fletëthirrje, për faktin e thjeshtë se Alfred Greca, para se të ma dërgojë mua ua çon gazetarëve. Unë nuk kam asnjë problem, unë jam njeriu që kam kërkuar më shumë se kushdo tjetër hetimin, kam kërkuar prokuror ndërkombëtar dhe nga viti 2013 deri sot është vetëm ai që ka penguar hetimin. Të hetohet e plotë”,-tha Berisha.
Zgjedhja e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Asim Vokshi, si anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese, po shoqërohet me një betejë të ashpër akuzash publike në media. Në qendër të këtij debati është një raportim i televizionit kombëtar Top Channel, i datës 9 nëntor 2025, i cili pretendon se kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, KED, Sokol Sadushi, i ka “fshehur” Gjykatës së Lartë një informacion komprometues, sipas të cilit gjyqtari Vokshi ka qenë “informator ose agjent i shërbimeve të inteligjencës”. Sipas Top Channel, ky informacion, i ardhur nga AKSIK, përbënte një kriter ndalues për përzgjedhjen e Vokshit…
Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin në Barcelonë, në prag të dy ndeshjeve të fundit të fazës kualifikuese ndaj Andorrës dhe Anglisë, të vlefshme për Botërorin 2026. Kuqezinjtë janë me moral të lartë pas tre fitoreve radhazi, ndërsa mbrojtësi Mario Mitaj në një prononcim për fshf.org është shprehur optimist për vazhdimësinë e këtij momenti pozitiv, duke theksuar rëndësinë e sfidës së parë me Andorrën. ”Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, e dimë çfarë presim, i njohim kundërshtarët, sidomos ndeshja e parë ndaj Andorrës, e cila është shumë e rëndësishme, ku duhet të jemi të gjithë shumë të fokusuar”,-u shpreh Mitaj. Mbrojtësi…
Sot u prezantua projekti “OSHEE Charge”, një shërbim i ri i karikimit të automjeteve elektrike për të shkuar drejt energjisë së pastër dhe transportit të qëndrueshëm. Zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku teksa ka publikuar foto ku shihet krah Ramës, shkruan që kështu do të vendosen themelet për rregullimin dhe formalizimin e një tregu në zhvillim. Postimi i plotë Me Kryeministrin Edi Rama në prezantimin e “OSHEE Charge”, një projekt inovativ që shënon një tjetër hap drejt së ardhmes së gjelbër të Shqipërisë. Ky rrjet kombëtar për karikimin e mjeteve elektrike nuk është vetëm një shërbim i ri për qytetarët, por…
Banorët e një lagjeje në Fushë-Mamurras të Kurbinit që jetojnë prej më shumë se tre dekadash, tregojnë vështirësitë prej rrugës së amortizuar. Ata thanë se gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 Majit, kryetarja e bashkisë, Majlinda Cara dhe drejtuesi politik i PS në Lezhë, Ulsi Manja u kishin premtuar asfaltimin e rrugës me gjatësi 1.2 km. Banorët thanë se ia dhanë votat PS-së, por rruga vazhdon të jetë në gjendje të mjerueshme. Përballë kësaj situate ata u ngritën në proteste këtë të hënë, duke kërkuar ndërhyrjen urgjente të bashkisë Kurbin për asfaltimin e rrugës dhe sistemimin e kanalizimeve.
Shqipëri-Angli do të luhet në ”Air Albania” të dielën e 16 nëntorit, ndaj dhe Policia e Shtetit në bashkëpunim me Federatën e Futbollit ka përcaktuar disa masa organizative dhe udhëzime për mbarëvajtjen e aktivitetit dhe për të garantuar sigurinë maksimale të tifozëve. FSHF fton të gjithë sportdashësit që do të ndjekin ndeshjen nga shkallët e stadiumit të respektojnë rregullat dhe udhëzimet e mëposhtme: Tabela orientuese dhe informacion paraprak për tifozët Në ditën e ndeshjes, stafi i stadiumit “Air Albania” do të vendosë tabela orientuese në perimetrin e jashtëm të stadiumit, për të ndihmuar tifozët të gjejnë më lehtë hyrjen dhe…
Me rastin e 15-vjetorit të rënies në krye të detyrës të ish-punonjësit të Policisë, nënkomisar Pajtim Alistafaj i shpallur Dëshmor i Atdheut, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit zhvilloi ceremoni përkujtimore. Në ceremoni morën pjesë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, ish-kolegë të nënkomisar Alistafajt, miq dhe familjarë të tij. Për të përkujtuar dhe nderuar sakrificën e ish-punonjësit të Policisë, te Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, aty ku prehet nënkomisar Alistafaj, u vunë kurora me lule. Më pas, tek ish-Stacioni i Policisë në Qytetin Studenti u vendos pllakë përkujtimore…