Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të projektit “OSHEE Charge” këtë të hënë, më 10 nëntor, njoftoi se brenda vitit të ardhshëm Shqipëria do të hyjë në epokën e sistemit me matës inteligjentë. Rama tha se ky inovacion do të kontribuojë në përmirësimin e procesit të faturimit dhe modernizimin e shërbimit publik të energjisë elektrike, duke e bërë sektorin më efikas dhe transparent. “Në radhë të parë dëshiroj t’iu përcjell një përgëzim atyre që kanë punuar me këtë inovacion dhe që do t’i japin jetë një qasjeje të re, në aspektin e shërbimit publik sa i përket OSHEE-së, e cila do…
Author: tirana
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka vlerësuar progresin e arritur në sektorin energjetik, duke e cilësuar liberalizimin e tregut dhe ndarjen e operatorëve si një proces të suksesshëm që ka sjellë rritje të transparencës dhe eficiencës. Në fjalën e saj, Balluku theksoi se energjia mbetet sot kontribuuesi kryesor në investimet e huaja direkte në vend, me një rritje prej 52% vetëm në këtë sektor, ndërsa në atë të nxjerrjes rritja ka arritur në 162% krahasuar me pesë vite më parë. Sipas saj, këto zhvillime tregojnë rolin kyç që energjia po luan në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. “Avancimi në…
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së sektorit privat në procesin e integrimit europian të vendit, duke e konsideruar atë një sfidë të rëndësishme për muajt e ardhshëm. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë ceremonisë së hapjes së Edicionit të X-të të Shkollës së Integrimit Europian, të mbajtur këtë të hënë, më 10 nëntor, ku Gonzato u pyet nga një përfaqësuese e biznesit mbi rolin e diplomacisë ekonomike. “Faleminderit për pyetjen, jo domosdoshmërisht do përdorja termin diplomaci ekonomike. Jam mjaft i familjarizuar për këtë çështje, mungesa e informacionit në procesin e integrimit në…
Maldivet janë një destinacion ëndrrash për shumë turistë, por gjithashtu është një udhëtim i gjatë dhe i kushtueshëm, shkruan Blathin de Paor në revistën e përditshme irlandeze “RSVP”. Plazhet e pastra me rërë të bardhë dhe ujërat e kristalta tërheqin vizitorë nga e gjithë bota. Megjithatë, udhëtimi atje përfshin fluturime të gjata dhe kosto të lartë. Një javë qëndrimi në një nga vilat e famshme mbi ujë gjatë pikut të sezonit, dhjetor deri në prill, mund të kushtojë mbi 2,300 euro për dy persona – duke mos marrë parasysh koston e fluturimeve. Për fat të mirë, ekziston një alternativë mahnitëse…
Në projektbuxhetin e vitit 2026 është parashikuar një rritje e pagave edhe për ushtarakët duke nisur nga Ushtari IV deri te Gjeneral Lejtnanti. Lajmin e jep ministri Pirro Vengu, i cili thotë se ky është vlerësim për të gjithë ata që shërbejnë me përkushtim. “Më shumë vlerësim për ata që shërbejnë me përkushtim. Rritja e pagave për ushtarakët në Forcat e Armatosura është pjesë e politikës së qëndrueshme dhe vendimeve të Qeverisë Shqiptare për të garantuar kushte më të mira pune dhe jetese”, tha Vengu në rrjetet sociale. Si pritet të rriten pagat për ushtarakët: Ushtar IV: + 2 mijë e 13…
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, gjatë ceremonisë së hapjes së Edicionit të X-të të Shkollës së Integrimit Europian, vlerësoi se Shqipëria ka bërë një proces të jashtëzakonshëm drejt integrimit në Bashkimin Europian. Gjatë fjalës së tij para studentëve, Balla theksoi pjesëmarrjen e lektorëve nga institucione europiane, universitete ndërkombëtare dhe ekspertë rajonalë, duke vënë në dukje se interesi për shkollën po rritet çdo vit. “Ku do ta gjeni veten secili prej jush në përfundim të kësaj shkolle… E theksoj me krenari që ka patur plot lektorë të nderuar nga Komisioni Europian, Parlamenti Europian, universitete ndërkombëtare dhe ekspertë ndërkombëtarë…
Grupi parlamentar demokrat ka vendosur të bojkotoje përkohësisht komisionet parlamentare nisur nga kjo e hënë. Deputetët e PD-së nisën të zbatojnë që sot bojkotin, duke mos u paraqitur në Komisionin e Ekonomisë dhe asaj të të Drejtave të Njeriut.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi zgjedhjet e pjesshme lokale të mbajtura dje në 5 bashki të vendit. 🌹🌹🌹🌹🌹5 bashki🌹🌹🌹🌹🌹5 fitore🌹🌹🌹🌹🌹dhe 5 arsye më shumëpër t’i falenderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht dobësisë ekstreme të opozitës, motit me shi të ditës se djeshme, apo vetë natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk se e stimulojnë pjesëmarrjen.Urime kryebashkiakëve të rinj, nga Bruna, gruaja e parë që do të drejtojë bashkinë e Vlorës;Ervini i dytë i Beratit, i cili me mbi 83% të votave dhe 13 049 vota nga 15 454 të PS në 11 maj për bashkinë Berat, ka…
Sekretariati i Etikës do të mblidhet këtë të hënë në orën 14:00 për marrë vendimin lidhur me kërkesën e socialistëve për përjashtimin nga Kuvendi deri në 60 ditë të kreu të PD-së, Sali Berisha. PS të premten kanë dërguar një kërkesë zyrtare ku kërkojnë përjashtimin e Berishës nga Kuvendi pas deklaratave të tij ndaj ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato. Ata i kanë cilësuar këto deklarata sulm ndaj Gonzatos dhe se Berisha duhet të japë llogari. Sekretariati i Etikës do të shqyrtojë edhe kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e Taulant Ballës. PD në kërkesë shprehen se Balla ofendoi dhe përdori…
Fituesi i zgjedhjeve të pjesshme lokale në Bashkinë e Tepelenës, Gramoz Sako, ka folur për mediat pas shpalljes së rezultatit, duke falënderuar qytetarët dhe Partinë Socialiste për mbështetjen e dhënë. “Pas një fushate të shkurtër, por një fushatë model, një votim që u pa edhe në një kohë me reshje të shumta, ku qytetarët dolën e votuan dhe shprehën vullnetin e tyre, tani na lind detyrimi kryesor im që t’u shërbej qytetarëve në punët e nisura, për ato që kemi projekte. Mirënjohje pa fund qytetarëve të Tepelenës, mirënjohje për PS-në që e kishte përcaktuar fitoren që nga dita e parë…
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka nisur sot bojkotin e përkohshëm të punimeve në Kuvend, duke refuzuar pjesëmarrjen në mbledhjet e komisioneve parlamentare. Vendimi është marrë dje, ndërsa në një mesazh të dërguar deputetëve, kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, ka urdhëruar që asnjë deputet demokrat të mos marrë pjesë në komisione deri në një vendim të ri. “Të hënën, datë 10 nëntor 2025, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ora 12:30, nuk duhet të mungojë askush. Derisa grupi të vendosë, asnjë deputet nuk merr pjesë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ky është një reagim i përkohshëm i grupit parlamentar, derisa…
Senati amerikan ka miratuar një marrëveshje për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë, duke hapur rrugën për zgjidhjen e ngërçit më të gjatë në historinë e vendit. Pas një fundjave negociatash në Washington, një grup i vogël demokratësh iu bashkua republikanëve dhe votuan pro marrëveshjes. Votimi ishte një hap procedural drejt miratimit të kompromisit për financimin e qeverisë, e cila kishte mbetur pa fonde që nga 1 tetori. Pikat kryesore të marrëveshjes përfshijnë: -Rihapjen e qeverisë deri më 30 janar, me mundësinë e një tjetër mbylljeje në fillim të vitit të ardhshëm. -Pagesa për të gjithë punonjësit federalë për kohën…