Author: tirana

Sekretariati i Etikës në Kuvend ka marrë vendim për të përjashtuar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha me 10 ditë pune nga Parlamenti. Vendimi është arsyetuar me argumentin: “Shkelje e nenit 6 të kodit të sjelljes dhe nenit 1 të ligjit nr.10221/2010 për mbrojtjen nga diskriminimi pasi ka targetuar dhe fyer një grup të caktuar”. Partia Socialiste i kishte dërguar një kërkesë Komisionit të Etikës së Kuvendit që të përjashtojë deri në 60 ditë Sali Berishën nga punimet e Kuvendit pas deklaratës së tij nga ambientet e jashtme të Parlamentit, për ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato. Disa orë para se…

Read More

SPAK ka lëshuar urdhër për paraqitjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me hetimet për ngjarjen e “21 Janarit”, ku humbën jetën katër protestues përpara Kryeministrisë. Sipas dokumentit zyrtar, urdhri është firmosur më 7 nëntor 2025 nga prokurori Alfred Shehu, i cili po heton çështjen penale. Në urdhër thuhet se Berisha thirret për t’u marrë në pyetje si person që ka njohuri për rrethanat e dobishme për hetimin, në kuadër të procedimit penal për veprat: “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Shpërdorimi i detyrës”, dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. SPAK ka dërguar thirrjen në adresën…

Read More

Gjykata e Apelit e Parisit urdhëroi lirimin e Nicolas Sarkozy, pas përfundimit të seancës dëgjimore të ish-presidentit të Republikës Franceze. Sarkozy i cili gjatë seancës dëgjimore i përshkroi 20 ditët që kaloi në burg, që nga 21 tetori, si një “makth”, do të jetë nën mbikëqyrje gjyqësore. Gjykata ia ka ndaluar Sarkozisë që të ketë kontakt me ministrin e Drejtësisë Gérald Darmanin, i cili e kishte vizituar në burg në fund të tetorit, një takim që kishte provokuar kritika, kryesisht nga gjyqtarët. Sarkozi do të largohet nga burgu Santé në qendër të kryeqytetit francez më vonë gjatë ditës. Sipas arsyetimit…

Read More

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një moment të rëndësishëm personal, duke bërë të ditur se ka hequr përfundimisht mbushësin e buzëve. Në një foto ku shfaqet pa grim dhe me një pamje të relaksuar, ajo shkroi: “Zyrtarisht, kam larguar ‘filler-in’ nga buzët”. Me këtë postim, Dafina duket se ka zgjedhur t’i rikthehet një pamjeje më natyrale, duke i dhënë mesazh pozitiv pranimit të vetes dhe autenticitetit. Artistja, e njohur për eksperimentimin me stilin dhe për ndryshimet e guximshme, këtë herë ka bërë një hap në drejtim të thjeshtësisë.

Read More

Në selinë e PD-së ka nisur mbledhja e grupit, ku pritet të vendoset për aksionin opozitar në Kuvend, ku është përfolur si opsion edhe bojkoti. Mbledhja e grupit të PD-së është duke u zhvilluar para se në Kuvend të diskutohet projektbuxheti për vitin 2026 dhe pritet të vendoset nëse do të shmangin debatin për buxhetin apo do përplasen me mazhorancën për të. Një pjesë e mirë e deputetëve kanë zgjedhur të hyjnë nga dyert e pasme të selisë së PD, për të shmangur kontaktin me mediat. Po ashtu shumë prej tyre që kanë kaluar nga dera kryesore dhe të tjerë…

Read More

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi foli për përdorimin e Inteligjencës Artificiale në numërimin e rezultatit të zgjedhjeve në bashkinë Tepelenë. Ai tha se leximi dhe analiza prodhoi 100% atë që doli nga numërimi fizik i votimit. “Pamjet filmike u analizuan në kohë reale. Leximi dhe analiza prodhoi 100% atë që doli nga numërimi fizik i votimit. U konstatuan vetëm disa pasaktësi në pjesën e pasme te fletës. Besojmë se në të ardhmen arritja 100% e saktësisë do të varet nga ndërtimi i saktë i protokolleve. Do duhet të behën ndryshime në kodin zgjedhor që rezultatet të konsiderohen zyrtare”-u shpreh Celibashi.

Read More

Humbja e thellë në Berat, ku kandidati i pavarur, i mbështetur nga opozita mori vetëm 16.65% të votave, duhet të shoqërohet me dorëheqje. I këtij mendimi është ish- deputeti i PD-së në Berat, Lefter Maliqi, i cili kërkon largimin e drejtuesit politik të qarkut, Eno Bozdos. Sipas tij, Bozdo duhet të bëjë të njëjtën gjë që bëri edhe Bujar Leskaj kur humbi zgjedhjet e 11 majit në Vlorë. Statusi Qarku Berat “Këmbanë Alarmi” për opozitën dhe dështim pjesëmarrja për Rilindjen. Nga 116 kuti votimi, krenar që ne Lagjen ku kalova femijërinë, kandidati i pavarur doli i pari me 9 vota…

Read More

Policia Rrugore e kryeqytetit ka vijuar me kontrolle të intensifikuara në akset kryesore të qytetit, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve. Gjatë 72 orëve të fundit, janë ndërmarrë masa të shumta ndaj drejtuesve të mjeteve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit, ndërsa janë sekuestruar edhe dhjetëra monopatina elektrike, në zbatim të udhëzimit për ndalimin e përkohshëm të qarkullimit të tyre. Njoftimi: Tiranë/Policia Rrugore vijon kontrollet intensive për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Prioritete të punës së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, gjatë 72 orëve të fundit, ishin:-lirimi i korsive të dedikuara për transport…

Read More

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të projektit “OSHEE Charge”, njoftoi rritjen e pagave për punonjësve në sektorin e energjisë. Ai tha se do të bëhet një indeksim të pagave me 6.1% të 6800 punonjësve të kompanisë së OSHEE. Ndër të tjera kryeministri Rama shtoi se rritje do të kenë edhe elektricistët dhe inxhinierët elektrikë. “Natyrisht që duke qenë pjesë e një strukture që është jashtë financimit të buxhetit të shtetit, burimet njerëzore të OSHEE, nuk përfshihen drejtpërdrejtë nga buxheti në rritjen e pagave, por dua ta them sot që në radhë të parë për 6800 punonjës të kompanisë do të…

Read More

Komisioni i Ligjeve miratoi në parim projektbuxhetin e vitit 2026. Nëntë deputetë votuan pro, ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim. “Projektbuxheti është ngjarja më e rëndësishme për veprimtarinë e një komisioni të përhershëm në kuvend”, tha kreu i komisionit, Ulsi Manja. Më herët, komisioni dëgjoi ministrin e Financave, Petrit Malaj, i cili raportoi pikërisht në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2026. Ai tha se qeveria ka katër fokuse kryesore në këtë projektbuxhet. “Të rrisim nivelin e mirëqenies dhe mbrojtjes sociale për qytetarët tanë; Të garantojmë një rritje ekonomike të qëndrueshme; Të sigurojmë konsolidimin fiskal; Si dhe të përshpejtojmë procesin…

Read More

Gjatë prezantimit të projektbuxhetit, ministri i Financave Petrit Malaj renditi shpenzimet që do të bëhen vitin e ardhshëm për shëndetësinë, bujqësinë, infrastrukturën, mbrojtjen dhe infrastrukurën. Sipas tij fokusi do të jetë në disa vepra infrastrukturore madhore si autostrada Elbasan-Lekaj dhe hekurudha Vorë-Hani i Hotit. Malaj po ashtu sqaroi se hartimi i plotë i Paketës Fiskale ka përfunduar, ndërsa pritet të paraqitet së shpejti për diskutim në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat. Kjo Paketë parashikon faljen e detyrimeve tatimore më të vjetra se 10 vite për bizneset, por jo vetëm. “Shpenzimet e sektorit të shëndetësisë. 400 mijë pacientë me trajtimin e…

Read More

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale të mbajtura të dielën e datës 9 nëntor, duke falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje për angazhimin e tyre. Në një postim në rrjetet sociale, Kurti u shpreh se pas këtyre zgjedhjeve, Vetëvendosje do të qeverisë në shtatë komuna, më shumë se në çdo periudhë tjetër më parë, duke theksuar se ky është rezultat i punës dhe besimit të qytetarëve. “Ju falemnderit për pjesëmarrje në balotazhin e djeshëm të gjithë juve që e ushtruat të drejtën e votës. Treguat…

Read More