Gjatë mbrëmjes së djeshme, policia në bazë të informacioneve ka arrestuar një 25-vjeçar me inicialet S.D. pasi i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, të cilën e kishte të ndarë në doza. 25-vjeçari u kap në fshatin Zëmblak, ndërsa dyshohet se sasinë e kokainës e kishte bërë gati për shitje. Gjatë aksionit policor, u kap po ashtu edhe një mjet ku drejtuesi 20 vjeçar me iniciale A.T. iu gjet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike kanabiss sattiva. Në momentin e ndalimit nga policia, në mjet ka qenë edhe një shtetas tjetër i cili tentoi të largohej me…
Author: tirana
Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, komentoi motivet që kanë çuarr në thirrjen e ish-kryeministrit Berisha në SPAK të premten për t’u pyetur për ngjarjen e rëndë të 21 janarit 2011. Sipas Zogajt, SPAK do të duhet të hetojë disa aspekte të kësaj ngjarjeje të rëndë, që kanë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës, prishjen e provave dhe pastrimin e skenës së krimit. “Është arritur në konkluzionin se kjo është një krim shtetëror, janë vrasje shtetërore dhe nga kjo pikëpamje Gjykata e Lartë i kërkon SPAK-ut që të hetojë në tre aspekte. Një është…
Kjo e martë do të jetë me mot të vranët e cila do të shoqërohet me reshje shiu. Gradualisht pas mesdite reshjet e shiut do të lokalizohen përgjatë zonave malore, por mbrëmja do të risjellë reshje shiu. Temperaturat këtë mëngjes u regjistruan 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalja pritet të arrijë në 17 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi 15 m/s, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.
Një zjarr ka përfshirë në orët e para të mëngjesit katin e parë të një mobilierie në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi në ambientet e brendshme të biznesit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur izolimin e zjarrit dhe shmangien e përhapjes së tij në katet e tjera të objektit apo në bizneset përreth. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të zjarrit.
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë rajonin e Kukësit gjatë natës së kaluar kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të qytetit. Banorët janë zgjuar mëngjesin e sotëm nën zhurmën e gjeneratorëve, të cilët po përdoren nga bizneset e vogla për të siguruar furnizimin me energji elektrike. Autoritetet lokale bëjnë me dije se moti i keq ka shkaktuar gjithashtu rënie gurësh dhe dherash në disa segmente rrugore rurale. Bashkia e Kukësit ka ndërhyrë me mjetet e saj për pastrimin dhe rregullimin e pjesëve të dëmtuara, duke synuar rikthimin e qarkullimit normal në këto zona. Ndërkohë, reshjet…
Dashi Mund të ndihesh i justifikuar në një situatë, pasi balancat e karmës janë në anën tënde. Megjithatë, disa ditë më vonë, mund të ndjesh pendesë. Arsyeja është se hakmarrja është e ëmbël për një çast, por lë një shije të hidhur kur ndërgjegjja të kujton se s’ke vepruar drejt. Demi Edhe pse mund të duash t’i besosh intuitës për të zbuluar të vërtetën, ajo mund të jetë e turbullt për shkak të lëvizjes mbrapsht të Mërkurit. Para se t’u qasesh të tjerëve, sigurohu që ke prova konkrete dhe arsye të forta. Një qasje praktike ndaj informacionit do të të…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti flet me çështjen e formimit të qeverisë së re dhe mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të reja në rast se nuk do të ketë votat e mjaftueshme për mandatarin e ri nga Lëvizja Vetëvendosje. LVV ka propozuar Glauk Konjufcën për mandatar për formimin e qeverisë së re, të cilën ai duhet ta paraqesë për votim para Kuvendit të Kosovës. Albin Kurti nuk mori votat e mjaftueshëm gjatë prezantimit të kabinetit të tij herën e kaluar dhe tashmë mund të ndodhë e njëjta gjë edhe me Glauk Konjufcën. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje tha se…
Sali Berisha do të përballet për herë të parë me SPAK për 21 Janarin. SPAK e ka thirrur ish-kryeministrin që të paraqitet ditën e premte në orën 10:00 para prokurorit të çështjes, Alfred Shehu. Kreu i PD-së pritet të merret në pyetje si person që ka dijeni për vrasjet e 4 protestuesve në bulevard me plumbat që u derdhën nga Kryeministria. Lidhur me këtë situatë, avokati Spartak Ngjela tha një zhvillim i tillë vjen pas presionit ndërkombëtar. ”Koha duhet të kishte ecur përpara, por kjo është pas ndërhyrjes ndërkombëtare, të institucioneve të larta dhe gjyqësore, por edhe politike. Nuk është…
Vetëm 20 ditë qëndroi në burg ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy. Në një reagim të parë, ai falënderoi të gjithë ata që e mbështetën gjatë kohës së vështirë. Ai gjithashtu njoftoi se tani do të fokusohet në përgatitjen për apel. “E vërteta do të triumfojë. Është diçka e qartë që jeta na mëson. Mijëra shprehje mbështetjeje më kanë tronditur dhe më kanë dhënë forcën për të duruar këtë përvojë të vështirë. Ligji është zbatuar. Tani do të përgatitem për apel. Energjia ime është përqendruar ekskluzivisht në vërtetimin e pafajësisë sime. Ajo që mbetet është të shkruajmë fundin e historisë”,-shkruan ish-presidenti.
Nga Eduard Zaloshnja Titulli i kësaj analize është i mjaftueshëm për mos ta vazhduar leximin e saj. Por bëni durim të lexoni edhe 15 fjalitë e mëposhtme.Në pesë bashkitë ku u zhvilluan zgjedhje të pjesshme për kryebashkiakë të djelën, PD-ASHM nuk doli me kandidatë të saj politikë, por përkrahu nominalisht pesë kandidatë “të pavarur”. Dhe këta kandidatë morën vetëm 1/3 e votave që kishte marrë PD-ASHM më 11 maj në territorin e pesë bashkive. Si rrjedhim, gropa elektorale e paparë e 11 majit u tej-thellua më 9 nëntor. Në të pesta bashkitë që ishin në garë më 9 nëntor, diku…
Ekipi kuqezi nisi këtë të hënë në Barcelonë përgatitjet për dy ndeshjet e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ndaj Andorrës dhe Anglisë. Në seancën hapëse stërvitore u stërvitën pjesa më e madhe e lojtarëve që kanë mbërritur, ndërkohë që sonte pritet që grupi të plotësohet me ardhjen e Thomas Strakoshës, Nedim Bajramit dhe Mirlind Daku. Grupi i lojtarëve u stërvit fillimisht në palestër dhe më pas zbriti në fushë për ushtrime të ndryshme taktike. Berat Gjimshiti dhe Arbër Hoxha u stërvitën vetëm në palester, me fokus rikuperimin, duke qenë se kanë luajtur me klubet e tyre dje.…
Këtë të hënë Veljko Paunović mbajti konferencën e parë për shtyp pasi u bë trajner i ekipit kombëtar serb. Dragan Stojkoviç dhe dorëheqjen pas humbjes me Shqipërinë në Leskovc. Serbia grumbullohet për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës. Serbia do të luajë kundër Anglisë në Londër (13 nëntor) dhe Letonisë në Leskovc (16 nëntor). Aktualisht ata janë në vendin e tret në grup me një pikë pas kuqezinjëve dhe tetë më pak se Anglia që kryeson grupin. Në luftën për vendin e dytë që çon në fazën eliminatore, ku ata shpresojnë, nuk kanë më asgjë në dorën…