Fituesja e zgjedhjeve për Bashkinë e Vlorës, Brunilda Mersini, ka folur për mediat mëngjesin e kësaj të hëne, 10 nëntor, pas rezultatit përfundimtar që i dha një fitore të thellë Partisë Socialiste në këtë bashki. “Kjo është një gjë reale. Në momentin që ka një fitore, gjithmonë ka një analizë. Por e rëndësishme është gjithmonë fitorja. Ashtu siç kam takuar çdo ditë qytetarët e Vlorës, do jem një njeri i përkushtuar dhe me një ndjeshmëri për qytetin. Unë jam një grua që vij nga rrugët e qytetit, e njoh ritmin e tij, e njoh energjinë e tij. Jam e përkushtuar…
Author: tirana
Kjo javë do të nisë me mot të paqëndrueshëm, me reshje të dendura të shiut. Dita e sotme pritet të jetë kryesisht i vranët me reshje të shpeshta. Temperaturat këtë mëngjes u regjistruan 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalja gjatë ditës pritet të arrijë 18 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi mesatare.
Procesi i numërimit të votave në bashkinë Mat ka përfunduar, duke konfirmuar fitoren bindëse të kandidatit të Partisë Socialiste, Altin Bojni. Ai ka siguruar 66.54% të votave, përkatësisht 7 mijë e 425 vota, duke lënë pas kandidatin e pavarur të mbështetur nga Partia Demokratike, Eduart Brahilika, me 28.54% (3 mijë e 184 vota), dhe kandidaten e pavarur Suzana Pasha, e cila garoi kundër partisë së saj, PS, me 4.92% (549 vota). Pas shpalljes së rezultatit, Bojni u shpreh i emocionuar dhe falënderues ndaj qytetarëve të Matit për besimin e dhënë. Ai theksoi se do të vijojë me të njëjtin ritëm…
Partia Socialiste është shpallur fituese në të pesta bashkitë ku të dielën u zhvilluan zgjedhjet të pjesshme lokale. Me një pjesëmarrje jashtëzakonisht të ulët, qytetarët në Mat, Berat, Cërrik, Vlorë dhe Tepelenë vendosën që mandatin prej një viti e gjysëm t’ua besojnë kandidatëve të mazhorancës, kjo edhe sepse opozita nuk doli me kandidatët e saj në këto zgjedhje por vendosi të mbështesë kandidatë të pavarur. Në total ditën e dielë në 5 bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet kishin të drejtë vote rreth 334 mijë qytetarë dhe në mbylljen të qendrave të votimit vetëm 18.45% prej tyre kishin ushtruar të drejtën…
Ka nisur numërimi i votave edhe në Bashkinë e Matit, KZAZ 16. Altin Bojni kryeson me 585 vota përballë kandidatit të mbështetur nga opozita, Eduart Brahilika që ka marrë 259 vota. Ndërsa kandidatja e pavarur, Suzana Pasha ka marrë 33 vota.
Përparim Rama kryeson bindshëm në Prishtinë. Në total janë numëruar 251 kuti votimi nga 268. Rama ka marrë 51.49 %, ndërsa kandidati i VV Hajrulla Çeko 48. 51 %. Në një komunikim për mediat, Përparim Rama falënderoi qytetarët për besimin dhe theksoi se “sot fitoi qytetari që kërkon bashkëpunim dhe jo bllokim”. “Sonte vazhdojmë marrëveshjen e besimit do të punojmë për çdo qytetar. Prishtina ka nevojë për bashkëpunim dhe jo bllokim”, tha ai Ndërsa në Mitrovicën e Jugut kandidati i VV ka marrë 53.54 %, ndërsa Arianit Tahiri nga PDK ka marrë 46.37 %.
PD ka vendosur që deputetët e saj të mos shkojë më mbledhjet e komisioneve parlamentare. Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi me anë të një mesazhi dërguar deputetëve thekson fillimisht se asnjë deputet nuk duhet të mungojë nesër në mbledhjen e grupit të PD-së. Sakaq, në pikën e dytë Bardhi jep ultimatum për të gjithë deputetë që nuk do të shkojnë më në mbledhjet e komisioneve parlamentare në Kuvend. Mesazhi i dërguar deputetëve: NJOFTIM I RËNDËSISHËM: Ju falenderoj shumë! Shihemi nesër në mbledhje! KryetariGazment Bardhi
Është mbyllur procesi i votimit në 5 bashkitë që sot shkuan në zgjedhje të pjesshme për të zgjedhur kryetarin e ri. 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë patën të drejtën e votës dhe shprehjes së vullnetit të tyre të lirë, ndërsa qendrat e votimit u hapën në ora 07:00, edhe pse në disa prej tyre pati vonesa. Referuar përcaktimit në kodin zgjedhor, kur data e zgjedhjeve caktohet në periudhën zgjedhore nga 15 tetori deri më 15 nëntor, qendrat e votimit mbyllen në orën 18:00. Në Vlorë numri i qytetarëve që mund të votonin në 232 qendra…
Diar Vokrri ka vendosur të përfaqësojnë Shqipërinë në vazhdim. Për këtë u ftua nga Alban Bushi te përfaqësuesja U-21. Trajneri i Kosovës U-21 ka shpërthyer ndaj Vokrrit. Kështu ka treguar prapaskena që sipas tij kanë ndodhur më parë në ekipin e tij. “Diar Vokrri ka kërkuar vend të garantuar në formacion, gjë që s’ka gjasa as për të e as për ndonjë tjetër. Është e padrejtë të kushtëzohet fanella dardane. Ka thënë pse po e shtini Sadriun në vendin tim, a flitet kështu për bashkëlojtarin? Unë dhe të gjithë kemi vetëm vdekjen të garantuar, asgjë tjetër në këtë jetë! I…
Analisti Roland Bejko, i ftuar në ABC News, theksoi se Sali Berisha po fshihet pas kandidatëve “të pavarur” për të justifikuar humbjen e madhe, që do pësojë në pesë bashkitë e vendit. Ai theksoi se Partia Demokratike e braktisi edhe Florjan Binaj, i cili u prezantua si kandidati “i pavarur” për Bashkinë e Tiranës. Sipas tij, Florjan Binajn e konsumoi mbështetja e Sali Berishës. “Berisha është ai që fshihet pas tyre, deri në momenti që i shpalli. Këtë nuk duan të marrin pjesë në zgjedhje, për të mos shtuar rekordet e humbjes në zgjedhjet. Këta të PD e lanë vetëm…
Geraldo dhe Rozefa janë bekuar me katërnjakë, dy vajza dhe dy djem, të cilët që në ditët e para të jetës, po përballen me një sfidë të madhe. Katër foshnjet kanë nevojë urgjente për tu dërguar për operacion jashtë vendit pasi rrezikojnë të humbasin shikimin përgjithmonë. Dy prej tyre kanë hemorragji në sy për shkak të çarjes së arterieve, ndërsa dy bebet e tjera rrezikojnë po të njëjtat pasoja nëse nuk ndërhyhet në kohë. Për shkak të shpenzimeve të mëdha dhe pamundësisë për t’i mbuluar të gjitha vetë, familjarët kërkojnë ndihmën e shqiptarëve. Nëpërmjet hapjes së një GoFundMe, Geraldo dhe Rozefa…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive dhe votë për kandidatët socialistë në zgjedhjet e pjesshme që po zhvillohen sot në Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë. Duke theksuar se qytetarët po votojnë për të vazhduar rrugën drejt “Shqipëria 2030” – një Shqipëri evropiane me paga dhe pensione më të larta. Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka publikuar një foto me vajzën e tij Melani, Balla u thekson se prej mëngjesit qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit dhe Tepelenës po votojnë për kryebashkiakët e rinj për të vazhduar rrugën drejt…