Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Matit, Altin Bojni ka ushtruar të drejtën e votës. Në një prononcim për mediat, Bojni ka ftuar qytetarët të dalin në votime dhe të ushtrojnë këtë të drejtë. Ai theksoi se e diela i takon qytetarëve për të zgjedhur. “Sot është një ditë shumë e rëndësishme për të ardhmen e bashkisë tonë. E diela është dita e votuesve, dita e vendimit, dita e fjalës së qytetarëve. I ftoj qytetarët të dalin në votime me qetësi dhe me dinjitet. Shumë faleminderit”, tha ai.
Author: tirana
Imazhe të Donald Trump-it që duket se mbyll sytë gjatë një konference në Zyrën Ovale këtë javë, u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale këtë fundjavë, me kundërshtarët e presidentit që ngritën pyetje rreth performancës së Trump-it në detyrë. Trump po merrte pjesë në një konferencë të enjten në lidhje me uljen e çmimeve për ilaçe për humbje peshe, ku ishte së bashku me zyrtarë të tjerë. Në disa momente, sytë e Trump-it dukeshin të mbyllur, dhe në të tjera ai dukej se përpiqej t’i mbante hapur. Ai fërkonte sytë herë pas here. Imazhet shkaktuan kritika të menjëhershme nga kundërshtarët…
Kryeministri Edi Rama ka ftuar qytetarët e pesë bashkive ku do të bëhen zgjedhjet që të votojnë.“MIRËMËNGJES 😊 dhe me ftesën për qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit e Tepelenës, për të votuar sot në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryebashkiakët e rinj, ju uroj një të diel të paqtë”,shkruan Rama.
Ditën e sotme 334.539 mijë qytetarë do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur Kryetarin e ri të bashkisë në Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik. Në qytetin bregdetar të Vlorës, të drejtë vote kanë 171.895 banorë të cilët do të votojnë në 232 qëndra votimi të ndara sipas adresave të tyre. Gara në këtë bashki është mes Brunilda Mersinit e cila përfaqëson Partinë Socialise dhe kandidatëve të pavarur Dionis Sota i cili ka mbështetjen e opozitës dhe Gjergji Nika. Në Berat, të drejtë vote kanë 82.161 banorë të cilët do të votojnë në 116 qendra. Në këtë bashki…
Ministri i Jashtëm rus tha se Rusia po punon për një provë të mundshme me armë bërthamore. Kjo vjen pas një deklarate të Donald Trump se SHBA do të rifillojë provat me armë bërthamore. Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov konfirmoi sot (08.11.) se po punohet për të përmbushur urdhrin që dha Presidenti Vladimir Putin javën e kaluar për të përgatitur propozime për një provë të mundshme armësh bërthamoreruse. Agjencisë shtetërore të lajmeve TASS e citon Lavrovin me fjalët: “Sa i përket udhëzimit të Presidentit Vladimir Putin në takimin e Këshillit të Sigurimit më 5 nëntor, ai është pranuar për…
Këshilltari i majtë në bashkinë e Tiranës, Alfred Muharremi u shpreh besimplotë se Erion Veliaj do të kthehet në drejtimin e kryeqytetit, pas vendimit të Kushtetueses. Në Terminal në A2 CNN, Muharremi tha se Veliajt do t’i shpjegohet dhe “tradhtia” e votës së këshilltarëve për shkarkimin e tij. “Ne shpresojmë që të kthehet në detyrë fizikisht, se ai në detyrë është. Unë e shpresoj të kthehet dhe t’i japim dhe përgjigje dhe duke komunikuar ndoshta edhe ajo normalisht hatërmbetja ndaj anëtarëve të këshillit që citoi Veliaj, t’ia shpjegojmë arsyet se përse ka ndodh. Ky ka qenë një ndër vendimet më…
Autoritetet greke kanë shpëtuar 92 emigrantë të paligjshëm. Emigrantët u shpëtuan pasditen e së shtunës në zonën detare në jug të Gavdosit. Një anije patrullimi e Rojës Bregdetare gjeti dhe shpëtoi 31 të huaj që ndodheshin në një gomone. Të shpëtuarit u transferuan, në portin e Karave të Gavdosit, ku ndodhen 61 persona të tjerë, të cilët u shpëtuan në mëngjes. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore. Autoritetet do t’i transferojnë në strehim të përkohshëm, në Qendrën e Ekspozitave Agia në Hania.
Kapja e disa sasive të mandarinave me përmbajtje pesticidesh të ndaluara ka goditur pothuajse të gjithë fermerët, dhe jo vetëm ata që kanë abuzuar. Në fshatin Xarrë të Sarandës, ku ndodhen sipërfaqe të mëdha me agrume, tregu është tkurrur ndjeshëm në kulmin e prodhimit, si pasojë e lajmeve negative. Për këtë arsye, fermerët e Xarrës, të bashkuar, kanë porositur analizat laboratorike të frutave për të provuar cilësinë e prodhimit të tyre. “Këto janë analizat e kryera nga laboratorë të licencuar, të cilat tregojnë se nuk janë gjetur pesticide të ndaluara. Ne i kërkojmë ndihmë edhe Ministrisë së Bujqësisë për të…
Mbi 1,000 fluturime janë anuluar dhe rreth 3,900 të tjera janë vonuar sot në Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave nga FlightAware. Shkak për ndërprerjet janë problemet me stafin e kontrollorëve të trafikut ajror dhe shkurtimi prej 4% i fluturimeve nga FAA për shkak të mbylljes së qeverisë. Vetëm për të dielën, 820 fluturime janë anuluar, duke shkaktuar kaos dhe vonesa të mëdha për udhëtarët në të gjithë vendin. Mbyllja e qeverisë amerikane është tani më e gjata në historinë e SHBA-së, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 35 ditësh të vendosur në vitin 2019, gjatë mandatit të parë të…
Presidenti francez, Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në Meksikë u shpreh se xhevahiret e vjedhura nga muzeu i Luvrit do të gjenden dhe u zotua të rishikojë sigurinë e muzeut në Paris. Macron theksoi se kanë nisur me arrestimin e një pjesë të bandës që kreu këtë vjedhje. “Xhevahiret do të gjenden, ato do të arrestohen dhe do të gjykohen”, u zotua ai. Lidhur me vjedhjen e muzeut të Luvrit, Macron theksoi se kjo është një mundësi për të dalë edhe më të fortë dhe se ajo që ndodhi ishte një tronditje për të gjithë botën. Më 19 tetor,…
Qeveria shqiptare parashikon zgjerim të administratës publike vitin e ardhshëm. Në projektbuxhetin e vitit 2026 janë planifikuar 87 mijë e 12 punonjës buxhetorë, përfshirë edhe 100 punonjës rezervë për institucionet e qeverisjes qendrore. Në vitin aktual, administrata publike ka në total 86314 punonjës, përfshirë edhe 276 punonjës rezervë për institucionet e qeverisjes vendore. Por, krahasuar me vitin 2024, ku administrata kishte 85 mijë e 274 staf, me projektbuxhetin e 2026, janë shtuar 1 mijë e 838 punonjës të administratës shtetërore. Rritja, sipas projektbuxhetit, lidhet me nevojat për shërbime më efikase dhe mbulimin e disa sektorëve që kanë pasur mungesa personeli.…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përuruar sot dronin e parë të prodhuar në Kosovë, “Skifteri”, i ndërtuar nga kompania “Future Minds Academy” në Gjilan. Në një postim në Facebook, Kurti ka theksuar se ky është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të industrisë vendore të mbrojtjes dhe prodhimit të dronëve. Të ardhmen e industrisë së mbrojtjes dhe avancimit të dronëve luftarakë po e ndërtojmë e zhvillojmë edhe në Kosovë. Shteti ynë po shndërrohet në vend që prodhon. Në Gjilan, bashkë me kryetarin Hyseni, vizituam kompanitë e prodhimit të dronëve ushtarak “Skifteri” dhe dronët civil, nga “Future Minds Academy” dhe…