Pesë bashki të vendit zgjedhin nesër kryebashkiakët e rinj. Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë që pritet të votojnë nesër që prej orës 07:00 të mëngjesit kur do të hapen edhe qendrat e votimit. Referuar përcaktimit në kodin zgjedhor, kur data e zgjedhjeve caktohet në periudhën zgjedhore nga 15 tetori deri më 15 nëntor, qendrat e votimit mbyllen në orën 18:00. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë tashmë materialet zgjedhore. Kutitë e votimit janë shpërndarë përgjatë kësaj të shtunë në KZAZ-të e ngritura në bashkitë e vendit. Në Vlorë numri i qytetarëve do të votojnë…
Author: tirana
Pamjet e filmuara me dron tregojnë shkatërrime të mëdha në Brazilin jugor, pasi një tornado e fuqishme goditi shtetin e Paranës, duke vrarë gjashtë persona dhe duke lënduar më shumë se 400 të tjerë. Stuhia, me erëra që kalonin 250 km/h, shkatërroi shtëpi dhe la një person të zhdukur, duke nxitur shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimin në rrënoja, ndërsa spitalet trajtojnë dhjetëra banorë të lënduar rëndë në një nga katastrofat më të këqija të motit në rajon prej vitesh. Në rrjetet sociale, presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva shprehu solidaritet me viktimat. Sipas meteorologëve,…
Luhatja e temperaturave në këto muaj vjeshte ka bërë që në urgjencën e pediatrisë në QSUT të paraqiten çdo ditë rreth 300 fëmijë për vizitë, me një shtim të ndjeshëm fluksi. Megjithatë, vetëm 10–15% e tyre kanë nevojë për trajtim të specializuar. “Nëqoftëse, flasim për paraqitje urgjence janë 10-15% e rasteve që vërtetë paraqesin një emergjencë spitalore të plotë, defakto hospitalizohen dhe marrin trajtin të mëtejshëm”, tha mjeku Albert Lama. Në grupvirozat që po qarkullojnë tek të vegjlit, infeksionet respiratore të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes janë ato, të cilat po dominojnë në këtë periudhë. Sipas Shefit të urgjencës pediatrike…
Ish-deputetja dhe ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka komentuar situatën aktuale brenda Partisë së Lirisë (ish-LSI), duke shprehur kritika të forta ndaj drejtimit të saj. Sipas Kryemadhit, keqinterpretimi i situatave të shumta ka sjellë shkatërrimin e strukturave të rinisë dhe, më gjerë, të vetë strukturës partiake. “Keqinterpretimi i situatave të shumta shkatërroi strukturën e rinisë. S’ka strukturë partie, ka një tavolinë me katër fytyra që përveçse nuk mbledhin partinë, mendojnë se duke lexuar si deklarata për shtyp intervistat e Ilir Metës bëjnë politikë,” u shpreh ajo në emisionin “Kjo Javë”. Kryemadhi theksoi gjithashtu se, ndonëse nuk ka…
Tatëpjeta e monedhave të huaja përballë lekut, nga njëra anë po shton rezervën valutore, e në tjetrën po dëmton thesarin pasi po mblidhen më pak të ardhura nga sa ishin planifikuar. Për shkak të shtimit të blerjeve të euros në treg nga Banka e Shqipërisë, për të frenuar një tkurrje edhe më të fortë, pra për të mos rënë më poshtë se 96 lekë, vlera më e ulët për këtë vit, rezerva valutore ka arritur në shifra të tjera rekord. Referuar të dhënave zyrtare në fund të shtatorit të këtij viti rezerva valutore arriti në 7.2 miliardë euro, rreth 1.4…
Qeveria britanike po analizon politikat e Danimarkës për të ulur emigracionin e paligjshëm. Media britanike Sky News raporton se ministrja e Brendshme, Shabana Mahmood, ka dërguar zyrtarë në Kopenhagë për të studiuar sistemin danez të kontrollit kufitar dhe të azilit, një nga më të ashprit në Evropë. Në qendër të vëmendjes janë rregullat e rrepta për ribashkimin familjar dhe qëndrimet e përkohshme për refugjatët, të cilat Danimarka i aplikon për të frenuar fluksin migrator. Mahmood pritet të shpallë ndryshime të mëdha në sistemin britanik të emigracionit më vonë këtë muaj. Megjithatë, në Partinë Laburiste ka ndarje të forta mbi këtë…
Ndryshimi i motit ka prekur të gjithë vendin ndërsa në disa qytete janë regjistruar problematikat e para. Në qytetin e Elbasanit, reshjet e shiut dhe era kanë sjellë rrëzimin e pemëve në rrugë. Nga rrëzimi i pemëve është vështirësuar qarkullimi tek rruga “Janaq Kililica” në Elbasan. Këtë të shtunë janë regjistruar edhe përmbytje në Gramsh. Rrugët u bllokuan nga uji për shkak të reshjeve të shiut dhe breshërit.
Presidenti amerikan Donald Trump la të kuptohet sot një mundësi kompromisi për të kapërcyer bllokadën e qeverisë federale. Trump ka nxitur republikanët të ridrejtojnë fondet federale që aktualisht shkojnë tek kompanitë e sigurimeve shëndetësore nën ligjin Affordable Care Act, në mënyrë që ato të shkojnë drejtpërdrejt tek qytetarët. Presidenti i SHBA shkroi në rrjetet sociale se ky hap po ndërmerret në mënyrë që ata të mund të blejnë vetë kujdes më të mirë shëndetësor dhe të ulet shpenzimi. “Unë propozoj për republikanët e Senatit që qindra miliarda dollarë që aktualisht marrin kompanitë e sigurimeve, të cilat thjesht nxjerrin para duke…
Një humbje e madhe për botën e muzikës italiane, dirigjenti i njohur Peppe Vessicchio ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare. Një artist i dashur, kompozitor, dirigjent dhe figurë televizive e njohur, ai u shua këtë pasdite në spitalin San Camillo të Romës, ku ishte shtruar për pneumoni intersticiale. “Rai” shkruan se familja e tij ka kërkuar respektim të privatësisë dhe ceremonitë mortore do të zhvillohen në formë tërësisht private. I lindur në Napoli më 17 mars 1956, Vessicchio ishte një nga dirigjentët më të dashur dhe të njohur në skenën muzikore italiane, i vlerësuar për ndjeshmërinë e tij artistike dhe…
Dyshja është përballur gjatë karrierës së tyre, pasi kanë ndjekur trajektore të ngjashme, të dy duke shkëlqyer te Manchester United përpara se të bashkoheshin tek Reali i Madridit. Si Beckham ashtu edhe Ronaldo e kanë tejkaluar futbollin për t’u bërë ikona botërore, duke u futur në botën e modës dhe duke marrë vëmendje edhe për pamjen e tyre. Tema nëse Ronaldo është më i bukur se Beckham u ngrit kur portugezi u shfaq në Piers Prezantuesi deklaroi me entuziazëm se Beckham nuk ishte “në të njëjtën nivel” me Ronaldon si lojtar, por e pyeti yllin nëse e konsideronte veten me…
Ka nisur shpërndarja e bazës materiale në Vlorë për qendrat e votimit. Shpërndarja ka nisur në KZAZ nr. 84 të Bashkisë Vlorë ndërsa do të vijoj edhe në tre KZAZ e tjera. Në KZAZ nr. 84 të Bashkisë Vlorë ka nisur sot shpërndarja e bazës materiale për procesin zgjedhor. Kryetari i kësaj KZAZ-je, Romarjo Meminaj, deklaroi se procesi po zhvillohet normalisht dhe pa asnjë problematikë. Sipas Meminajt, të gjitha qendrat e votimit janë tashmë të përgatitura për të marrë materialet zgjedhore, duke garantuar që gjithçka të jetë gati në kohë për ditën e votimit. Në këtë KZAZ janë gjithsej 68…
Qindra fluturime në aeroportet më të ngarkuara të SHBA-ve po anulohen këtë fundjavë, ndërsa linjat ajrore po reduktojnë shërbimet për shkak të mbylljes së zgjatur të qeverisë. Siç shkruan Associated Press, deri tani, ngadalësimi i urdhëruar nga qeveria që nisi të premten nuk ka shkaktuar ndërprerje të mëdha, por ekspertët paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet, veçanërisht nëse anulimet shtohen me afrimin e Festës së Falenderimeve. Ka shqetësime për ndikimin që kjo situatë mund të sjellë në qytetet dhe bizneset që varen nga turizmi, si dhe për vonesat në dërgesat e mallrave që mund të ndikojnë në furnizimin e dyqaneve…