Me një projektbuxhet 100 milionë euro më shumë se viti që po lëmë pas, vëmendja për Ministrinë e Mbrojtjes, ndikuar nga 5%-shi i imponuar nga NATO, duket se është në nivelet e saj më të larta historike. Situatat destabilizuese globale dhe frontet e luftës më afër se kurrë, detyrojnë edhe Shqipërinë të nisë planifikimin e armatosjes. Me këtë ide, Shqipëria planifikon që mes viteve 2028-2030 të investojë 10 miliardë lekë, ose rreth 103 milionë euro për blerjen e një anije patrulluese luftarake. Planifikimi është që 20% e vlerës, 2 miliardë lekë të paguhen në 2028-ën, ndërsa pjesa tjetër të paguhet…
Author: tirana
Biletat e ndeshjes Andorrë-Shqipëri kanë avulluar në më pak se 48 orë. Federata e Futbollit ka njoftuar se stadiumi “Nou Estadi” do të jetë i mbushur plot dhe nuk ka më bileta në shitje për këtë sfidë. Stadiumi i ri i Andorrës ka kapacitet 5,600 vende dhe nuk duket e vështirë që për një ndeshje ndërkombëtare të ketë pjesëmarrje masive nga ana e tifozëve. Por, interesant është fakti që për herë të parë në vitet e fundit Andorra njofton “Sold Out” biletash, në një kohë që për duelin e një muaji më parë kundër Serbisë tribunat ishin bosh dhe prezentë…
Të dielën do të ripërsëriten zgjedhjet në 18 komuna të Kosovës ku asnjë nga kandidatët nuk arriti të marrë, më 12 tetor, mbi 50 përqind të votave. Në raundin e parë, vetëm në 20 nga 38 komuna arritën të nxjerrin me një votë të qartë popullore të zgjedhurit e rinj vendor. Balotazhi i ditës së nesërme në Kosovë konsiderohet edhe si një test se për ku shkon mbështetja popullore për forcat kryesore politike, çka do të jetë përcaktuese edhe për pushtetin qendror, përveç atij lokal. Garë më e fortë politike më 9 nëntor, dhe që pritet me interes të madh,…
Pas një aksioni gati 3 javor të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për tregtimin e pesticideve në vendin tonë, janë vënë 9 gjoba, janë dhënë 33 paralajmërime, 5 subjekte u bllokuan, 2 licenca farmacish bujqësore u revokuan si dhe janë bllokuar gati 4 tonë pesticide, kontrabandë dhe të skaduara. Të paktën këto janë shifrat e publikuara prej datës 16 tetor e deri më tani nga AKU, në faqen zyrtare në rrjetet sociale. Pas këtij ‘aksioni’ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se mblodhi në një takim grumbullues, eksportues, importues dhe fermerë, për të diskutuar mbi problematikat e punës së tyre. “Fokusi i…
Fëmijët dhe adoleshentët në Shqipëri përballen me një sërë sfidash që ndikojnë në shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Të dhënat më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se bullizmi online, dhuna dhe problemet e shëndetit mendor janë përhapur në mënyrë shqetësuese edhe në vendin tonë. Gati gjysma e vajzave adoleshente dhe 1/3 e djemve të moshës 11-15 vjeç kanë shfaqur ankesa që lidhen me shëndetin mendor. Sipas OBSH-së, 47% e vajzave dhe 31% e djemve të kësaj grupmoshe raportojnë të paktën një herë në javë shqetësime si dhimbje koke, nervozizëm apo ndjesi mërzitjeje. “12% e fëmijëve dhe adoleshentëve…
Bashkitë do të kenë më shumë para në dorë vitin e ardhshëm. Buxheti vendor për 2026 arrin në 97.7 miliardë lekë, me një rritje rreth 9% krahasuar me vitin 2025, duke e çuar peshën në ekonomi në 3.52% të PBB-së. Rritje që vjen si pjesë e decentralizimit financiar dhe rritjes së shërbimeve vendore. Shtylla kryesore e financimit mbeten transfertat nga qeveria qendrore. Transferta e pakushtëzuar rritet me 1.62 miliardë lekë, ndërsa totali i mbështetjes së drejtpërdrejtë nga buxheti qendror për bashkitë shkon në 58.4 miliardë lekë. Por si ndahet ky fond mes bashkive? Lista kryesohet bindshëm nga Tirana, e cila…
Emigrimi dhe plakja e popullsisë po bëjnë që bizneset në vend t’i hedhin gjithnjë e më shumë sytë nga vendet aziatike dhe afrikane për të importuar fuqi punëtore. Me mbarimin e sezonit turistik, tashmë duket se të huajt që vijnë, punësohen më shumë në sektorë që kërkojnë fuqi fizike. “Ndryshimi i sektorit të punës ndihet menjëherë pas sezonit të verës, për shkak se gjatë sezonit thuajse të gjitha bizneset që interesohen për punonjës janë kryesisht për punonjës sezonalë dhe janë pjesë e sektorit të turizmit. Pas shtatorit fillon kërkesa nga bizneset që janë të fokusuara te industria e rëndë, ku…
Paketa fiskale ose thënë ndryshe grupi i ndryshimeve tatimore që qeveria ka propozuar për të shoqëruar projektbuxhetin e vitit 2026, përfshin falje të detyrimeve tatimore si dhe një sërë rikthimesh tatimesh, në disa raste edhe rritje të tyre. Paqja fiskale do të jetë edhe një ndër risitë e kësaj pakete e cila do të falë detyrimet dhe gjobat e vjetra 10-vjecare deri në vitin 2014 ndërsa për vitet e tjera lehtësi me kushte. Në këtë linjë lehtësuese paketa fiskale vijon edhe për fermerët me një shtysë të drejtpërdrejtë, pasi kompensimi i TVSH-së rritet në 10% të vlerës së faturave të…
Ish-mbrojtësi legjendar i Milanit, Serginho (1999-2008 me kuqezinjtë), ka folur me zemër të hapur nga Milano për dhimbjen më të madhe të jetës së tij dhe për kujtimet e arta që e lidhin me klubin kuqezi. Në një intervistë të gjatë dhe emocionale, braziliani kujton humbjen e djalit, Diego, vitet e lavdisë me Milanin dhe raportin e veçantë me Silvio Berlusconin. -Serginho, le ta fillojmë me temën më të dhimbshme. Pak më shumë se një vit më parë, në gusht të 2024-s, humbët djalin tuaj Diego. Si e përballoni një tragjedi të tillë? Fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar atë…
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti flet rreth qeverisë së re, mandatin e krijimit të së cilës e ka marrë Glauk Konjufca. Ai lëshoi një paralajmërim të nënkuptuar, duke thënë se nëse nuk votohet Konjufca, do të ketë zgjedhje të reja në dhjetor të këtij viti. Nëse qeveria Konjufca 1 arrin të krijohet, atëherë zgjedhjet e reja do të jenë në prill, kur edhe do të duhet të zgjidhet presidenti i ri. “Opozita e ka në dorë që ta zgjedh rrugën e mëtejshme. Ose Kurti 2.5 drejt zgjedhjeve në dhjetor, ose Konjufca 1 drejt zgjedhjeve në prill. Secila prej tyre,…
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar datën 4 dhjetor që katër kandidatët prokurorë që garojnë për postin e Kryetarit të ri të SPAK, të shpalosin platformën e tyre dhe të japin intervistën përballë anëtarëve të KLP-së. Kanidatët Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho, do të parqiten me 4 dhjetor në ambjentet e KLP-së për të shpalosur strategjinë e tyre në drejtimin 3 vjeçar të SPAK. Më 20 tetor, KLP kualifikoi si të vlefshme të gjitha kandidaturat garuese dhe tashmë gjatë muajit nëntor, do kryhen verifikime në pastërtinë e figurës dhe integritetit profesional dhe përshtatshmërisë së tyre.…
Trajneri i Kombëtares U21, Alban Bushi publikoi këtë të shtunë listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore ndaj Moldavisë dhe Ukrainës që kuqezinjtë e vegjël do t’i zhvillojnë në kuadër të përgatitjeve të Euro 2027. Tekniku foli për këto zgjedhje të tij ku risi është grumbullimi i Vokrrit nga skuadra e Ballkanit. ”Lista është pothuajse e njëjtë me ndeshjen e fundit ndaj San Marinos. Ka shumë pak ndryshime. Kemi dy mungesa shumë të rëndësishme si Zylyf Muça mbrojtës i djathtë dhe Enes Osmani mbrojtës i majtë, janë zëvendësuar nga Vokrri dhe disa të tjerë. Mendoj që Vokrri është…