Sekretariati i Etikës do të vendosë të hënën për përjashtimin deri në 60 ditë të Sali Berishës nga punimet e Kuvendit. Socialistët kërkuan zyrtarisht të premten, me firmë të 12 deputetëve, ndëshkimin e kreut të PD-së me përjashtim nga jeta parlamentare, pas deklaratës me nota ofenduese të bërë në drejtim të ambasadorit të BE në vendin tonë Silvio Gonzato, pasi ky i fundit kishte bërë thirrje të votohej si pjesë e përafrimit me legjislacionin e BE, ligji për Barazinë Gjinore.
Author: tirana
Mjë person është gjetur i pajetë pranë hekurudhës në afërsi të qytetit të Peqinit. Personi i pajetë është i seksit mashkull mbi 60 vjeç. Ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së tij, ndërkohë që dyshimet paraprake janë se mund të ketë pësuar infarkt. Në vendngjarje ka mbërritur Policia, e cila ka dërguar trupin për ekspertizë, për të mësuar mbi shkaqet e vdekjes. Identiteti i viktimës është ende i paidentifikuar, ndërkohë që në orët në vijim pritet të dalin të tjera detaje.
Drejtoria e Burgjeve i ka dhënë leje Lulzim Berishës për të marrë pjesë sot në varrimin e të atit, për harkun kohor 12-30 me 16:00. Ai ndodhet në qeli në burgun e Durrësit, dhe do të shoqërohet në masa të rrepta sigurie. 1 vit e 3 muaj pas arrestimit në Spanjë, Lulzim Berisha u ekstradua në Shqipëri më 18 mars.
Kuvendi miratoi me 77 vota pro të mazhorancës projektligjin e shumëdebatuar “Për barazinë gjinore”. Të shumtë kanë qenë ata që kanë kritikuar këtë vendim mes tyre edhe komunitetet fetare. At Konstandin Prifti i Kishës Ortodokse në Vlorë, shprehet se para marrjes së vendimit Këshilli Ndërfetar kanë dalë në një deklaratë të përbashkët për mosmiratimin e këtij ligji, duke theksuar se njohin vetëm konceptin burrë-grua. “Ky ligj para se të miratohej, Këshilli Ndërfetar ku marrin pjesë Komuniteti Mysliman, Kisha Ortodokse, Kisha Katolike, Protesante dhe Komuniteti Bektashi kanë dalë në një deklaratë të përbashkët për mosmiratimin e këtij ligji. Kisha predikon gjithmonë…
265 efektivë të Policisë së Vlorës që do të marrin pjesë në procesin zgjedhor këtë të dielë, dhe kanë zhvilluar instruktazhin e fundit përpara datës së zgjedhjeve. Shpëtim Hasanaliaj, nën-drejtor i Policisë së Vlorës ka drejtuar sesionin e fundit të trajnimit për Policinë e Vlorës. Hasanaliaj ka shpjeguar për të gjithë efektivët e Policisë mënyrën se si duhet të sillen ditën e procesit zgjedhor dhe numërimit të votave. Ka dhënë porositë e fundit për të gjithë efektivët, si duhet të vëzhgojnë ambientet zgjedhore, KZAZ-të apo qendrat e votimit. Po ashtu ka caktuar për çdo efektivë policie të gjitha detyrat që…
Kryeministri Edi Rama thotë se buxheti për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale për vitin 2026 do të jetë 1 miliardë euro. Për herë të parë në vitin 2026 do të hapet një linjë financimi për të gjithë të sëmurët me kancer, që përdorin barna të shtrenjta. Rama premtoi gjithashtu për të gjitha gratë që kanë kaluar kancerin e gjirit se rikonstruksioni i plotë i gjirit do të mundësohet nga shteti. Po ashtu premtoi rritje të pagave për mjekët, infermierët, farmacistët, laborantët dhe teknikët gjatë vitit 2026. Shefi i Ekzekutivit shtoi se viti 2026 do të jetë viti i futjes së inteligjencës…
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Shkodër bën me dije se ka bllokuar një kamion me 25 ton misër që vinte nga Serbia. Bllokimi u bë në doganën e Hanit të Hotit teksa kamioni ishte duke hyrë drejt Shqipërisë nga Mali i Zi. Shkak është bërë prania në sasinë e misrit të aplatoxinë B1 e cila ka dalë mbi normat e lejuara për Shqipërinë. Kjo normë sipas burimeve për vendet e BE është e lejueshme, por në Shqipëri jo, për shkak se ka norma të tjera. Në këtë mënyrë AKU në Shkodër ka bërë bllokimin e sasisë prej 25 ton të misrit…
Është ekstraduar nga Britania drejt vendit tonë, Mikel Hoxha, 33 vjeç. Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Durrës më datë 13.12.2021, e ka dënuar me 5 (pese) vjet burgim për veprat penale “Plagosje e Rende me Dashje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”. Mikel Hoxha, është nipi i ish-deputetit të PDIU-së, Dritan Bici. Përmbledhje e ngjarjes Ngjarja për të cilën është dënuar dhe shpallur në kërkim Mikel Hoxha ka ndodhur në qytetin e Gramshit në datën 6 qershor 2018 ku në sheshin e qytetit ka pasur të shtëna me armë…
563 vite më parë në Kishën e Shën Trinisë në Mat është shkruajtur “Formula e pagëzimit”, dokumenti i parë i gjuhës shqipe. Më 8 Nëntor të vitit 1462, u mbajt një kuvend kishtar i kryesuar nga Arqipeshkvi i Durrësit, Pal Engjëlli, mik e bashkëpunëtori i ngushtë i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Pushtimi osman në viset shqiptare shkaktoi një shtyrje dhe çrregullime jo vetëm në organizimin fetar, por në tërësi në të gjithë fenë katolike. Kuvendi pati qëllimin kryesor të diskutohej dhe të merreshin vendime e urdhëresa të rëndësishme për të rregulluar gjendjen ekzistuese në të gjithë besimin katolik.…
E shtuna shënoi një aksident fatal në aksin rrugor Lezhë–Milot, duke shkaktuar vdekjen e shoferit dhe pasagjerit në njërën prej makinave. Sipas policisë, shkaku kryesor i aksidentit që i mori jetën drejtuesit Ramazan Harapi dhe pasagjerit Agim Harapi, ishte edhe pozicionimi i gabuar në karrexhatë i automjetit me shofer 33-vjeçarin Ardit Gjeçi, i cili rezultoi në gjendje të dehur. Shoferi i dehur është arrestuar në flagrancë nga blutë, ndërkohë që grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Gjashtë persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën në një zjarr që shpërtheu mëngjesin e sotëm në një depo parfumesh në Dilovasi, në pjesën veriperëndimore të Turqisë, raportuan mediat turke. Sipas pamjeve të transmetuara nga rrjeti televiziv privat turk NTV, dy kate të një ndërtese të përdorur si depo dhe fabrikë parfumesh u shkrumbuan nga zjarri, shkaqet e të cilit ende nuk dihen.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë vijojnë goditjet ndaj armëmbajtjes pa leje dhe veprimtarive kriminale. Njoftimi i plotë Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve, operacioni policor i koduar “Gun Expert”, i ndjekur me metoda speciale hetimi. Sekuestrohen 4 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme armësh. Furnizonte grupe kriminale me armë zjarri, vihet në pranga 46-vjeçari që përdorte taksinë e tij për të shmangur kontrollet policore. 46-vjeçari i implikuar edhe më parë për të njëjtin aktivitet kriminal. Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e…