Author: tirana

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin publik se për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave në Republikën e Kosovës, të cilat do të mbahen të dielën më 9 nëntor 2025, Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve, duke garantuar integritetin e procesit zgjedhor. Në këto zgjedhje janë angazhuar së bashku rreth 80 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët do të qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor, me qëllim të procedimit…

Read More

Me vendim të Gjykatës Kushtetuese, Erion Veliaj vijon që të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës. Pavarëisht kësaj, ai vijon të jetë i izoluar në qeli me vendim të GJKKO-së. Çështja përfundoi në Kushtetuese pas votimit në Këshillin Bashkiak për shkarkimin e tij dhe më pas firmosjen nga Këshilli i Ministrave e në fund shpallja e zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë nga presidenti Begaj. Alfred Muharremi, anëtar i Këshillit Bashkiak nga radhët e PS-së, ka arsyetuar dhe vendimin për të votuar shkarkimin e kryetarit. Ai thotë se vendimi ishte politik dhe se nuk kishte të bënte me çështjen për të…

Read More

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban është pritur nga presidenti Donald Trump, jashtë Krahut Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë. Sipas mediave të huaja, i pyetur nëse do të takohet me Vladimir Putinin në Budapest, Trump u përgjigj duke thënë “gjithmonë ka një shans”. Të dy udhëheqësit do të shkojnë në Zyrën Ovale, ku do të zhvillohet edhe takimi zyrtar mes tyre. Nafta ruse është e vetmja fushë ku aleatët kanë pasur dallime në qëndrime dhe kjo është diçka për të cilën ka të ngjarë të pyeten të dy liderët nga gazetarët.

Read More

”Big Brother Kosova Vip 4” po afrohet me shumë pritshmëri dhe lista e pjesëmarrësve po zbulohet gradualisht. Në mesin e banorëve të zgjedhur këtë vit do të jetë edhe Saranda Hoda, e njohur gjerësisht si Sada Hoda, një personazh shumë i dashur dhe i komentuar në publik. Sada, e cila vjen nga Gjakova, u bë e njohur për publikun përmes reality-show-t ikonë “Shpija e Kosovës”. Historia e saj jetësore, e cila kombinon sfidën dhe frymëzimin, bëri që ajo të fitonte menjëherë simpatinë e publikut, duke u shndërruar në një prej figurave më të pëlqyera të formatit.

Read More

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka bërë me dije se ka nisur prishja e objekteve dhe hapja e rrugës për investimin në Tregun e Rusit. ”Po hapet rruga për një investim që do ta kthejë këtë hapësirë në një markatë moderne, me kushte dhe standarde bashkëkohore për tregtarët dhe qytetarët”,-shkruan Beci. Postimi i plotë Nisi prishja e objekteve dhe hapja e rrugës për investimin në Tregun e Rusit! Në Tregun e Rusit ka nisur puna për prishjen e objekteve pa leje, të cilat kishin zënë hapësirën publike dhe pengonin funksionimin e markatës së re, si dhe zhvillimin e projektit të…

Read More

Zv/kryeministrja dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori pjesë në takimin e 6-të të Partneritetit për Bashkëpunim Transatlantik në Energji (P-TEC), që po zhvillohet në Athinë. ”Takimi i 6-të i Partneritetit për Bashkëpunimin Transatlantik në Energji shënon fillimin e një bashkëpunimi më të ngushtë mes Departamentit të Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian dhe veçanërisht vendeve të Europës Qendrore dhe Jugore”. Sipas saj, Sekretari i Energjisë, Chris Wright ka adresuar një vizion frymëzues që kishte në qendër sigurinë energjetike, bashkëpunimin transatlantik, por mbi të gjitha bashkërendimin e shteteve për të minimizuar impaktin e gazit…

Read More

Përparimi i pandalshëm i inteligjencës artificiale po ndryshon rrënjësisht botën e punës. Eksperti i inteligjencës artificiale Jon Hernández paralajmëron se kjo është vetëm fillimi. Sipas tij, deri në vitin 2026 çdo punë që kërkon kompjuter mund të kryhet nga IA. “Kjo teknologji do të zëvendësojë pothuajse të gjitha punët, pa asnjë dyshim”, deklaron Hernández. Edhe pse avantazhet janë të dukshme, përpunimi më i shpejtë i të dhënave, përmbledhje librash, menaxhim tekstesh dhe kursim kohe, pasojat në tregun e punës mund të jenë të rënda. Eksperti thekson se valën e parë të humbjeve të vendeve të punës do ta ndiejnë praktikantët,…

Read More

Ben Blushi tregon se libri i tij më i ri që është një roman, tashmë është i botuar në kopjet e para dhe do të jetë gati për Panairin e Librit. Përmes një postimi në Facebook, Blushi ka ndarë disa detaje, ku titullin e ka mbajtur ende sekret, por tregon që kopertinën e ka bërë djali i tij. ”Romani është shkruar për 75 ditë duke hequr nja dy weekende, ka 221 faqe, kushton aq sa e meriton, është 20 për qind më i shkurtër se versioni i parë”. Postimi i plotë Isha sot në shtypshkronjë për të pritur kopjet e…

Read More

Forca të shumta të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Policisë Bashkiake ndërhynë sot në një kantier ndërtimi në zonën e Farkës, ku po ngriheshin disa objekte 2-3 katëshe në shkelje flagrante të lejes së ndërtimit. Me anë të shpërthimit të telekomanduar, IMT ka tentuar shembjen e këtyre vilave. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje, ku jep edhe një mesazh. Për të operacioni nuk do të ndalet askund dhe përballë askujt. Për kreun e qeverisë nuk mund të ndërtosh vila të shtrenjta për qëllime fitimi në kurriz të komunitetit. ”Nuk mund të ndërtohen vila të shtrenjta për qëllime fitimi…

Read More

Nga Sandër Lleshaj, ish-ministër i Brendshëm Shpikja e pandalshme e temave të reja është metoda më efikase për të harruar dhe mbuluar me tym zjarret reale. Dhe që kjo gjë të funksionojë mirë, duhet që temat që hidhen në mjedisin publik të jenë përtej arsyes dhe sa më pranë absurdes. Krejt ashtu duket edhe ideja e fundit për të shtuar një dhomë tjetër në Kuvendin Shqipërisë, a thua se vendit tonë nuk i mjaftojnë marrëzitë që prodhohen në dhomën aktuale, aq sa paska nevojë për të shtuar kapacitetet e prodhimit të tyre me një organ të ri. Rrallë të qëllon…

Read More

Pas vendimit të Kushtetueses në favor të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, disa personazhe të njohur publikë kanë reaguar në mbështetje të tij. Veliaj reagoi sot për herë të parë me anë të një postimi në Instagram për vendimin e Gjykatës Kushtetuese në favor të qëndrimit të tij në krye të Bashkisë së Tiranës. Nën komentet e postimit të kryebashkiakut nuk kanë munguar mesazhet mbështetëse nga figura të njohura për publikun shqiptar, si reperi Noizy, aktori Ermal Mamaqi apo aktorja Ariola Demiri. “Let’s goooo”, shkruan Noizy. Ndërkohë Ermal Mamaqi ka reaguar me emoji “<3”. Edhe aktorja dhe ish-banorë e “Big…

Read More

Sam Smith ka zbuluar se i është nënshtruar një operacioni liposuksioni pasi ishte bullizuar në shkollë për peshën e tij. Këngëtari i cili është jo-binar dhe përdor përemra gjinorë neutralë, ka shpjeguar se pesha ishte “gjëja më e vështirë” që duhej ta përballonte gjatë adoleshencës. Duke folur në podcastin Podcrushed, Sam, 33 vjeç, pranoi se çuditërisht, pesha ishte arsyeja kryesore pse e tallnin, gjatë viteve në një shkollë katolike në Hertfordshire, gjë që çoi në vendimin për të bërë liposuksion në gjoks në moshën 13-vjeçare. “Kam bërë operacion në gjoks kur isha 13 vjeç, sepse më ishte zhvilluar gjoksi”,-shpjegoi Sam…

Read More