Author: tirana

Pas vendimit të Kushtetueses në favor të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, disa personazhe të njohur publikë kanë reaguar në mbështetje të tij. Veliaj reagoi sot për herë të parë me anë të një postimi në Instagram për vendimin e Gjykatës Kushtetuese në favor të qëndrimit të tij në krye të Bashkisë së Tiranës. Nën komentet e postimit të kryebashkiakut nuk kanë munguar mesazhet mbështetëse nga figura të njohura për publikun shqiptar, si reperi Noizy, aktori Ermal Mamaqi apo aktorja Ariola Demiri. “Let’s goooo”, shkruan Noizy. Ndërkohë Ermal Mamaqi ka reaguar me emoji “<3”. Edhe aktorja dhe ish-banorë e “Big…

Read More

Sam Smith ka zbuluar se i është nënshtruar një operacioni liposuksioni pasi ishte bullizuar në shkollë për peshën e tij. Këngëtari i cili është jo-binar dhe përdor përemra gjinorë neutralë, ka shpjeguar se pesha ishte “gjëja më e vështirë” që duhej ta përballonte gjatë adoleshencës. Duke folur në podcastin Podcrushed, Sam, 33 vjeç, pranoi se çuditërisht, pesha ishte arsyeja kryesore pse e tallnin, gjatë viteve në një shkollë katolike në Hertfordshire, gjë që çoi në vendimin për të bërë liposuksion në gjoks në moshën 13-vjeçare. “Kam bërë operacion në gjoks kur isha 13 vjeç, sepse më ishte zhvilluar gjoksi”,-shpjegoi Sam…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga kantieri i punimeve për fushën e re të futbollit pranë shkollës sportive “Benardina Qerraxhia” në Durrës. Sipas Ramës, puna po ecën me ritme të mira. ”Kantieri i punimeve për fushën e re të futbollit pranë shkollës sportive “Benardina Qerraxhia” po ecën me ritme të mira. Një investim që do të shërbejë për stërvitjen e talenteve të reja të futbollit shqiptar”,-shkruan Rama.

Read More

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri thotë se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po kërcënohet nga politika. Kapri theksoi se Partia Mundësia qëndron në mbështetje të SPAK-ut, teksa i bëri thirrje edhe partnerëve ndërkombëtarë që të reagojnë. “Janë kërcënuar prokurorët e SPAK-ut. Altin Dumani vetë tha para dy ditësh se presioni është i përditshëm, kërcënimet ndaj prokurorëve kanë shkuar deri në rrezik për atentate. E gjithë kjo është shoqëruar me censurë dhe heshtje të orkestruar. Ne dënojmë me forcë sulmet ndaj SPAK-ut dhe i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të ngrejë zërin pa vonesa”, tha Kapri. Sipas…

Read More

Ministrja e Europës dhe e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi një takim me të rinjtë e programit kombëtar të praktikave në MEPJ. Në takim u diskutua për diplomacinë e hapur ndaj talenteve të reja, prioritetet për Shqipërinë Europiane. Spiropali thotë se prezantimi në Kuvend i ligjit për shërbimin e jashtëm, do të krijojë më shumë hapësira dhe mundësi për të pasuruar diplomacinë shqiptare me potencialin e të rinjve. “Një diplomaci më e hapur ndaj talenteve të reja, ndër prioritetet e mandatit për Shqipërinë Europiane. U takova mëngjesin e sotëm me të rinjtë që ndjekin Programin Kombëtar të Praktikave të…

Read More

Disa qindra hektarë me tokë do të gjenden nën ujë çdo fund-vjeshtë e dimër. Paralajmërimeve nga Banka Botërore se këtë vit vendi rrezikon edhe më shumë përmbytje, qeveria iu është përgjigjur duke rritur pak buxhetin në dispozicion të bashkive për ujitjen dhe kullimin. Vitin e ardhshëm 61 njësive të pushtetit vendor do t’iu ndahen gati 1.2 miliardë lekë nga 1 miliard këtë vit. “Janë shumë bashki që nuk munden. Duhet një flotë mjetesh, të cilat bashkitë nuk i kanë. Duhen shumë para për t’i blerë ato. Ndaj në këto raste bashkitë të ndihmojnë njëra-tjetrën”, tha Adelina Farrici, Drejtoreshë e Shoqatës…

Read More

Një shtëpi bari, zbuluar të dielën e 2 nëntorit në Malësinë e Madhe në Shkodër, është një nga operacionet e fundit të policisë përgjatë vitit 2025. Në 12 qarqe Policia e Shtetit ndihmuar sërish nga Guardia di Finanza italiane, gjeti dhe asgjësoi 213,856 bimë dhe fidanë kanabis. Krahasuar me vitin 2024, shifrat janë më të ulëta, me 137,705 rrënjë e fidanë më pak. KANABIS I ASGJËSUAR 2025: 213,856 bimë dhe fidanë2024: 351,561 bimë dhe fidanë Prej disa vitesh qarku i Shkodrës konfirmohet në krye të listës, me mbi 87% të rasteve të zbuluar në këtë territor, dhe një total prej…

Read More

Deputetja e PS-së, Iris Luarasi në një deklaratë për shtyp, tha se ligji për barazinë gjinore synon të zbatojë në praktikë parimin kushtetues të barazisë mes grave dhe burrave dhe nuk krijon “gjini të reja”, siç pretendojnë kundërshtarët e tij. Për të akuzat se ligji kërcënon familjen tradicionale apo “legalizon 70 gjini” janë gënjeshtra të përhapura qëllimisht. “Në realitet, ky ligj nuk shton asnjë realitet të ri ligjor. Ai nuk krijon kurrsesi gjini të reja, vetëm synon të garantojë barazi reale midis dy gjinive që janë burrë dhe grua”, theksoi ajo, duke shtuar se nëse do të dikush do të…

Read More

Ish-drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit pranë SPAK, Aida Hajnaj pas përfundimit të mandatit dhe mosrikandidimit, kërkon të rikthehet në postin e mëparshëm, në Policinë e Shtetit. Më parë Aida Hajnaj mbante postin e zv,drejtoreshës së Përgjithshme në Policinë e Shtetit, ndërkohë në këtë departament është hapur gara për plotësimin e vakancës. Referuar këtyre ngjarjeve, Hajnaj i është drejtuar Gjykatës Administrative ku ka bërë dhe padi. Aida Hajnaj kërkon pezullim të konkursit derisa gjykata të shpallë vendimin. Hajnaj ka drejtuar BKH-në për 5 vite ndërsa mandati i saj përfundoi më 1 shtator të këtij viti. Edhe pse ka të drejtën…

Read More

Mesazhet e shkëmbyera midis zv.kryeministres dhe ministres Belinda Balluku dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi të cilat janë përfshirë nga SPAK-ut si prova në dosjen e akuzës ndaj numrit dy të qeverisë, kanë nxjerrë në dritë një marrëdhënie që kalon kufijtë e Shqipërisë. Këto mesazhe tregojnë për një komunikim të drejtpërdrejtë që përfshin edhe lobimin e nivelit më të lartë nga pala turke. Lobimi i liderve apo përfaqësuesve të lartë të shteteve të mëdha për kompani të caktuara është i njohur edhe në vendin tonë. Rasti më i prekshëm është ai i Rrugës së Kombit, e cila ju dha një…

Read More

Sali Berisha thotë se Partia Demokratike do të bëjë gjithçka për anulimin e ligjit për barazinë gjinore. Mbrëmë pas shumë detash në Kuvend, me 77 vota pro dhe 36 kundër u miratuar në parim projektligji për barazinë gjinore. “PD nuk pajtohet me këtë ligj. Ajo do ndërmarrë të gjitha hapat kushtetuese, do rikonsiderojë referendumin dhe çdo gjë të mundshme dhe të nevojshme për anulimin e këtij ligji, i cili në fakt përmbys rendin juridik të shtetit shqiptar pasi rrëzon të paktën 4 nene të Kushtetutës. Pasi rrëzon Kodin e Familjes. Rrëzon Kodin Civil. Kodet, pra, të cilat përbëjnë bazën juridike…

Read More

Ministrja Belinda Balluku në takimin Partneriteti për Bashkëpunim Transatlantik në Energji (P-TEC), organizuar nën kujdesin e Departamentit Amerikan të Energjisë, qeverisë greke dhe Qendrës Globale të Energjisë në Këshillit Atlantik, me pjesëmarrjen e Sekretarit të Energjisë së SHBA, Chris Wright dhe ministrave të Energjisë nga Europa Qendrore dhe Lindore. “Në fokus, siguria dhe diversifikimi i burimeve energjetik, duke pasur në vëmendje uljen e ndikimit të gazit rus në Europë, por edhe bashkëpunimin mes vendeve përmes korridoreve të reja të furnizimit, duke nxitur zhvillimin e infrastrukturës dhe investimet e përbashkëta. Shqipër mbetet e përkushtuar të kontribuojë në këto përpjekje për një…

Read More