Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot sërish vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që ktheu Erion Veliaj në detyrë. Në Podkasin e tij “Flasim”, kreu i qeverise e konsideroi situatën e krijuar si një ngërç absurd, ndërsa iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, duke thënë që të lërë të lirë Veliajn. “Unë dua të theksoj diçka tjetër, çfarëdo është thënë nuk ka thënë të vërtetën lidhur me arsyen e shkarkimit të kryetarit të bashkisë nga qeveria, si rrjedhojë e vendimit të marrë nga PS në këshillin bashkiak. E vërteta është e thjeshtë, Tirana duhet drejtuar, nuk mund të jetë trup pa kokë. Kryeqyteti i…

Read More

Parku i liqenit të Paskuqanit po frekuentohet nga gjithnjë e më shumë qytetarë të të gjitha moshave. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga puna e përditshme në këtë park. Parku i Ri i bashkisë Kamzë është kthyer në model të forcës së transformimit të gjelbëruar me 32 mijë pemë, për të shërbyer si një tjetër pol ekoturistik i qarkut të Tiranës. Parku i Liqenit të Paskuqanit ka tashmë pedonalen e re, ndërsa infrastruktura e parkut përfshin sheshpushime dhe korsi biçikletash. Liqeni i Paskuqanit, nga një vend ferrash e plehrash është kthyer në mushkëri të gjelbër për…

Read More

Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podkastit “Flasim”, përsëriti sërish rritjen e pensioneve në bazë bonusi mujor. “Ky do të jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve, përveç se do të marrin këtë dhjetor bonusin e plotë, nga janari do të kenë rritje më të shtrirë muaj për muaj bazuar mbi logjikën e bonusit përmbi indeksimin e përvitshëmn. Ky moment do të vazhdojë vit pas viti dhe pensioni do të rritet duke shkuar dhe përputhur me objektivat ambicioze të vendosura dhe të shpallura gjatë fushatës elektorale. Konkretisht, pensioni urban me vitet e plota të punës do të shkojë 40 mijë lekë të reja nga 27 350 sot. I…

Read More

Një 39-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike, është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë. Ekstradimi u bë i mundur falë bashkëpunimit të ngushtë mes Interpolit Tirana dhe Interpolit Roma. Shtetasi me inicialet E. H. akuzohet se ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që gjatë vitit 2021 ka trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria drejt vendeve të ndryshme të Europës. Njoftimi: Interpol Tirana Ekstradohet nga Italia, një tjetër pjesëtar i grupeve kriminale të implikuara në trafikimin e lëndëve narkotike, nga Shqipëria në Europë. Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë…

Read More

Marrëveshja e paprecedentë e pagës prej 1 trilion dollarësh për Elon Musk u miratua nga aksionarët e Tesla-s gjatë mbledhjes së përgjithshme vjetore të firmës, me 75% të votave dhe duartrokitje të mëdha nga publiku. Musk, i cili tashmë është njeriu më i pasur në botë, do të ketë mundësinë të përfitojë një shpërblim të jashtëzakonshëm nëse përmbush objektiva të caktuara për rritjen e vlerës së tregut të Tesla-s gjatë dekadës së ardhshme. Nëse Musk arrin të rrisë vlerën e kompanisë nga 1.4 trilionë dollarë në 8.5 trilionë dollarë, si dhe të aktivizojë një milion automjete Robotaxi, ai do të marrë qindra…

Read More

Projekti për hekurudhën Tiranë-Durrës dhe shtesa në Rinas pritet të ketë vijim të punimeve edhe gjatë vitit të ardhshëm, duke planifikuar që të ndërhyhet në stacionin e 11 i cili është lënë jashtë projektit aktual. Kjo parashikon sjelljen e Stacionit në kryeqytet nga Terminali, që është stacioni final në variantin fillestar. Referuar projekteve që do të financohen nga projektbuxheti i vitit të ardhshëm rezulton se qeveria ka parashikuar 400 milionë lekë apo 4.1 milionë euro për “Zbatimin e projektit të linjës hekurudhore terminali i transportit publik – stacioni i trenit Tiranë (4km), si zgjatim i linjës hekurudhore Durrës – Tiranë”.…

Read More

Raporti vjetor i BE-së mbi progresin e vendeve kandidate të BE- së drejt anëtarësimit, tregon një BE që po përgatitet për valën e ardhshme të zgjerimit. Brukseli thotë se ”momenti për një BE më të madhe është aty – por jo çdo vend po ecën me të njëjtin ritëm”. Komisioni Evropian ka prezantuar raportin e tij vjetor të zgjerimit, duke vlerësuar procesin e pranimit të shteteve që aspirojnë të bashkohen me Bashkimin Evropian: Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia, Serbia, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Turqia. Në krye të grupit të kandidatëve për në BE janë dy vendet ballkanike, Mali i Zi dhe Shqipëria, ndërsa Ukraina dhe Moldavia kanë bërë hapa të rëndësishëm pas dorëzimit të aplikimeve…

Read More

Kjo e premte do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike. Ditën e sotme do të ketë alternime të vranësirave dhe motit të kthjellët. Temperaturat këtë mëngjes u regjistruan 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalja gjatë ditës pritet të arrijë në 18 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 7m/s, duke krijuar në brigjet detare 3 ballë.

Read More

Në një ngjarje të pazakontë ka ndodhur në Shtëpinë e Bardhë, ku një punonjës i kompanive të mëdha farmaceutike i ra të fikët gjatë aktivitetit të organizuar për njoftimin e çmimit të ilaçeve për humbje peshe, që u mbajt në Zyrën Ovale. Shtëpia e Bardhë e konfirmoi incidentin, por theksoi se personi përkatës është ndjerë mirë pas pak çastesh dhe mori ndihmën e nevojshme mjekësore. Pjesëmarrësit në ngjarje përfshinin përfaqësues nga dy kompani farmaceutike të njohura, Novo Nordisk dhe Eli Lilly, të cilat prodhojnë medikamente të njohura për humbje peshe, si Ozempic dhe Zepbound. Incidenti i papritur, megjithatë, nuk pengoi…

Read More

Ecuria më e stabilizuar e kursit të këmbimit e përmirësoi rezultatin financiar të Bankës së Shqipërisë për vitin 2024. Sipas pasqyrave të audituara financiare të Bankës Qendrore, rezultati financiar neto neto për vitin 2024 ishte me fitim në vlerën e 5.2 miliardë lekëve. Rezultati u rikthye në vlera pozitive pas dy vitesh radhazi me humbje në shifra të mëdha. Për vitin 2023, Banka e Shqipërisë kishte raportuar humbje neto në vlerën e 27 miliardë lekëve, ndërsa në vitin 2022 humbjet kishin vlerën e afërsisht 17.7 miliardë lekëve. Faktori me impaktin kryesor në ecurinë e rezultatit të Bankës së Shqipërisë në…

Read More

Mesazhet e shkëmbyera midis Belinda Ballukut dhe ish-drejtorit të ARRSH Evis Berberi zbulojnë një fakt mjaft të rëndësishëm, që është lobimi i presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan për kompaninë ASL, fituese e tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Në njërin prej mesazheve që kanë rrjedhur në media nga dosja hetimore lexohet qartë shprehja “Kjo është një shoqëri që ka ndërtuar një tunel autostradë 2xl 4 km në Turqi dhe është gjithashtu një shoqëri që Presidenti e njeh, e vlerësion dhe e përdor si referencë”. Ky mesazh në anglisht i mbërritur në adresë të ministres Balluku nga pala turke dhe…

Read More

Deputetja e PS-së Zegjine Çaushi iu drejtua me ironi deputetit të PD, Klevis Balliut, duke i thënë se ai është i fundit që mund të flasë për administratën dhe të akuzojë mazhorancën. ”Si mund të dalë një bukurosh këtu dhe të na flasë për administratën. Ti je i fundit që mund të dalësh këtu dhe të flasësh. Më dëgjo bukurosh, më dëgjo se do të rifreskoj memorien ty dhe kolegëve. Ti përveç se vjen nga një fis i bukur, vjen dhe nga një familje hajdutësh, hajdutësh rrugësh madje, dhe vjen dhe bërtet se mendon se si ti bëjnë të gjithë.…

Read More