Author: tirana

Flamingot dhurojnë shfaqje magjike natyrore në Parkun Kombëtar “Divjakë-Karavasta”. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të flamingove që fluturojnë mes lagunës dhe pishave, duke e kthyer këtë park edhe në një destinacion të veçantë të ekoturizmit në Shqipëri. Flamingot jetojnë gjithmonë në grupe, që nga grupet e vogla deri në qindra-mijëra. Zogjtë ngrihen në ajër në grup dhe fluturojnë me qindra kilometra gjatë periudhës së shtegtimit. Fluturimi bëhet duke formuar radhë të gjata ose në formë V-je, derisa të arrijnë në vendmbërritjen e tyre një liqen me ujë të kripur, që është vend i shkëlqyer për të ngritur folenë e…

Read More

Fusha e re e futbollit pranë shkollës së Mjeshtërisë Sportive “Benardina Qerraxhia” në Durrës po përfundon në kohë rekord si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes Federatës së Futbollit dhe Bashkisë së Durrësit. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako inspektuan sot nga afër ecurinë e punimeve në këtë projekt të rëndësishëm që do të shërbejë për stërvitjen e fëmijëve të akademisë “Elite Youth” të FSHF-së, duke krijuar kushte optimale për zhvillimin e talenteve të reja të futbollit shqiptar. Fusha është ndërtuar me tapet artificial modern, ndërsa FSHF ka marrë përsipër shtrimin e tapetit,…

Read More

Sjellja e Sali Berishës ndaj ambasadorit të BE në Tiranë, nuk u pranua nga vetë Bashkimi Europian. Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një kërkesë për falje Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, e cila dënoi sulmet e Sali Berishës për ambasadorin Silvio Gonzato, lidhur me orientimin e tij seksual. ”Kërkojmë ndjesë për mënyrën fyese me të cilën një ligj shumë fisnik, plotësisht i përafruar me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin, është keqpërdorur për të shtrembëruar perceptimin publik, si dhe për mënyrën se si Ambasadori i BE-së është përdorur për një qëllim kaq të…

Read More

Albulena Haxhiu një prej zërave më të afërt të Albin Kurtit, konfirmon se mandati për krijimin e qeverisë i është dhënë Glauk Konjufcës, ndërsa ka hedhur akuza të forta ndaj opozitës për bllokimin e institucioneve dhe për urrejtje ndaj Vetëvendosjes e Kurtit personalisht. “Konjufca është person unifikues, i dytë më i votuari në vend, dhe propozimi ynë ka ardhur për të shmangur një krizë të re politike. Ne kërkojmë votimin e buxhetit dhe një qeveri të përkohshme, para se vendi të shkojë sërish në zgjedhje”, tha Haxhiu, duke theksuar se opozita, sipas saj, po e mban peng shtetin “nga inati…

Read More

Komisionerja për Zgjerimin e BE, Marta Kos ka reaguar për gjuhën e përdorur nga Sali Berisha ndaj ambasadorit të BE në Tiranë Silvio Gonzato, lidhur me orientimin e tij seksual. Ishte Berisha ai që apeloi ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato t’u thotë shqiptarëve se cila direktivë e BE bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore. ”Ka fëmijë, ka pasur grua, ka marrë vendimet e tij më pas, siç e ka shpjeguar, se nuk dua të merrem me jetën e tij personale fare. Kështu që ligji nuk ka asgjë të përbashkët. Le t’u thotë shqiptarëve se cila direktivë e BE bën…

Read More

Dafina Zeqiri është rikthyer pas pauzës së ëmbël, dhe sot ka publikuar projektin e shumëpritur, këngën e saj më të re “Ku shkove natën”. Ky projekt i paralajmëruar kohë më parë nga vetë artistja u prit me padurim dhe entuziazëm të madh nga fansat e saj. Kënga përmban një kombinim të veçantë të ritmeve nostalgjike dhe një teksti emocional. “Ku shkove natën” shfaq Dafinën në një dimension më të thellë artistik, duke treguar aftësinë e saj për të lidhur emocionet me muzikën në mënyrë autentike dhe magjepsëse. Përveç këngës, projekti është shoqëruar edhe me një videoklip tërheqës, ku Dafina shfaqet…

Read More

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca dhe dy komisioneret e AP, Ahmet Prenci e Besnik Dedja kanë vizituar këtë të enjte në ambientetet e IEVP, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Vizita është bërë në kuadër të verifikimeve për disa ankesa të adresuara tek AP nga Veliaj. Po ashtu, Avokatja e Popullit ka zhvilluar një takim edhe me ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka. Në mënyrë periodike komisionerët dhe Avokatja e Popullit vizitojnë institucione penitenciare për të monitoruar edhe kushtet e përgjithshme të trajtimit të individëve që ju privohet liria.

Read More

Nga Ardit Rada Në Shqipëri një dosje që hapet mjafton për të shpërthyer një gjyq publik. Zakonisht ky gjyq bëhet shumë përpara se të flasë drejtësia. E njëjta histori po përsëritet tani me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila është vënë në qendër të një fushate politike që po e trajton hetimin si dënim. Opozita shqiptare u përfshi me shpejtësi në këtë valë akuzash, pa pritur e pa parë asnjë dokument zyrtar. Të gjitha deklaratat politike të ditëve të fundit janë ndërtuar mbi pasazhe të pjesshme të dosjes hetimore, që përmbajnë komunikime telefonike mes Ballukut dhe vartësve…

Read More

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi gjatë diskutimit të raportit vjetor të Departamentit të Administratës Publike, ngriti shqetësimin për përdorimin politik të administratës publike nga qeveria gjatë procesit zgjedhor. Ai tha se raporti i Komisionit Europian e vërtetoi në mënyrën e vet, ku edhe shtoi që raporti i ODIHR i bëri një radiografi të hidhur politizimit të administratës publike. ”Për herë të parë, OSBE/ODIHR e ka vendosur në krye të raportit të saj shqetësimin për kushtet e pabarabarta të lojës në zgjedhje, për shkak të përdorimit masiv të administratës publike nga partia në pushtet”,-deklaroi Bylykbashi. Ai shtoi se politizimi i administratës…

Read More

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se rezultatet e Shqipërisë të pasqyruara në progres-raportin lidhur me negociatat për anëtarësimin në BE. Gjatë fjalës në Kuvend, Balla iu përgjigj opozitës dhe për raportin e OSBE-ODIHR për parlamentaret e 11 majit, duke i kujtuar mbi 40 ankesat e depozituara në KQZ, për të cilat nuk është paraqitur asnjë provë nga pretendimet e tyre. ”Ne kemi rënë dakord dje në konferencën e kryetarëve që të kemi një ditë të posaçme debati, sa i përket raportit të OSBE-së Odirit. Me pas këtë, e kemi dakordësuar me një votë unanime këtu,…

Read More

”Ka vetëm dy gjini: mashkull e femër”, u tha në protestën që u mbajt para Kuvendit, ku aktivistët e familjes kundërshtojnë projektligjin, duke e cilësuar atë si një kërcënim për familjen tradicionale. Paçka disa ndryshimeve në nenin 4, që mazhoranca thotë se qartëson gjininë si burrë dhe grua, sipas organizatorëve të “Koalicionit Pro Familjes dhe Jetës”, projektligji krijon hapësira për abuzime dhe bie ndesh me familjen tradicionale shqiptare. Ata paralajmëruan sërish protesta. Në të njëjtën linjë kundërshtie janë shprehur edhe përfaqësues të komuniteteve fetare. Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, dhe Arqipeshkvi i Shkodrës, Giovanni Peragine, gjatë një takimi për 35-vjetorin…

Read More

Kongresmenia demokrate, Nancy Pelosi do të japë dorëheqjen në fund të mandatit të saj në janar të vitit 2027, duke mbyllur një karrierë të gjatë në skenën politike amerikane. Pelosi ishte e para grua që shërbeu si Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve dhe udhëhoqi partinë Demokratike në dhomën e ulët të Kongresit nga viti 2003 deri në 2023. Në një video mesazh, ajo njoftoi largimin e saj pas gati katër dekadash në Kongres, duke u kujtuar për aftësinë e saj të jashtëzakonshme politike dhe ndikimin në çështjet kryesore kombëtare.

Read More