Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë që kur Gjykata Kushtetuese i dha të drejte dhe e riktheu në detyrë. Me anë të një postimi në Facebook, Veliaj përshëndeti vendimin, duke thënë “drejtësia kushtetuese foli”, ndërsa thekson se “vendimi nuk ishte një vendim për të më kthyer mandatin mua, por për t’ua kthyer atyre që ju përket, popullit të Tiranës”. Sipas Erion Veliajt, Gjykata Kushtetuese rivendosi jo thjesht një mandat, por dinjitetin e ligjit dhe besimin se shteti ka ende busull. “Unë do të bëj çdo gjë që është në dorën time, që puna të vijojë, dhe do të…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se paketa e Paqes fiskale është përfshirë në projektbuxhetin e vitit 2026, teksa theksoi se është konceptuar për të forcuar bashkëpunimin mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes. Kreu i qeverisë theksoi se ky proces do të realizohet në dy forma kryesore, ndërsa paketa e paqes fiskale do të përfshirë falje për të gjitha sipërmarrjet me detyrime të prapambetura. Sipas Kryeministrit, sipërmarrjet do të përfitojnë: Edi Rama: Paqja fiskale është një paketë e shkruar, e konceptuar për të forcuar bashkëpunimin mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes, epo ashtu anasjelltas. Do mbyllim çështjet e vjetra për të forcuar këtë bashkëpunim. Por si do të…
Operacioni kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për ata që ndërtojnë pa leje, përtej lejes, apo për qëllime fitimi, ka nisur e po shtrihet në zonat rreth Tiranës, ku ndërtuesit, mbikqyrësit, inspektorët, që kanë shkelur kushtet e lejeve për vila e godina të shtrenjta, do të përballen me masat administrative e penale, që parasheh legjislacioni në fuqi. Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu ishte sërish sot në Farkë, ku theksoi se çdo ndërtim pa leje apo tejkalim i saj do të ndëshkohet me gjobë, kallëzim penal dhe prishje të menjëhershme. Koçiu theksoi se “kontrollet kanë treguar se abuzimet…
Një grup deputetësh socialistë kanë kërkuar përjashtimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha deri në dy muaj nga punimet e Kuvendit, pasi ata pretendojnë se ka ofenduar ambasadorin e Bashkimit Evropian në vendin tonë. Shkresa drejtuar Kuvendit I nderuar Kryetar i Kuvendit, Në seancën plenare të datës 6 nëntor 2025, deputeti Sali Berisha ka bërë deklarata publike fyese, denigruese dhe diskriminuese ndaj Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, z. Silvio Gonzato, duke cenuar jo vetëm dinjitetin personal të përfaqësuesit diplomatik, por edhe imazhin institucional të Kuvendit të Shqipërisë. Ky veprim përbën shkelje të rëndë të etikës parlamentare dhe cenim…
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Sekretariatit të Etikës përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Kuvendit të deputetit Taulant Balla. Opozita pretendon se gjatë seancës së datës 6 nëntor, Taulant Balla ka përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës. Bashkëlidhur kërkesa e plotë:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) nën drejtimin e Prokururisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë K.K., me detyrë Trupë Shërbimi/ Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenet 84 dhe 248 të Kodit Penal. Arrestimi u bë i mundur pasi ditën e djeshme, punonjësi i policisë (jashtë shërbimit) në bashkëpunim më babain e tij, shtetasin D.K., për motive të dobëta kanë kanosur dhe dhunuar fizikisht shtetasin B.K., i cili ka…
Një ditë pas përplasjeve mes Policisë Bashkiake dhe përfaqësuesve të Myftinisë Shkodër për heqjen e një tabele me thënie profetike në afërsi të Xhamisë Ebu Beker, situata ka marrë zhvillime të reja. Myftinia Shkodër ka njoftuar sot ndalimin e punimeve që po kryheshin në zonën përreth xhamisë Parruce, pjesë e një projekti të Bashkisë Shkodër. Në një njoftim, institucioni fetar deklaron se punimet po zhvilloheshin në “truallin vakëf”, pronë e Myftinisë. “Myftinia Shkodër njofton se ndalon vazhdimin e punimeve të projektit të Bashkisë Shkodër, të cilat po zhvilloheshin në truallin vakëf të saj, pranë Xhamisë Parrucë”, thuhet në njoftimi e…
Në prag të zgjedhjeve të pjesshme në pesë bashki, Policia e Shtetit ka njoftuar se ka hartuar një plan të detajuar masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Kështu, siç bëhet me dije përmes një njoftimi për mediat, 612 punonjës dhe automjete policie do të angazhohen për ruajtjen e 473 qendrave të votimit dhe 9 objekteve të KZAZ-ve, si dhe për shoqërimin e materialeve zgjedhore. Strukturat e posaçme hetimore të Policisë do të monitorojnë çdo tentativë për tjetërsimin e votës, ndërsa qytetarët dhe subjektet politike apelohet të respektojnë ligjin për një proces zgjedhor të qetë dhe të sigurt. Plani…
Trajneri Silvinjo ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Andorrës dhe Anglisë. Tekniku kuqezi ka përzgjedhur 25 futbollistë. Lista e plotë:Portierë: Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku, Indrit Tuci Grumbullimi i Kombëtares nis të hënën, më 10 nëntor, në Barcelonë, ku kuqezinjtë do…
Dy ditë para zgjedhjeve të pjesshme që do të bëhen në 5 bashki të vendit, kryeministri Edi Rama ka mbledhur kandidatët e PS në podkastin e tij “Flasim”. Gjatë një bashkëbisedimi me kandidaten e Vlorës, Brunilda Mersini, kreu i qeverisë i dha asaj disa direktiva, ku me kryesorja ishte porosia për drejtoret e bashkisë. Rama tha se të gjithë drejtorët e bashkisë duhet të paraqiten të parët në punë dhe të largohen të fundit. Gjithashtu, kreu i qeverisë i kërkoi kandidates për kryetare bashkie “ që të presë degët e nepotizmit në bashki”. “Shpresoj mirë që ata drejtorët të vijnë në…
Dje në Drejtorinë e Përgjithshme, drejtues të lartë të DPPSH u mblodhën për të diskutuar për strukturën e re drejtuese. Ky diskutim u zhvillua pa praninë e mediave dhe struktura e re nuk u bë publike. Burime bëjnë me dije se struktura e re do të përbëhet nga 6 departamente kryesore. Departamenti i Policisë Kriminale, kufirit, marrëdhënieve ndërkombëtare, rendi dhe siguria, shërbimet mbështetëse dhe IT. Të 6 departamentet përbehen nga disa drejtori, siç është edhe përbërja e strukturës aktuale. Mëson se me strukturën e re bie në sy një fuqizim i departamentit të Policisë kriminale duke dobësuar departamentet e tjera…
Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podcastit “Flasim”, u ndal në ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, duke e cilësuar atë si “përparim të pashembullt”. “Shqipëria ka bërë një përparim të jashtëzakonshëm në procesin e integrimit, duke hapur 5 grupkapituj në vetëm 11 muaj. Shpresojmë që deri në fund të vitit të hapim edhe grupkapitullin e fundit”, tha Rama. Kryeministri kujtoi gjithashtu skepticizmin që kishte hasur më herët kur kishte deklaruar se negociatat e anëtarësimit do të mbyllen deri në vitin 2027. “Disa e përçmonin atë që unë thosha se në 2027 do mbyllim…