Author: tirana

Një operacion është kryer ditë e sotme nga Policia e Shtetit në zonën e Sukthit në Durrës.ABC News mëson se janë kontrolluar një numër i lartë banesash dhe kapanonesh. Objektiv i këtij operacioni është Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”. Burime thonë për “ABC News” se operacioni po zhvillohet për llogari të hetimeve që SPAK po zhvillon për tjetërsimin e pronave në Gjurin e Lalezit. Laho është personazh i njohur për policinë dhe drejtësinë. Ai ishte në makinë me ish-prokurorin Arjan Ndoja, kur këtij të fundit iu bë atentat në vitin 2019. Nga sulmi me armë mbeti…

Read More

Durrësi është përfshirë nga një mot i paqëndrueshëm, pezullohet lundrimi i tragetit Durrës-Bari dhe anasjelltas, anijet e tonazhit të mesëm dhe peshkarexhat janë urdhëruar të qëndrojnë në kalatë. Mbrëmja e së mërkurës është shoqëruar me reshje shiu në Durrës, që janë intensifikuar mëngjesin e sotëm, por pa krijuar problematika në qytet. Ndërkohë, si pasojë e motit të paqëndrueshëm është pezulluar lundrimi i trageteve të linjës Durrës – Bari dhe anasjelltas. Kapiteneria e portit të Durrësit konfirmon se mbrëmjen e sotme nuk do të ketë lundrime nga të dyja drejtimet, si nga porti i Barit, ashtu dhe nga i Durrësit. Edhe…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë pamje të reja nga qyteti historik i Gjirokastrës, duke vënë theksin te rikthimi në jetë i sahatit dhe kambanores, monumente që prej kohësh ishin jashtë funksioni. Pamjet tregojnë sahatin dhe kambanorën e restauruar, që tashmë janë rikthyer si pjesë e gjallë e peizazhit kulturor të qytetit-muze. Ky projekt vjen si pjesë e nismave për rigjallërimin e trashëgimisë kulturore dhe turizmit në jug të vendit. “MIRËMËNGJES 😊 dhe me sahatin e rijetëzuar dhe kambanoren që jehon përtej luginës së Drinosit, si kujtesë e një qyteti ku edhe gurët flasin, por edhe si dëshmitare e…

Read More

Temperaturat kanë pësuar një rënie të ndjeshme në zonat verilindore të vendit, të cilat janë përfshirë nga reshje shiu dhe bore. Në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, reshjet kanë qenë kryesisht në formë bore. Njësitë administrative të thella si Shishtaveci, Zapoti, Topojani, Gryk-Qaji, Arreni dhe Kalisi janë zbardhur nga bora, duke sjellë një pamje të vërtetë dimërore. Deri në këto momente nuk janë raportuar probleme në qarkullim apo furnizim. Megjithatë, drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, për shkak të lagështisë dhe mundësisë së akullit në rrugë.

Read More

Kjo e enjte do të jetë nën mbizotërimin e reshjeve të dendura të shiut. Reshjet e shiut do të jenë të përhapura në të gjithë territorin e Shqipërisë, Temperaturat nga ana tjetër vijojnë të kenë rënie, teka në mëngjes u regjistruan 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalja pritet të arrijë në 15 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi mesatare deri në 23m/s, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 6 ballë.

Read More

Dashi Ka rrezik qe situata ne çift te jete mjaft e tensionuar gjate kësaj dite. Si ju ashtu edhe partneri do kërkoni te dale e juaja dhe kjo do e acaroje paksa atmosferën. Beqaret ende nuk do jene te sigurte për atë qe duan te bëjnë me jetën e tyre sentimentale dhe do ngurrojnë te pranojnë edhe ftesat. Financat nuk do jene as shume te kënaqshme, por dhe as shume problematike. Demi Edhe pse nuk do kujdeseni fare sot për jetën tuaj ne çift, gjerat do ecin për mrekulli pranë partnerit. Kjo fale mbështetjes se te gjithë planetëve. Beqaret ka…

Read More

Nga data 12 tetor 2025 do të nisë zbatimi i sistemit të ri të menaxhimit të kufijve për hyrje daljet në Bashkimin Europian për të gjithë qytetarët që janë jashtë vendeve të unionit, përfshirë edhe shqiptarët. Në njoftimin e publikuar nga delegacioni i Bashkimit Europian ën Tiranë bëhet e ditur se nga 12 tetori sistemi i ri do të regjistrojë në hyrje dhe dalje të dhënat nga dokumenti i udhëtimit, datat e mbërritjes dhe të largimit, si edhe të dhënat biometrike si shenjat e gishtave dhe imazhi i fytyrës. BE njofton se për këto nuk do të duhet të kryhet…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Danimarkë, ku do të marrë pjesë në takimin e shtatë të Komunitetit Politik Europian, i cili do të bashkojë 47 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga i gjithë kontinenti, në Kopenhagë. Rama u mirëprit nga Madhëria e Tij, Mbreti Frederiku X, dhe Madhëria e Saj, Mbretëresha Margrethe II, në Pallatin Amalienborg. Pas mikpritjes që Shqipëria i bëri Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, sot rrugëtimi vijon në Kopenhagen, ku Danimarka ka marrë stafetën e organizimit të takimit të radhës. Samiti i cili do të zhvillohet ditën e enjte, do të ketë në fokus situatën…

Read More

Operacioni kundër antiligjit në ndërtim shtrihet edhe në Parkun Kombëtar të Valbonës. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga heqja e ndërtimeve pa leje në luginën e Alpeve. IKMT shembi në Valbonë objektin 3-katësh me nënçati, me konstruksion betonarme dhe muraturë tulle, i ndërtuar në kundërshtim me ligjin. Rama shtoi se duhet të ndalen të gjithë ata që e vazhdojnë këtë “sport” të ulët, në hapësirat publike të qytetit, në bregdet a në male. “Është e kotë, vetëm do të humbni lekë e kohë dhe pas vendimeve më të fundit të qeverisë, do të përballeni me pasoja të rënda”, theksoi…

Read More

Reperi Buta është liruar nga burgu pas një vendimi të gjykatës për t’i ndërprerë masën e paraburgimit. Avokati i tij, Naim Ferati, i cili theksoi se klienti i tij tashmë do ta ndjekë procesin gjyqësor në liri. ”Sot me vendim të gjykatës të njëjtit i është ndërprerë masa e paraburgimit që ishte në fuqi, dhe tash vazhdon mbrojtja dhe procedura në liri deri në përfundim të procesit”,-tha Ferati për Telegrafin. Ai po hetohet për akuzat e shitjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Gjatë seancës, Buta kërkoi lirimin nga paraburgimi, duke argumentuar se është i vetmi mashkull në familje…

Read More

Papa Leo ka kritikuar ashpër politikat të presidentit amerikan Donald Trump për imigracionin, duke vënë në pikëpyetje nëse ato ishin në përputhje me mësimet pro-jetë të kishës katolike. “Dikush që thotë se jam kundër abortit, por jam dakord me trajtimin çnjerëzor të emigrantëve në Shtetet e Bashkuara, nuk e di nëse kjo është pro-jetë”, u tha Papa gazetarëve. Qëndrimi i kishës katolike se jeta është e shenjtë që nga ngjizja deri në vdekjen natyrore është një nga mësimet më të forta të besimit fetar prej 1.4 miliardë anëtarësh. The Guardian raportoi se Shtëpia e Bardhë ka thënë se Trump u…

Read More