Gjykata e Lartë pritet që të nisë shqyrtimin e rekursit të bërë nga ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kërkon shfuqizimin e masës ‘arrest me burg’ në dokumentet që ka paraqitur, kërkon zbutje të masës së sigurisë se nuk ka asnjë mundësi që të prishë provat, pasi SPAK i ka mbyllur hetimet dhe ka dorëzuar dosjen në gjykatë. Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, kërkon ndryshim të masës, por SPAK pretendon se ai duhet të mbahet në burg, pasi dëshmitarët ende nuk janë rrëfyer të gjithë para togave të zeza. Ata pretendojnë se përsa kohë që zoti Veliaj ka qenë zyrtar i…
Author: tirana
Prokurorisë së Posaçme që të hetojë ish-kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ish-nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku. Ishte Apeli i Tiranës ai që ka çuar çështjen në SPAK, pasi prokuroria e zakonshme e ka pushuar. Njoftimi i Prokurorisë. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Rudina Palloj, bazuar në nenet 112, 128, 128/a pika 1 shkronja “b”, 329 dhe 329/b e vijues të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 140, datë 30.09.2025, vendosi: Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës…
Më pak se 30 për qind e punonjësve në Shqipëri përdorin internet në vendin e punës, përkundër 63 për qind që është mesatarja e BE-së, sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2024. Vetëm një pjesë e kufizuar e punonjësve shqiptarë përdorin internetin gjatë orarit të punës, duke e renditur vendin tonë mes shteteve me nivelin më të ulët në kontinent (shiko hartën e mëposhtme). Në vendet nordike, si Suedia dhe Finlanda, mbi 85% e punonjësve përdorin internet në vendin e punës, duke treguar një integrim të plotë të teknologjive digjitale në mjediset e tyre të punës. Të dhënat e…
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vijuar procesi gjyqësor ndaj ish-drejtueseve të Bashkisë Tiranë, Redi Molla, Mariglen Qato dhe Taulant Tusha për dosjen 5D. Një nga dëshmitarët të thirrur në këtë proces ishte ministri Arbjan Mazniku, i cili është thirrur në këtë proces si ish-nënkryetari i Bashkisë Tiranë dhe gjatë viteve 2019–2020 ka mbajtur edhe rolin e titullarit të autoritetit kontraktor. “Më pyetën si tituallar i autoritetit kontraktor, dhashë shpjegime”, tha Maziku shkurt për gazetarët, pasi përfundoi marrjen në pyetje. Ndërsa në sallën e gjyqit, ai deklaroi se përgjegjësia e tij ishte kryesisht formale,…
Në aksident i rëndë është regjistruar në aksin Bilisht-Kapshticë. Dy mjete përplasen me njëra tjetrën, e si pasojë një pasagjer ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është në spitalin e Bilishtit nën kujdesin e mjekëve. Viktimë ka mbetur shtetasja E. S., 41 vjeçe, e cila ishte pasagjere në mjetin e drejtuar nga shtetasja me iniciale A.Sh. Nuk dihen ende rrethanat, policia sapo ka mbërritur në vendngjarje. “Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Bilisht-Kapshticë”, automjeti me drejtuese shtetasen A. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K. Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasja…
Ndryshime në kabinetin qeveritar. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u morën disa vendime, mes tyre dhe disa ndryshime në përbërjen e institucioneve. Mësohet se Miriam Shyti është emëruar zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ndërkohë, Endrit Yzeiraj, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme është liruar nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Financave. Po ashtu, Erjona Bejleri, zëvendësministër i Financave, lirohet nga kjo detyrë.
Temperaturat e ulëta kanë sjellë reshjet e para të dëborës për këtë sezon. Zv/kryeministrja dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku thotë se ARRSH dhe kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë të përgatitura për situatën. Më tej Balluku thekson se qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale. “Bora e parë ka ardhur herët këtë vit. ARRSH dhe kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve kanë qenë plotësisht të përgatitura, pavarësisht se mirëmbajtja dimërore nis më 15 #nëntor sipas rregullores. Mjetet borëpastruese dhe skuadrat e punonjësve kanë qenë në terren që prej orëve të para të ditës së sotme në aksin…
Në Kopenhagen të Danimarkës, udhëheqësit evropianë – përfshirë nga Shqipëria dhe Kosova po marrin pjese ne samitin e shtatë të Komunitetit Politik Evropian. Në këtë samit, Shqipëria përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama ndërsa Kosova nga presidentja Vjosa Osmani. Samiti mbledh 45 udhëheqës, përfshirë edhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. “Sa i përket procesit të anëtarësimit, ne nuk po presim, por po vrapojmë. Po vrapojmë shumë shpejt dhe ne do të jemi gati shumë shpejt dhe është në dorë të vendeve të mëdha që të mos presim më, por të na pranojnë sepse ne do të jemi një vlerë e shtuar…
Një konflikt ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ambientet e jashtme të një shkolle në Kamëz, mes disa nxënësve. Mësohet se fëmijët kanë përdorur sende të forta, teksa dyshohet se ka të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rastit.
Shefi i Tesla, Elon Musk, është bërë personi i parë që arrin një pasuri neto prej më shumë se 500 miliardë dollarësh, pasi vlera e kompanisë së veturave elektrike dhe bizneseve të tjera të tij është rritur këtë vit. Pasuria neto e manjatit të teknologjisë ka arritur për pak kohë në 500.1 miliardë dollarë të mërkurën, përpara se të binte në pak mbi 499 miliardë dollarë më vonë gjatë ditës, raportoi indeksi i miliarderëve të Forbes. Krahas Tesla, vlerësimet e sipërmarrjeve të tij të tjera, duke përfshirë startup-in e inteligjencës artificiale xAI dhe kompaninë e raketave SpaceX, thuhet se janë…
Një 55-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia Kufitare në Kakavijë, pasi tentoi të nxirrte nga Shqipëria 53 500 euro, pa i deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Njoftim i Policisë: Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit A. Xh., ku u gjetën 53 500 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në…
Prokuroria Fier dërgon në gjyq 6 zyrtarë të IMT-s, të cilët akuzohen se lejuan ndërtime pa leje. Sipas Prokurorisë, u evidentuan 7 raste të ndërtimeve pa leje nga shtetas të ndryshëm të Bashkisë Mallakastër. Këta shtetas kryesisht pajiseshin me deklarata paraprake për kryerje punimesh dhe më pas kryenin ndërtime të cilat kërkonin pajisje me leje ndërtimi. Në disa raste të ndërtimeve pa leje, rezultoi se strukturat përkatëse inspektuese dhe Ndihmës Specialistët e zonës ishin në dijeni të ndërtimeve pa leje dhe nuk ushtronin përgjegjësitë e tyre sipas ligjit. NJOFTIMI I PROKURORISE Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit…