Author: tirana

Nga Ylli Manjani Të gjithë ata që janë në sherr të thellë me arsyen dhe, i kan hyp n’shpinë budallëkut, i ftoj të përpiqen të kuptojnë, pasi të kenë dëgjuar, analizën time mbi arsyet e mllefit të njerëzve me gjykatat. Përpara se të shajnë e shfryjnë përgjithë natën në rrjet. Unë nuk e mbroj, por e kritikoj sistemin. Më shumë e më ashpër ndoshta se askush tjetër në hapësirën publike. Por kjo nuk më fut në sherr me arsyen dhe të katandisem në absurdin se kur skam ç’ti bëj sistemit hajde të vrasim punonjësit e tij! Nuk e bëj këtë…

Read More

Të hënën dhe të martën, më 13–14 tetor, Tirana do të jetë kryeqendra e rajonit, pasi mirëpret Forumin e Investimeve EU–WB6, me pjesëmarrjen e liderëve nga Ballkani Perëndimor dhe Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Në agjendën e zbardhur të këtij forumi, rezulton se në ceremoninë hapëse pas fjalës së mirëseardhjes të kryeministrit Edi Rama dhe fjalës kryesore von der Leyen, ta pranishmëve do t’u drejtohet me një fjalim edhe Diella, ministrja për Inteligjencën Artificiale. “Do të ketë një ndërhyrje nga Diella, ministrja e Inteligjencës Artificiale, e cila do të bëjë pyetje që do të përgjigjen në një…

Read More

Autoriteti Rrugor Shqiptar do të nisë ditën e hënë një ndërhyrje për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë-Ura e Dajlanit, çka do të shoqërohet me bllokime të përkohëshme të trafikut në këtë aks. Në një njoftim të publikuar në faqen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, bëhet me dije se ARRSH do të nisë zbatimin e projektit “Emergjencë për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike”, një ndërhyrje e domosdoshme për përmirësimin e cilësisë së qarkullimit dhe sigurisë rrugore në njërin prej akseve më të ngarkuara të vendit. Sipas këtij njoftimi punimet do të nisin më 13 tetor 2025,…

Read More

Kombëtarja e Shqipërisë mbërriti në Serbi ku të shtunën do të luajnë ndeshjen vendimtare në kualifikueset e Kupës së Botës. Skuadra kuqezi zbriti në aeroportin ne Nishit, ndërsa më pas u nis drejt Leskovacit ku edhe do të luhet sfida. Në stadiumin e ndeshjes, gjatë pasdites do të zhvillohet edhe seanca e fundit stërvitore si dhe konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo. Ndeshja e parë midis dy ekipeve, luajtur në “Air Albania”, përfundoi në barazim pa gola. Në Grupin K, Shqipëria renditet e dyta me 8 pikë, një më shumë Serbia. Por serbët kanë një ndeshje më pak.

Read More

Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti Italian dhe i dënuar me 10 vjet burg për drogë, është kapur nga policia ditën e sotme në qytetin e Vlorës, me qellim ekstradimin drejt Italisë. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Vlorë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara si dhe në bashkëpunim me zyrat homologe të Interpolit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ombra”.Si rezultat, në lagjen “Kushtrimi” të Vlorës, u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi…

Read More

Një punonjës sigurie në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë është dhunuar gjatë ditës së sotme nga një avokat. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të gjykatës, në zonën ku kalojnë personat përmes detektorëve të metaleve.Sipas burimeve, avokati Redi Llanaj ka kërkuar të hyjë në pjesën ku kontrollohet nga pajisja qe mbaje rojet për metalet, por është penguar nga punonjësi i sigurisë. Pas debatit verbal, situata ka degjeneruar në dhunë fizike ndaj punonjësit të gjykatës.

Read More

“Valës së ndryshimit demografik duhet t’i paraprijmë me strategji afatgjata dhe politika të mirëmenduara e të koordinuara”, deklaroi Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, sipas të cilit, “zhvillimet e tanishme dhe ato të pritshme demografike prekin themelet e shoqërisë sonë: sigurinë, familjen, punësimin, mirëqenien dhe perspektivën zhvillimore”. Kreu i Shtetit bëri thirrje për zbatimin me përpikëri e pa vonesa të këtyre strategjive dhe politikave për të shmangur pasojat: “Parashikimet pesimiste dhe aktualiteti shqetësues demografik tregojnë se nëse vonohemi apo gabojmë sot, nuk do të kemi një mundësi të dytë nesër”.Këto mesazhe Presidenti i Republikës i përcolli para akademikëve nga Shqipëria dhe…

Read More

Rusia nisi një sulm të gjerë me dronë dhe raketa në Ukrainë gjatë natës së 10 tetorit, duke vrarë një fëmijë dhe duke plagosur 17 persona në vend, ndërsa la një pjesë të Kievit pa energji elektrike dhe ujë. Të paktën 12 persona u plagosën në kryeqytet, ndërsa një djalë 7-vjeçar u vra dhe pesë persona u plagosën në Zaporizhia. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se rusët lëshuan mbi 450 dronë dhe 30 raketa gjatë natës, “duke synuar gjithçka që mbështet jetën normale, gjithçka që rusët duan të na privojnë”. Autoritetet lokale raportuan gjithashtu ndërprerje në transportin publik, përfshirë metronë,…

Read More

Parisi ka nderuar kolosin e letërsisë shqiptare Ismail Kadare, me vendosjen e një pllake përkujtimore në nder të tij. Pllaka do të vendoset në adresën 63, bulevardi ‘Saint-Michel’, aty ku Kadare dhe familja e tij jetuan për vite me radhë, dhe ku autori krijoi disa nga faqet më të ndritura të letërsisë së tij. Ky vend tashmë do të mbetet si një pikë referimi kulturore për lexuesit e Kadaresë dhe admiruesit e artit shqiptar në Francë. Vendimi u morr me unanimitet të plotë nga këshilli Bashkiak i Tiranës. Ambasada e Shqipërisë në Francë ka reaguar përmes një postimi zyrtar në…

Read More

Gjykata Kushtetuese vendosi se zgjedhja e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb është e domosdoshme për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Paraprakisht, kryetari i ri i Kuvendit, Dimal Basha, e kishte shpallur të konstituuar Kuvendin në mënyrë të njëanshme. Kushtetuesja gjithashtu tha se votimi në pako për nënkryetarët e Kuvendit nuk është i imponueshëm, por mund të realizohet me dakordim ndërmjet grupeve parlamentare. Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit – ishte ankuar pikërisht për këtë pikë të procedurës, duke pretenduar se mosvotimi në pako i dy nënkryetarëve nga…

Read More

Mëngjesin e sotëm, në kalatën 5 të Portit të Durrësit është ndalur për herë të parë kroçierën luksoze “Seven Seas Grandeur”. Kjo kroçierë shënon edhe mbylljen e sezonit të kroçerave për vitin kalendarik 2025 në Durrës. Anija turistike mban në bord 728 vizitorë nga vende të ndryshme të botës, kryesisht nga SHBA (555 pasagjerë), si dhe nga Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, Australia, Brazili, Gjermania, Spanja, Japonia dhe vende të tjera. Ky fluks pasagjerësh konfirmon se Durrësi është një nga destinacionet më tërheqëse të itinerareve mesdhetare për kroçierat ndërkombëtare. Për më tepër, prania e vizitorëve gjatë muajve të vjeshtës dëshmon se…

Read More

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, zbuloi se zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës do të mbahen 30 ditë që pas marrjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese. “Se çfarë do të ndodhë nëse Gjykata Kushtuese merr një vendim apo një vendim tjetër nuk do të preferoja ta bëja sepse do të isha në pozitën e një komentatori. Në kapacitetin tim, mendoj që vlen të them se sa do të vijojmë. Kushtetuesja ka caktuar datën 31 për të vendosur mbi këtë çështje që mund të jetë vendimi përfundimtar, në çdo lloj versioni qoftë KQZ, qoftë Këshilli i Ministrave ose Presidenti s’do të…

Read More