Gjykata e Lartë ka caktuar datën 27 nëntor për shqyrtimin e rekursit të Ilir Metës, i cili kërkon shfuqizimin e vendimit për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj tij. Seanca do të zhvillohet në orën 12:30 në dhomë këshillimi. Relator do të jetë Ilir Panda. Ilir Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, në bashkëpunim, së bashku me ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe 3 të tjerë.
Author: tirana
”Big Brother Albania VIP 5”, do të nisë shumë shpejt. Nën prezantimin edhe të këtij edicioni nga Ledion Liço, nga dhjetori do të nisë reality show që premton të mbajë mbërthyer para ekranit miliona shikues, nga shqiptarët anë e mbanë botës. Ndërkohë që rrjeti po “zien” me konkurrentë të mundshëm, na mbetet vetëm të presim se cilët do të jenë ata që do të vëzhgohen 24 orë nga qindra kamera. View this post on Instagram A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ishte sërish në Farkë, në kuadër të operacionit që po zhvillohet në terren kundër ndërtimeve të paligjshme dhe abuzimeve me lejet e ndërtimit. Koçiu ishte e shoqëruar nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sula si dhe drejtuesja e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Dallëndyshe Bici. Sipas Koçiut ky është një operacion i pandalshëm për t’i dhënë fund kaosit në territor. Koçiu theksoi se shkelësit futen në listën e zezë, objektet pa leje prishen me kosto për vetë shkelësit dhe, kur e parashikon ligji, konfiskohen. Nga ana tjetër nënvizoi se ky…
SPAK bëri me dije se grupi i PD-së ka refuzuar të marrë fletëthirrjen për Sali Berishën lidhur më çështjen e 21 janarit. Por kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i ka dalë në mbrojtje kryetarit të tij. Bardhi pretendon se deputetëve të PD nuk i është dërguar asnjë fletëthirrje, ndërsa sulmon SPAK duke i thënë se po përdoret për propagandën e ditës të inskenuar nga mazhoranca. Po ashtu Bardhi shkruan se SPAK nuk mund të keqinformojë median mbi fakte të shtrembëruara për interesa politike nga ana e Kuvendit të Shqipërisë. Reagimi i plotë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit…
Gjykata e Posaçme urdhëron SPAK-un që të regjistrojë një hetim penal ndaj deputetit të PD, Arjan Ndoja. Hetimi ndaj Ndojës do të vijojë për veprat penale të “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së pasurisë”. Kështu që hetimi i rastit ka qenë në duart e Prokurorisë së Tiranës, e cila i kërkoi Gjykatës së Posaçme “pushimim e hetimit”, por për shkak të cilësive të veçanta të Ndojës si deputet, gjyqtari Erjon Çela ka vendosur të konstatojë pavlefshmëri të kërkesës dhe kthim të dosjes për vijim të hetimeve në SPAK.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka thotë se në selinë e PD nuk ka mbërritur asnjë njoftim zyrtar me emrin e liderit të opozitës nga SPAK. Sipas Nokës, zarfi i ardhur ishte adresuar vetëm “për Partinë Demokratike”, ndaj shtoi ai nuk mund të hapej nga askush. Nga ana tjetër Noka theksoi se përgjegjësi për 21 janarin ka kryeministri Edi Rama, ndërsa shtoi se nuk ka patur asnjë urdhër për Gardën e Republikës që të qëllohet drejt protestuesve. Ai akuzoi SPAK-un se “po luan” për të krijuar bujë dhe për të eklipsuar, sipas tij, skandalet politike që lidhen me qeverinë,…
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla thotë se integrimi europian mbetet rruga strategjike dhe qëllimi i përbashkët i Shqipërisë, në funksion të ndërtimit të një shteti më të fortë brenda një Europe më të bashkuar. Në një kohë që BE po diskuton ende dhe vendet e Ballkanit Perëndimor presin vendime konkrete për ecurinë drejt anëtarësimit, Balla e vendos theksin veçanërisht te Kosova, duke e përfshirë qartë në listën e vendeve që duhet të jenë pjesë e valës së re të zgjerimit të BE-së. ”I takon vendimmarrjes së duhur në kohën e duhur të Bashkimit Europian që në këto…
Paola Janaqi, motra e 36-vjeçarit që u gjet i vdekur në banesë bashkë me gruan e tij, bën thirrje që trupi i vëllait të saj të sillet në Shqipëri. Ajo zbuloi detaje nga ngjarja tragjike, duke thënë se më vëllanë kishte folur një ditë para ngjarjes, dhe se i kishte thënë që kishte dalë xhiro pasi ishte i stresuar. Andon Janaqi (36 vjeç) dhe Anjeza Zeneli (30 vjeçe), çifti shqiptar me origjinë nga Korça të cilët u gjetën pa shenja jete brenda banesës së tyre në Francë. ”Unë dua që vëllanë ta sjellin këtu, se nuk kemi kushte. Mamaja me…
Gjatë një aksioni në Shkodër, Policia ka gjetur në një banesë 12 kg kanabis dhe municion luftarak. Në pranga ka rënë organizatori dhe 6 punonjësit e tij. ”Në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, të Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, të seksioneve të Forcës Operacionale dhe “Shqiponja”, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të ndryshme, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të veprimtarive kriminale…
Hetimet për atentatin në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë punonjësi i AMP-së, Mustafa Sheqeri po marrin një tjetër drejtim. Policia ka dyshime të forta se autorët nuk kanë vepruar vetëm me një mjet, por me të paktën dy ose më shumë automjete të organizuara në role të ndryshme. Kështu po verifikon intensivisht një sërë automjetesh që janë kapur nga kamerat e sigurisë në disa pika kyçe, te rrethi i Rinasit, në parkingun e aeroportit, përgjatë perimetrit ku ndodhi atentati, si edhe në rrugët hyrëse dhe dalëse shumë pranë aeroportit. Hetuesit dyshojnë se grupi kriminal…
Anke Weber, drejtuesja e misionit të FMN-së në Tiranë komentoi paqen fiskale. Weber tha se qeveria ka bërë përparim në forcimin administrativ të të ardhurave. Ajo paralajmëroi se disa prej elementëve të propozuar në paqen fiskale mund të rrezikojnë arritjet e deritanishme me drejtësinë dhe administrimin e tatimeve. ”Kemi parë draftin e fundit të paketës, vëmë re që qeveria ka bërë përparim gjatë viteve të fundit në forcimin administrim të të ardhurave në përputhje me këshillat tona. Kemi frikë që disa prej elementëve të projektpropozimit mund të minojnë progresin e Shqipërisë në administrimin e tatimeve dhe të krijojnë disa risqe…
Grupi parlamentar i PD-së kërkon zhvillimin e një debati në Kuvend, duke marrë shkas nga ngjarjet kriminale që kanë tronditur vendin, siç ishte dhe atentati në Rinas. Në kërkesë grupi i referohet raporteve ndërkombëtare, përfshirë raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili flet për pastrim të parave të krimit të organizuar në ndërtime dhe vepra publike.