Shqipëria ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë mbrëmjen e sotme përballë Anglisë në “Air Albania”, por që nuk mjaftoi, pasi “Tre Luanët” arritën të shënojnë dy herë me Harry Kane. Një humbje e cila nuk dhemb, për shkak se kuqezinjtë e kishin siguruar më herët kalimin për herë të parë në fazën Play-Off të kualifikueseve të një Kupe Bote. Megjithatë, kjo humbje ndikoi në pozicionimin e Shqipërisë, pasi nuk do të jetë në vazon 2, por në vazon 3. Pas kësaj ndeshjeje, skuadra e drejtuar nga Silvinjo nuk arriti të kalojë Irlandën në renditje. Jo vetëm kaq, por edhe…
Author: tirana
Shqipëria e ka mbyllur me humbje fushatën kualifikuese të Botërorit 2026, edhe pse kuqezinjtë e kishin arritur objektivin play off tre ditë më parë. Kuqezinjtë u ndëshkuan dy herë nga Harry Kane kundër Anglisë, pavarësisht një super paraqitjeje nga ana e djemve tanë, të cilët disa herë e bënë portën angleze të dridhej. Pjesa e parë ishte e luftuar nga të dyja skuadrat, me Hysajn që provoi të gjente një supergol në minutën e 18’, por tentativa e tij përfundoi mbi kuadrat. Pas 8 minutash, mbrojtësi kuqezi u detyrua të linte fushën i dëmtuar, për t’u zëvendësuar nga Ivan Balliu.…
Kosova ka arritur një fitore të madhe në transfertë, duke mposhtur Slloveninë 0-2 në Ljubljanë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Grupit B. Dardanët e nisën shkëlqyeshëm takimin, duke zhbllokuar rezultatin që në minutën e 6-të me një supergol të Fisnik Asllanit. Sulmuesi kosovar, pas asistit të Mërgim Vojvodës, ekzekutoi në mënyrë perfekte dhe mposhti portierin Jan Oblak. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal 0-1 për Kosovën, ndërsa në të dytën vendasit u vunë në vështirësi të mëdha. Vetëm pak minuta pasi hyri në fushë, Petar Stojanoviç u ndëshkua dy herë me të verdhë, duke lënë Slloveninë…
Një sherr për arsye banale, ka çuar në një përplasje fizike dhe të armatosur këtë mbrëmje në aksin Shkodër-Koplik. Policia bën me dije se rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur me dëmtime në kokë dhe trup, dyshohet të shkaktuara me sende të forta, Edison Tirana 42 vjeç, banues në Bericë. Ky i fundit është përfshirë në konflikt për motive të dobëta, dhe në hyrje të qytetit të Koplikut është goditur me sende të forta nga disa persona, të cilët gjatë konfliktit kanë qëlluar dhe me armë zjarri makinën e tij, por plumbat nuk e kanë…
Nesër në orën 18:00 Anglia e tranjerit Tuchel do të luajë ndaj ekipit kuqezi në ”Air Albania”, në takimin përmbyllëse të kualifikueseve të Botërorit 2026. ”Tre Luanët” janë kualifikuar direkt për në kompeticionin e vitit të ardhshëm, por trajneri Tuchel nuk e fsheh ambicien e tij për të fituar ndeshjen ndaj kuqezinjve. ”Duam të fitojmë përsëri, do të përballemi më Shqipërinë, një skuadër që është e vështirë të thyhet. Gjatë kualifikueseve kanë pësuar vetëm 3 gola, 2 nga ne dhe 1 tjetër. Është e vështirë të shënohet ndaj tyre”,-u shpreh trajneri gjerman i Tre Luanëve. Tuchel më pas u shpreh…
Një mjet është qëlluar me armë zjarri në rrugën Shkodër-Hanin Hotit. Drejtuesi i mjetit është aksidentuar dhe ka lënë makinën e tij aty. Ngjarja ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Koplikut. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Mjeti duket se është qëlluar në ecje e sipër dhe për t’i shpëtuar plumbave është aksidentuar dhe është përplasur në bordurën e një karburanti. Njëra anë e makinës është e dëmtuar për shkak të përplasjeve që mund të ketë pasur ose me makinën e autorëve ose në ndonjë vend tjetër. Po ashtu edhe…
Kosova ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme ndeshjen ndaj Sllovenisë, teksa ka kaluar në avantazh që në minutat e para të takimit. Në minutën e 6-të, mesfushori Finsik Asllani realizoi një gol fantastik, pas një kontrolli perfekt brenda zonës dhe një goditjeje të saktë me të djathtën që përfundoi në rrjetë. Ky gol i shpejtë i ka dhënë “Dardanëve” moral dhe entuziazëm të lartë për vazhdimin e ndeshjes, në një duel të rëndësishëm ku synon pse jo dhe kualifikim direkt në Kupën e Botës pa Play off.
Anglia nuk do të zbresë në fushë kundër Shqipërisë e relaksuar, edhe pse ka siguruar kualifikimin për në Kupën e Botës. Nëse skuadra e Tomas Tuchel fiton dhe arrin të ruajë të paprekur portën, atëherë do të bëhet e para në Europë që luan 6 takime kualifikuese dhe i fiton pa pësuar gol. Një fitore kundër kuqezinjve, do ta fuste Angliunë një një grup shumë ekskluziv, me 3 skuadra të tjera, që kanë fituar të gjitha ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës. Më parë këtë e ka bërë Gjermania 2 herë, në kualifikueset e 1982 dhe 2018, si dhe Spanja…
Papa Leo XIV priti një sërë aktorësh dhe regjisorësh të njohur nga Hollywood-i në Vatikan, në një audiencë të veçantë që kishte për qëllim të thellonte bashkëpunimin mes Kishës Katolike dhe botës së kinemasë. Në mesin e të ftuarve ishin Cate Blanchett, Viggo Mortensen, Spike Lee, Monica Bellucci dhe Gus Van Sant. Papa Leo lavdëroi fuqinë transformuese të filmit, duke e cilësuar atë një formë arti që argëton, edukon dhe “ka aftësinë të mahnitë”. Ai i inkurajoi artistët të mos shmangin realitetet e dhimbshme të botës, por t’i trajtojnë me ndershmëri dhe humanizëm. “Dhuna, varfëria, mërgimi, vetmia, varësia dhe luftërat…
Atentati me dy të vdekur në Rinas rikthen replikat mes Ramës dhe Berishës. Kryeministri Edi Rama pohoi se vrasja do të zbardhej nëse do të ishin instaluar kamerat inteligjente, për Berishën nuk ishte mungesa e kamerave pengesë për zbardhjen e ekzekutimit mafioz. “Nëse do kishim atë sistem në këmbë, ajo ngjarja e Rinasit që ndodhi, do të ishte zbardhur në kohë reale. Nuk është problemi te zbardhja, problemi është që në momentin që ai sistem funksionon, parandalon, siç e ka treguar, rasti në Emirate që kanë sisteme të tilla, paralajmëron në mënyrë jashtëzakonisht efikase të gjitha llojet e shkeljeve që…
Shtetet e Bashkuara do të nisin të dielën një seri të re stërvitjesh ushtarake pesëditore në Trinidad dhe Tobago, njoftoi qeveria e vendit ishullor. Ky zhvillim vjen vetëm një muaj pasi SHBA dërgoi një shkatërrues me raketa drejtuese për ushtrime në territorin e ishullit, një veprim që Venezuela e cilësoi si “provokim ushtarak”. Sipas Financial Times, Prokurori i Përgjithshëm i Trinidad dhe Tobago-s deklaroi të enjten se SHBA do të “intensifikojë” aktivitetet e saj stërvitore në dy ishujt, të cilët ndodhen vetëm pak milje larg bregdetit venezuelas, përcjell A2 CNN. Megjithatë, ministri i Jashtëm Sean Sobers mohoi se stërvitjet e…
Bashkia e Vlorës ka njoftuar qytetarët se ditën e hënë, 17 nëntor, dhe ditën e martë, 18 nëntor, parashikohen reshje shiu me intensitet mesatar deri lokalisht të lartë, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore. Në njoftim theksohet se qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve, si dhe të shmangin parkimin e automjeteve në zonat me risk të lartë për përmbytje. Sipas Bashkisë, grupet e punës do të jenë në terren për marrjen e masave paraprake, monitorimin e situatës dhe ndërhyrjen në rast nevoje.