Mbrojtësit e ishullit të gjarpërinjve u shpallën të vdekur pasi shkëmbimi i zjarrit i tyre me anijen komanduese ruse “Moska” u regjistrua në ditën e parë të pushtimit. Ata u bënë heronj kombëtarë dhe ndërkombëtarë, madje iu kushtua një pullë postare. Pas sulmit rus, komunikimi me radio me postin strategjik në Detin e Zi u zhduk dhe supozohej se “Moska” kishte ndjekur kërcënimet e saj për të shkatërruar mbrojtësit e ishullit.
Author: tirana
Konferenca e OKB-së për klimën përfundoi të dielën, dy ditë më vonë se sa ishte planifikuar, me krijimin e një “fondi të kompensimit të humbjeve dhe dëmeve”, për të cilin analistët thonë se është një hap drejt ndihmës për njerëzit që tashmë po vuajnë më shumë nga ndryshimet klimatike. Por, në vendbanimet e goditura nga rrëshqitjet e dheut në Brazil, vendasit thonë se do të duhen më shumë se para për të shmangur katastrofën. Në vitin 2020, dhjetëra njerëz humbën jetën nga shirat që shkaktuan rrëshqitjen e dheut në një vendbanim të varfër në Brazil. U deshën ditë të tëra…
Trajneri i karatesë, Murat Basha, së fundmi në një intervistë të dhënë për emisionin “Good Morning Albania”, është shprehur se burrit nuk i shkon që të hekurosë apo të fshijë. Ai tha se disa gjëra nuk i shkojnë burrit t’i bëjë, duke thënë më tej dhe një shprehje të së atit. “Nuk i shkon burrit me kap fshesën dhe hekurin. Burri është burrë për ca gjëra. Babai im thoshte që me la rroba e me hekuros rroba, i dridhet pushka burrit. Nëse bie keq detyrohesh ti bësh të gjitha, prandaj thashë se dashuria përveç bashkëjetesës, është dhe komunikim”, tha ai.
Policia italiane ka arrestuar autorin e dyshuar për vrasjen e tre prostitutave në Romë, dy prej të cilave u gjetën të pajeta në një apartament, ndërsa një tjetër u gjet e vrarë në një zonë aty pranë. Ngjarja shkaktoi një panik tek banorët e zonë të cilët dyshonin se në lagje qarkullonte një vrasës serial. Në pranga përfundoi 51-vjeçari Giandavide De Pau, i cili ishte filmuar nga kamerat e sigurisë duke hyrë në pallat. Ai ishte akuzuar dhe më parë për ngacmime seksuale. I dyshuari raportohet si anëtar i klanit mafioz të drejtuar nga Michele Senese, që po kryen aktualisht dënim…
Autoritetet në Holandë do t’i asgjësojnë edhe 29.000 pula ferme në veri të shtetit, pas identifikimit të një varianti të rrallë të gripit të shpendëve, ka thënë të hënën Qeveria. Ferma gjendet në qytezën Koudum. Me vendim të Qeverisë, ndalesa në transport prej kësaj zone, dhe zonave përreth, do të zgjasë për shtatë ditë. Ky është rasti i tretë i raportimit të një virusi të tillë ditëve të fundit dhe i gjashti brenda një muaji. Rreth gjashtë milionë shpendë janë asgjësuar në Holandë prej identifikimit të variantit të ri të gripit të shpendëve në tetor të vitit të kaluar, ka…
Edhe përgjatë ditës së martë parashikohen stuhi shiu në të gjithë territorin, ku më të theksuara do të jenë në veri dhe verilindje të vendit. Dita e martë pritet të sjellë gjithashtu sërish reshje dëbore në zonat malore, ndërkohë që nuk do të mungojë as era e fortë. Gjithashtu ditën e martë parashikohet edhe rënia e mëtejshme e temperaturave, ku parashikohet të zbresin deri në -3 gradë celcius.
Teksa ishte nisur për të marrë pjesë në emisionin “Aldo Morning Show”, këngëtari i muzikës popullore, Bujar Qamili u përball me një të papritur. Ai tregoi se u ndalua nga dy policë të Rrugores, pasi kishte tejkaluar shpejtësinë. Pavarësisht se u mundua t’ua shpjegonte shkakun e nxitimit, ai u shpreh se efektivët i morën lejen e qarkullimit, të cilën do duhet të shkojë ta marrë në polici. Aldo: Si është puna? Ta shikonit Bujarin pak më përpara ishte pak i mërzitur. O Bujar çfarë ka ndodhur kur erdhe? Bujar Qamili: Për të ardhur shpejtë te emisioni juaj, kalova pak shpejtësinë dhe më…
Anglia bindi, fitoi dhe dëfreu tifozët në sfidën e parë të Kupës së Botës Katar 2022. Kombëtarja e drejtuar nga Gareth Southgate, mposhti 6-2 Iranin në takimin e parë të grupit B, aty ku bëjnë pjesë edhe SHBA dhe Uellsi. “Tre Luanët” e nisën takimin në sulm, Harry Maguire pretendoi për një penallti, më pas u ndal nga traversa, teksa 10 minutat e fundit të pjesës së parë ishin emocionuese dhe sollën shpërthimin e Anglisë. Jude Bellingham, Bukayo Saka dhe Raheem Sterling realizuan golat e parë në një Botëror, duke dërguar “Tre Luanët” në pushim në avantazh të trefishtë. Talenti…
Ridvan Sukaj është akuzuar sot nga Ardian Çapja se i ka manipuluar dosjen e vrasjes së vëllait të tij, 2016. Ka qenë pikërisht ai që urdhëroi arrestimin e 53-vjecarit Ardian Capja. Pas këtij momenti, prokurori i çështjes iu drejtua Këshillit të Lartë të Prokurorisë me një kërkesë për mbrojtje fizike, duke pretenduar se ndihet i kërcënuar për jetën e tij dhe të familje. Kjo kërkesë e tij u miratua.
“Agjencia Europiane e Statistikave” ka publikuar së fundmi të dhënat për jetëgjatësinë në lindje, që është numri mesatar i viteve që një i porsalindur pritet të jetojë bazuar në normat e vdekshmërisë midis njerëzve të të gjitha moshave. “Scan Intel” i është rikthyer përsëri këtij treguesi këtë herë duke e analizuar sipas rajoneve të Europës por edhe sipas gjinisë. Në vitin 2020 ky tregues në vendin tonë është llogaritur në 77.4 vjeç mesatarisht. Siç e tregon edhe paraqitja grafike, në rajonin e qendrës njerëzit pritet të jetojnë më gjatë, me rreth 78.9 vite mesatarisht, ndërkohë që jetëgjatësia e pritur në…
Autoritetet në Holandë do t’i asgjësojnë edhe 29.000 pula ferme në veri të shtetit, pas identifikimit të një varianti të rrallë të gripit të shpendëve, ka thënë të hënën Qeveria. Ferma gjendet në qytezën Koudum. Me vendim të Qeverisë, ndalesa në transport prej kësaj zone, dhe zonave përreth, do të zgjasë për shtatë ditë. Ky është rasti i tretë i raportimit të një virusi të tillë ditëve të fundit dhe i gjashti brenda një muaji. Rreth gjashtë milionë shpendë janë asgjësuar në Holandë prej identifikimit të variantit të ri të gripit të shpendëve në tetor të vitit të kaluar, ka…
Këngëtarja Anxhela Peristeri pranoi më në fund se e ka gjetur njeriun e zemrës. Këtë deklaratë ajo e bëri teksa ishte e ftuar në “Why not”, por zgjodhi që të mos ndante detaje të tjera. Roza Lati: Ti shquhesh për balada. Ke bërë dikur një këngë “Ishe mbret në zemrën time”. Një pyetje ka Ëhy Not, e gjete mbretin e zemrës tënde? Anxhela Peristeri: Po mirë moj po e pranoj hë, e kam gjetur.