Bashkia Mat, është angazhuar maksimalisht për pastrimin e rrugëve, kanaleve kulluese dhe pusetave. Kryetari i Bashkisë Agron Malaj bën të ditur se ndërhyrjet janë bërë në ato zona ku ka pasur problematika si në Shlli, Gjalish, Dukagjin dhe Qytet.“Vëmendja jonë ka qenë e vazhdueshme në drejtim të mirëmbajtjes dhe pastrimit të kanaleve kulluese çka na ka krijuar aksesueshmëri në të gjithë bashkinë gjatë këtyre orëve me reshje të dendura shiu”, thekson Malaj.Prej tre ditësh ditësh, autoritetet vendore në Bashkinë Mat kanë marrë masat për përballimin e situatës së krijuar prej reshjeve të dendura të shiut dhe erës që ka përfshirë…
Author: tirana
Eduart Grishaj ka konfirmuar lajmet se së shpejti do të nisë edicioni i dytë i “Big Brother VIP”. Regjisori gjatë një interviste për gazetarin Ermal Qori, e ka ftuar këtë të fundit drejtpërdrejt të bëhet pjesë e lojës. Grishaj është shprehur se Ermali do të ishte një lojtar me tipin e duhur për reality-show. “Do vish në Big Brother ti? Mendoje hajde dhe vetëm sa kemi bërë këtë intervistën bashkë e kam kuptuar që mund të eci shumë ky tipi yt në Big Brother, edhe nëse e fik kamerën ta them të njëjtën gjë“, tha ai.
Shumë prej nesh e lënë qumështin te dera e frigoeriferit, por a e dini se ky veprim është i gabuar dhe mund t’ju kushtojë shumë. “Good Housekeeping” shkruan se mosorganizimi i mirë i ushqimeve në frigorifer, mund të na helmojë. Konkretisht, dera është pjesa më e ngrohtë e frigoriferit, prandaj mundësia që qumështi të prishet është më e madhe. Kështu, sugjerohet që qumështi të mbahet në pjesën e poshtme, ose të mesme të rafteve të frigoriferit, pasi janë më të ftohta.
Një rezolutë që njeh Rusinë si shtet terrorist u miratua nga të 30 anëtarët e aleancës së NATO-s, duke mbështetur plotësisht propozimet e delegacionit ukrainas në Asamblenë Parlamentare më 21 nëntor, siç raportoi kreu i delegacionit të përhershëm të Ukrainës, Yehor Cherniev. Rezoluta gjithashtu bën thirrje për krijimin e një gjykate të posaçme ndërkombëtare për agresionin rus në Ukrainë, tha Cherniev. “Një gjykatë e tillë do të bëjë të mundur dënimin jo vetëm të autorëve të drejtpërdrejtë të krimeve të luftës, por edhe të udhëheqjes së lartë ruse”, shtoi ai. “Rezoluta e emëron Rusinë si kërcënimin më të menjëhershëm për…
Artani, një emigrant shqiptar, i dëbuar nga shteti britanik, në një intervistë për BBC ka rrëfyer historinë e rrugëtimit të tij me gomone drejt Britanisë, si edhe dëbimin. Ai tregoi se iu dha kontrabandistëve kurdë rreth 3,500 £ (4,169 dollarë) për udhëtimin nëpër kanalin anglez, para të cilat i mori hua nga miqtë dhe familjarët. Për bashkëpunimin me kontrabandistët kurdë, ai tha se nuk ishte aq i mirë. “Trafikantët ishin të armatosur me thika dhe pistoleta. Ata na kërcënonin vazhdimisht, duke thënë të mos filmonim asgjë dhe as të mos pini cigare pasi drita do të na largonte vendndodhjen”, tregon…
Prokurorja Olena Maslych u vra në një sulm me raketa ruse në atë qytet. “I shprehim ngushëllime familjes dhe miqve të prokurores Olena Maslych, e cila u vra në një sulm me raketa ruse”, njoftoi Zyra e prokurorit rajonal në qytetin ukrainas Kharkiv. “Udhëheqësit dhe stafi i prokurorisë rajonale në Kharkiv janë thellësisht të pikëlluar nga vrasja e Olena Maslych. Ajo ishte prokurore e Departamentit të Shevenchkovit nga qarku Kupyan i rajonit të Kharkivit”, thuhet më tej në njoftim. Luftimet mes ukrainasve dhe rusëve janë duke vazhduar në pothuajse tërë territorin e Ukrainës, ndërsa kundërofensiva e Kievit po vazhdon.
Nga kamerat e sigurisë së kazinos ku punonte 22-vjeçarja nga Kenia është kapur momenti i fundit kur Xhoi dhe shoqja e saj e dhomës janë në ambientet e punës. Vetëm pak çaste më pas, 22-vjeçarja do të dhunohej dhe hidhej nga kati i dytë i ballkonit të shtëpisë në Tiranë. Prokuroria ka sekuestruar edhe pamjet filmike të kapura nga kamerat e sigurisë në ambasadën Turke, pas pallati ku banonte Xhoi ndodhej ngjitur me godinën e ambasadës. E reja nga Kenia u dhunua në 12 gusht, nga persona të paidentifikuar, ku ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore nën kujdesin e mjekëve…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti reagoi pas takimit në Bruksel me presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Sipas tij, propozimi që Kosova të mos vendosë gjoba për targat ilegale dhe Serbia të mos prodhojë tabela të reja KM, është i papranueshëm për palën kosovare. “Por për neve natyrisht se është e papranueshme nëse kjo nuk shoqërohet për atë çfarë jemi ftuar, pra dakordimin që me urgjencë të angazhohemi për marrëveshje finale për normalizim të plotë”. “E në propozimin që na e kanë sjellë neve për deklaratën e përbashkët Borell dhe Lajçak, madje ka qenë edhe afati i marsit të vitit 2023”, theksoi…
2425 hektarë tokë janë përmbytur në Shkodër dhe 36 familje janë evakuuar nga vendi si pasojë e situatës së krijuar dhe rrezikut të mundshëm. Të dhënat janë zbuluar nga raporti i Bashkisë së Shkodrës drejtuar Prefekturës dhe monitorimeve në terren që ky institucion ka bërë. Bashkia, e drejtuar nga Bardh Spahiu, bën me dije se janë përmbytur disa njësi administrative dhe sipërfaqe bujqësore. Njësia në gjendjen më të vështirë për shkak të ujit është Ana e Malit më 1000 Ha dhe njësia më pak e prekur nga përmbytjet është Velipoja me 155 Ha tokë, duke pasuar në Dajç 170 HA,…
Drejtoria e Përgjithshme Detare ka sqaruar situatën detare në porte për shkak të motit të keq. Në njoftim bëhet me dije se në lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit është pezulluar, ndërsa mjetet që operojnë linjën Durrës-Bari-Durrës, të presin për një njoftim të dytë. Pezullimi i mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit është bërë edhe në portin e Sarandës dhe të Vlorës deri në përmirësimin e situatës e cila pritet të ndodhë mbas orës 10:00 të datës 23 nëntor 2022. Në portin Durrës për operimin e mjeteve që operojnë në linjën Durrës-Bari-Durrës , do ju njoftojmë…
Prokuroria e Sarandës ka mbyllur hetimet për dy ngjarje të rënda që kanë ndodhur në muajt prill dhe qershor të këtij viti në zonën e shëtitores në qytetin bregdetar. Bëhet fjalë për plagosjen me thikë të 29-vjeçarit Dino Majko, për të cilin në kërkim është 37-vjeçari Enivled Aliaj. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 9 prillit të këtij viti, në një lokal në shëtitoren e qytetit, ku Aliaj tentoi të vriste, duke goditur disa herë me thikë 29-vjeçarin Dino Majko, duke e lënë të plagosur rëndë ndërsa vetë u largua në drejtim të paditur. Një muaj para ngjarjes Aliaj i…
Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi këtë të hënë vendimin “Për fillimin e funksionimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”, i cili vjen në zbatim të VKM-së Nr.495, datë 21.7.2022, “Për riorganizimin e Rretheve Gjyqësore dhe kompetencave tokësore të Gjykatave”. Në një njoftim për mediat, KLGJ thotë se akti i miratuar nga Këshilli është një akt normativ nënligjor, i cili është i harmonizuar me misionin, vizionin dhe vlerat thelbësore të pushtetit gjyqësor, si dhe Objektivin Strategjik 3 të Planit Strategjik të KLGJ 2022- 2024, që synon përmirësimin e ofrimit të shërbimeve efikase përmes miratimit dhe zbatimit të Hartës së…