Tragjedia goditi familjen Rushaj në Malësinë e Madhe, ditën e djeshme. Babë e bir, Pjetër e Jason Rushaj u morën nga rrjedha e fortë e “Përroit të Thatë” në Bogë. Përroi në fjalë për shkak të përmbytjeve dhe shirave të dendur ka shtuar rrjedhën e për pasojë ka marrë para makinën me të cilën udhëtonte familja Rushaj. Në këtë makinë ndodheshin Pjetër Rushaj, Jason Rushaj dhe vajza e familjes. Makina është marrë nga uji ndërsa e vetmja që mundi të shpëtonte ishte vajza. Së fundmi një reagim për këtë humbje të madhe ka ardhur nga familja Rushaj, të cilët shprehen…
Author: tirana
Cristiano Ronaldo është i lindur për të thyer rekorde. Nga dita e dielë, ai është personi i vetëm në botë me mbi 500 milionë ndjekës në Instagram. Futbollisti i Manchester United, ndiqet në këtë renditje pikërisht nga rivali i tij në fushën e blertë, Leo Messi, i cili ka mbi 375 milionë ndjekës në këtë rrjet social. Edhe pse jashtë fushe Cristiano vijon të vendosë rekorde, në fushë nuk po kalon një periudhë të mirë. 37-vjeçari mund të përjashtohet nga klubi anglez për shkak të intervistës së tij “shpërthyese”, ku pati kritika të forta për zyrtarët e lartë të klubit…
Kryeministri Edi Rama, pasi ka firmosur 15 procedura për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, përmes një videomesazhi thotë se konfiskimet nuk i japin askujt imunitet nga drejtësia. “Çfarë nuk na dëgjuan veshët dhe ç’nuk ju thanë kur e nisëm operacionin e ligjzbatimit për shkeljet e lejeve të ndërtimit për qëllim fitimi! Por mes sfidave të mëdha të kohës që jetojmë dhe llumit të pandarë të gjysëm të vërtetave, që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, do të vazhdoj t’ju them atë që bëj, e do vazhdoj ta bëj atë që them. Nuk do të gjenden më të marrë që do…
Sali Berisha ka hedhur lum akuza ndaj KESH, në lidhje me përmbytjet që po kalon Shqipëria. Në një takim me banorët e fshatit Kuç në Shkodër, Berisha tha se KESH e ka për detyrim që të njoftojë në lidhje me lëvizjen që kryen, por që nuk e ka bërë një gjë të tillë. “Ata kanë hapur portat dhe turbinat dhe kanë përmbytur brenda gjysmë ore në mënyrë të rrufeshme zonën. Në një kohë kur kryetari i Bashkisë që dje kërkoi që KESH të njoftonte për çdo lëvizje. KESH duhej të njoftonte, ata e kanë detyrim që të njoftonin. E kanë…
Nga moti i keq që ka përfshirë pothuajse të gjithë vendin, ku në disa qarqe ka edhe përmbytje, ka bërë që Ministria e Arsimit të mbylli disa shkolla. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimin Publik, theksoi se zonat më problematike kanë rezultuar ato të Shkodrës, Vaut të Dejës dhe Malësisë së Madhe, ku një numër shkollash, kryesisht shkolla vartëse me numër të vogël nxënësish, kanë paraqitur situata të vështira për shkak të rrugëve. Kushi u shpreh se nga vëzhgimi i terrenit kanë qenë në total 20 shkolla që kanë pasur proces…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga fshati Kuç i qarkut të Shkodrës, ka parë nga afër zonat e përmbytura. Berisha akuzon qeverinë, duke thënë se kanë hapur tunelet e Komanit gjatë natës dhe akuzon qeverinë për vjedhje. “Mbrëmë kanë hapur tunelet e Komanit, kanë derdhur 2000m3/s dhe të gjitha këto vetëm sepse nuk dilnin dot nga skema e tyre e vjedhjeve. Këto reshje kanë qenë plotësisht të parashikuara. Vjedhja jua ka bllokuar mendjen por një njoftim serioz ka bërë stacioni meteorologjik italian, i cili ka parashikuar reshje ekstreme dhe përmbytje në alpet e Veriut. Këto nuk kanë mjaftuar për…
Si pasojë e reshjeve intensive në vend situata më problematike paraqitet veçanërisht në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në Agjencinë e Mbrojtjes Civile, është bërë evakuimi i 50 familjeve në bashkinë Shkodër dhe 3 familjeve në fshatin Gruemirë, bashkia Malësi e Madhe. Të evakuuarit janë strehuar në konviktet e shkollave dhe pranë të afërmve të tyre. Një familje është evakuuar nga fshati Mabe, në Lezhë, të cilët janë strehuar tek të afërmit e tyre. Mbi 240 efektivë të Forcave të Armatosura, me 25 motomjete dhe pajisje të posaçme për përmbytjet…
Me lot po e “mbush” banesën që në fakt është nën “pushtetin” e ujit. Katet e para të banesave në zonën e ish-Kënetës në Durrës janë përmbytur. Një nga banorët, thotë se situata është shumë e rëndë dhe se nuk kanë asnjë shpresë. Ajo tregoi për “Euronews Albania”, se asnjë nga autoritetet nuk kanë qenë në zonë për t’u dhënë ndihmë, ndërkohë që theksoi se gjithë orenditë e shtëpisë janë dëmtuar. “Para dy vitesh ka ndodhur kjo situatë, shtëpia më është përmbytur. Orendive i ka hyrë uji. Askush nga shteti nuk ka ardhur deri tani. Kemi kërkuar ndihmë, kemi shkuar…
Një emigrant shqiptar tregon me detaje në një intervistë për gazetarin e “BBC”, Joe Inwood, sesi kishte mundur të emigronte për në Mbretërinë e Bashkuar dhe si u dëbua. “Unë nuk kërkova azil, u thashë se jam emigrant ekonomik”, tha Artani. “Na dhanë qeset plastike me gjërat tona, më thanë nesër në mëngjes do të mbërrini në Tiranë”. Artani emri i tij jo i vërtetë, rreth 30 vjeç, tregon se u kishte paguar kontrabandistëve kurdë rreth 3,500 £ për udhëtimin e rrezikshëm nëpër kanalin anglez, duke marrë hua paratë nga miqtë dhe familja. “Trafikantët ishin të armatosur me thika dhe…
Nga Ditmir Bushati* Në prezantimin e programit pesë vjeçar të Komisionit Europian, më 15 Korrik të vitit 2014, Presidenti Juncker theksoi se nuk do të kishte zgjerim gjatë pesë viteve të ardhshme, pasi BE-ja ka nevojë të konsolidohet së brendshmi, duke konfirmuar nga ana tjetër, perspektivën europiane për vendet e Ballkanit Perëndimor, e njëkohësisht vijimin e bisedimeve të anëtarësimit. Një qëndrim i tillë u prit me dëshpërim në Ballkanin Perëndimor. Nëse në të shkuarën BE-ja kishte vendosur afate që shprehnin vullnetin politik për anëtarësimin e vendeve kandidate, siç ndodhi me zgjerimin e 2004-ës dhe 2007-ës, kësaj radhe BE-ja “mbylli” derën…
Një gazetare e televizionit argjentinas është grabitur drejtëpërdrejtë në transmetim teksa raportonte në Katar për Kupën e Botës. Dominique Metzger ishte duke transmetuar nga zona e fansave në Doha për ndeshjen e parë të turneut e cila luajti dje dhe ajo raportoi se i kishin vjedhur sendet. Ajo e raportoi incidentin në policinë locale dhe u befasua nga përgjigja e tyre. Ajo tha për “Todo Noticias” se policia premtoi për identifikimin e autorit dhe i kishin thënë se ajo vet mund të zgjidhte se çfarë dënimi do t’i jepte atij. “Kisha me vete çantën time të vogël me të gjitha…
Babë e bir humbën jetën në Shkodër si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin. Pas 16 orësh kërkime është bërë e mundur gjetja e trupave të pajetë të Pjetër Rrushaj, 48 vjeç dhe djalit të tij Jason Rrushaj, 13 vjeç, mëngjesin e kësaj të hëne në Bogë. Petrit Rushaj dhe djali i tij u mbytën në lumë pasi mjeti i tyre u mor përpara nga rryma e fortë e shkaktuar nga reshjet e shiut. Ato po udhëtonin me makinë gjatë kohës kur vendi u përfshi nga rrebeshe shiu dhe humbën kontaktet në vendin e quajtur “Grykë Lugje”.