Në Tiranë ka pak dritë dhe akoma më pak shpresë. Media britanike “Sky News”, erdhi në Shqipëri dhe ka treguar për historinë e familjes Ferra në Tiranë. “Shtëpia përbëhet nga dy dhoma të vogla ku gatuajnë, hanë dhe flenë. Enkileta tregon një rubinet të jashtëm ku marrin ujin dhe shpjegon se shpesh nuk funksionon. Bashkëshorti i Enkiletës është në burg për vjedhje metali për të fituar para në tregun e zi dhe fëmijët e saj kalojnë nëpër kazanët e qytetit çdo ditë duke kërkuar kanaçe që mund t’i shesin. Privimi në të cilin jeton familja është i qartë, dëshpërimi është…
Author: tirana
Reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe stuhi, është situata në Shqipëri. Sipas meteorologes, Tanja Porja në 72 orët e fundit kanë rënë sasi mjaft të mëdha kanë rënë nga veriu në jug të vendit nga 120-190 milimetra. “Situata është përkeqësuar reshje mesatare, era shumë e fortë dita e sotme do të mbetet me reshje shiu. Paraditja do të ketë reshje me intensitet të dobët. Në 72 orët e fundit ranë sasi mjaft të mëdha kanë rënë nga veriu në jug të vendit. Reshjet 120-190 milimetra dhe 110 në zona qendrore dhe 130 në zona të izoluara të jugut.…
Situata në Shqipëri nga moti i keq, është me një bilanc shumë të rëndë, sidomos në veriun e vendit. Nga moti keq ka 2 viktima. Drejtori i Gatishmërisë dhe Emergjencave, Robert Hysenllari tha se deri më tani 24 familje janë evakuuar për shkak të përmbytjeve si pasojë e reshjeve të shiut që kanë përfshirë vendin që prej ditës së djeshme. Ai deklaroi se qyteti më i prekur është Shkodra duke thënë se 150 banesa kanë pasur probleme me ujin. Për të deri më tani në të gjithë vendin 3500 hektarë tokë ndodhen nën ujë. “150 banesa kanë probleme me ujin,…
Moti i keq në Shqipëri i ka marrë jetën babë e bir. 16 orë pas zhdukjes, mëngjesin e sotëm janë gjetur trupat e pajetë të Pjetër Rushaj dhe djali i tij, Jason Rushaj 18-vjeç. Makinën e tyre e mori rrjedha e ujit të përroit në Malësi të Madhe. “Pas 16 orë kërkimesh intensive, gjatë pasdites së djeshme, gjatë natës dhe gjatë mëngjesit të sotëm, nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në gjatësinë e përroit, në Bogë, u bë e mundur gjetja e dy…
Mbi një milion vetë nga Ukraina kanë kërkuar strehim në Gjermani që nga fillimi i luftës. Gjithnjë e më shumë prej tyre u duhet të jetojnë tani në strehimore masive. Por gatishmëria për të ndihmuar është ende e madhe. Lufta është e frikshme, por ndonjëherë tmerri është shumë i madh. “Një herë erdhi një grua që dukej që ishte shumë e trishtuar. Ishte shumë e zbehtë dhe nuk donte të fliste në fillim”,-tha Alexander Weber, i cili kujdeset për refugjatët në komunitetin Markus.”Ne zbuluam se ajo ishte duke shkuar në Ukrainë dhe donte të merrte veshje për katër persona nga…
Shqipëria dhe mediat britanike, duket se kanë “gjetur” njëri-tjetrin. Pak kohë më parë, bëri bujë rasti i një shqiptari i cili sapo kishte mbërritur me gomone në Britani, kishte hyrë në shtëpinë e një 59-vjeçareje britanike, Sue Doyle dhe i kërkoi a ndihmonte të shkonte në Londër ose Manchester. Pas refuzimit të ndihmës, adoleshenti kishte kërkuar nga britanikja që të paktën ta ndihmonte të kryente një telefonatë. Më pas ai rrëmbeu telefonin dhe kontaktoi me dikë. “Daily Mail” ka bërë me dije se në sajë të një hetimi është zbuluar personi me të cilin ka komunikuar adoleshenti. Fjala është për…
Gianni Infantino në konferencën përpara nisjes së Katar 2022, foli për refugjatët afganë të cilët u strehuan në Shqipëri. Në fjalën e tij numri një i institucionit më të lartë në futboll nuk nguroi të falenderonte Shqipërinë e cila stregoi afganët në një situatë të vështirë për ta. Këtë moment e ka shpërndarë edhe kryeministri Edi Rama në facebook, ku edhe shprehet se ky është një moment krenarie për vendin. “MIRËMËNGJES dhe me këtë moment krenarie për Shqipërinë nga konferenca prezantuese për shtyp e FIFA-s për Botërorin e Katarit, ju uroj një javë të mbarë”,-shkruan Rama. “Të gjitha vendet europiane…
Edhe njëherë tjetër, Brukseli do të tentojë që të arrijë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Ndaj këët të hënë, duke marrë edhe faktin e tensioneve në veri të Kosovës, Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç, do të ulen “kokë më kokë”. Me ftesë të kryediplomatit evropian, Josep Borrell, liderët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen sot në Bruksel. Ky takim vjen në kohën e tensioneve pas vendimit për targat dhe largimit të serbëve nga institucionet. Takimi do të ndërmjetësohet nga Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell. Borrell, pak orë para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe…
Dashi Në dashuri ka disa konflikte me partnerin, më mirë të flisni qartë dhe të jeni të sinqertë. Në punë qëndroni larg polemikave dhe shtyni gjithçka deri të premten Demi Kohët e fundit ka pasur pak tension në dashuri dhe jeni mjaft të shqetësuar. Në punë nuk jeni të sigurt nëse do të vazhdoni apo jo një bashkëpunim. Binjakët Jeni pak i nënshtruar, partneri juaj është apo dhe e ndjeni larg dhe ju mungon. Në punë, përpiquni të bëni vetëm atë që është shumë e nevojshme. Gaforrja Kjo ditë e parë e javës është e favorshme për ndjenjat, por nëse…
Shqipëria po përjeton dëme nga moti i keq. Stuhi të forta dhe reshje të dendura shiu kanë përfshirë që prej mbrëmjes të së shtunës të gjithë territorin shqiptar. Më problematike situata paraqitet në qarkun e Shkodrës, ku rrjedha e ujit mori babanë me dy fëmijët në Bogë të Malësisë së Madhe. Vajza arriti të shpëtojë, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë të Pjetër Rushjat dhe djalit të tij. Bëhet me dije se dtën e sotme do të nisin kërkimet me dron për të bërë të mundur gjetjen e makinës së Rushajt. Ministria e Arsimit ka marrë vendim për pezullimin e…
Tenistja Paula Badosa në prag të Kupës së Davis, është shkëputur për disa ditë nga stresi i garës. Ajo po shfrytëzon ditët e pushimit për të kaluar momente të paharrueshme me të dashurin e saj, modelin dhe aktorin Juan Betancourt. Ajo është mjaft aktive në rrjetin e saj social Instagram, por së fundmi ka habitur ndjekësit me foton e publikuar. Badosa shfaqet buzë një pishine duke pozuar vetëm me pjesën e poshtme të bikinit teksa ka mbuluar gjoksin me gju. Kjo foto pothuajse topless ka magjepsur fansat e saj edhe pse nuk e kanë pritur një pamje të tillë.
Deputetja dhe shkrimtarja e njohur Flutura Açka ishte e ftuar mbrëmjen e kësaj të diele në “Dola te Ola”. Ajo rrugëtoi nëpër kujtime me anë të fotografive, duke bërë një rrëfim të rrallë për jetën e saj. Teksa u shfaq një fotografi ku ajo mbante në krahë të vogël, djalin e saj të ndjerë, shkrimtarja tha se të qenurit nënë ishte prova më e bukur. Deputetja tregoi se ndryshe nga shumë mike të sajat të cilat kanë qenë të përkushtuara në karrierë, ajo gjithmonë e ka dëshiruar dhe kërkuar mëmësinë. Flutura mes emocioneve rrëfeu marrëdhënien e ngushtë dhe shumë të…