Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, i cili ndodhet në terren, thotë se nga moti i keq ky qark ka mbetur i izoluar nga pjesa tjetër e Shqipërisë. “Situata vazhdon të përkeqësohet. Kemi informacione që është shtuar sipërfaqja nën pushtetin e ujit. Flasim për mbi 2000 hektarë të mbytura. Ka pasur rritje të nivelit të ujit. Banorët e këtyre zonave janë të izoluar”, tha Spahia për gazetarët. Ai shtoi se problemet më të mëdha janë shfaqur në fshatrat Kuç, Dajç, ku ka pasur dalje të ujit, gjithashtu edhe në disa lagje periferike të qytetit. “Shkodra është praktikisht e izoluar, për…
Author: tirana
A do ta mbajë PD dhe opozita protestën e radhës më 6 dhjetor, ditë kur në Tiranë do të mbahet për herë të parë samiti i BE-Ballkani Perëndimor? Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, thotë se thirrjet për mitingje në një ditë feste, bien tërësisht ndesh me traditat më të mira të shqiptarëve. “Unë besoj që çdo qytetar shqiptar e kupton që halli i Saliut është aq i madh, saqë një ditë mikpritjeje të shqiptarëve për miqtë, për një samit që nuk ka ndodhur kurrë në vendin tonë, thërret një miting antievropian”, tha Balla në një prononcim…
“American Music Awards”, në edicionin e 50-të të ndarjeve të çmimeve, u zhvillua në Teatrin Microsoft në Los Angeles të dielën (20 nëntor). Ylli i muzikës pop Taylor Suift triumfon në “American Music Awards 2022”, pasi u shpall artistja më e mirë e vitit. Në kategorinë e artistit më të mirë të vitit, 32-vjeçarja triumfoi përballë ikonave të muzikës pop në botë si Beyonce, Harry Styles, The Weeknd, Drake, Adele dhe Bad Bunny. Dove Cameron, ish-aktore e Disney Channel, e cila këtë vit kryesoi Billboardet muzikore, me këngën pop “Boyfriend” mori çmimin e parë në karrierë, si artistja më e…
Një krim horror ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali. Mediat e huaja raportojnë se në një shtëpi janë gjetur të vrarë burrë e grua, në një lagje jo shumë larg via Roma, në Spinea.Karabinierët i zbuluan viktimat pasi i kishte telefonuar vajza e gruas, e shqetësuar, pasi që pasdite nuk dëgjonte më të ëmën në celularë. Policia ndërhyri rreth orës 22:00 dhe deri në orët e vona të mbrëmjes nuk ishte e qartë se çfarë kishte ndodhur saktësisht. Dy viktimat ishin bashkëjetues. Në shtëpi karabinierët gjetën një armë zjarri dhe një thikë në vendin e tragjedisë dhe dyshohet…
Teksa Shqipëria është zgjuar nën pushtetin e ujit, nga reshjet e vrullshme të shiut, kryeministri Edi Rama njofton nëpërmjet Facebook-ut se strukturat nga forcat e emergjencave ndodhen në krye të detyrës për të pasur në monitorim situatën në vend. “Në krye të detyrës natë-ditë”, shkruan Rama në Facebook, ndërsa i përgjigjet në mënyrë indirekte akuzave të opozitës. Kryeministri sqaron se KESH ka vendosur të importojë energji elektrike sipas procedurës së datës 11 Nëntor, sepse nga të gjitha parashikimet e motit, situata e reshjeve pritej të intensifikohej vetëm në mesditën e datës 20 Nëntor dhe nëse nuk do të ishte importuar,…
Kush do ta drejtojë SPAK-un? Këshilli i Lartë i Prokurorisë nis diskutimin për verifikimin e kushteve ligjore për kandidatët e SPAK-ut. Komisioni i zhvillimit të karrierës pasi ka marrë aplikimin e 3 kandidatëve, ka arritur në përfundim se ata nuk kanë masa disiplinore në fuqi dhe se kanë paraqitur platformën e tyre. Sipas KLP-së, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili plotësojnë kushtet ligjore për të vazhduar garën për kreun e SPAK. Me 10 vota pro miratohet në mungesë të antares Esmeralda Keshi.
Instituti i Shëndetit Publik, këshillon ndjekjen e disa rregullave gjatë përmbytjeve, ku ka edhe dy humbje jete. Ndër to është shmangia e bodrumeve dhe nënkalimeve të cilat bëhen të rrezikshme gjatë përmbytjeve. Po kështu ISHP apelon për të mos lëvizur me makinë në afërsi të këtyre zonave dhe në të kundërt nëse uji afrohet rreth mjetit këshillon braktisjen e tij dhe zhvendosjen në një pikë të lartë në mënyrë të sigurt. Këshillat 1-Shmangni vende të ulëta si nënkalime, bodrumet janë jashtëzakonisht të rrezikshme gjatë një përmbytjeje. 2-Mos ecni në zona të përmbytura, mund të jetë e vështirë të kuptoni sesa…
Në Bruksel me ftesë nga kryediplomatit evropian, Josep Borrell ka nisur takimi i përbashkët mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Takimi po zhvillohet për të gjetur një zgjidhje sa i përket situatës në veri dhe vendimit të qeverisë së Kosovës për targat ilegale të automjeteve. Borrell mbajti takime ndara me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç. Po ashtu Borrell para këtyre takimeve deklaroi se është urgjent një takim i tillë dhe se është nevoja për de-eskalimin e situatës së krijuar në veri
Shqipëria është pothuajse e gjitha në situatë shumë të rëndë nga moti i keq. Ka përmbytje të mëdha në qarkun e Shkodrës. Është ndërprerë qarkullimi në aksin Shkodër-Tiranë te Harku i Berdicës, probleme janë hasur edhe në furnizimin me energji elektrike, ndërsa mësimi është ndërprerë në disa njësi administrative. Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia ka kërkuar që të shpallet gjendja e emergjencës. Ai ka dalë në terren ku ka takuar ushtrinë që është në gatishmëri për çdo rast nëse do ketë nevoja për evakuim të banorëve. Qarku Shkodër 1855 hektarë tokë dhe 482 banesa janë përmbytur në Shkodër gjatë natës…
Probleme nga moti i keq ka edhe në qarkun e Fierit. Gjatë 24 orëve të fundit situata e reshjeve në bashkitë Fier, Patos e Mallakastër paraqitet me disa problematika. Për shkak të motit të keq ka patur probleme në disa fshatra dhe aktualisht më shumë se 1000 abonentë janë pa energji elektrike. Në zonën e Roskovecit në fshatrat Suk 1 e Suk 2 ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike, e cila është rikthyer në orët e para të mëngjesit. Në zonën e Levanit, Kafaraj, Qarr e Bishan energjia ka munguar për disa orë ndërsa në Peshtan momentalisht janë 50 familje…
Për shkak të gjendjes alarmante në qarkun e Shkodrës për shkak të motit të keq, ka bërë që këtë të hënë kreu i PD-së, Sali Berisha të niset drejt këtij qarku. Përmes një njoftimi për mediat, bëhet me dije se Berisha niset në Shkodër. “Për shkak të gjendjes emergjente ne vend, kryetari i PD Sali Berisha niset për Shkodër”, thuhet në njoftim. Reshje të dendura shiu kanë përfshirë vendin përgjatë gjithë ditës së djeshme duke shkaktuar dëme kolosale në disa qarqe të vendit ku ajo më problamtikja ishte Lezha dhe Shkodra. Dhjetëra banesa u përmbytën, dhjetëra familje u evakuuan dhe…
Përmbytje dhe dëme të shumta. Qarku i Shkodrës është më problematiku prej motit të keq. Në total është 1855 ha sipërfaqja totale e përmbytur. Qarkullimi në aksin Shkodër-Lezhë tek Harku i Bërdicës është ndërprerë për shkak të prezencës së ujit rreth 50 cm. Kalimi bëhet nga Guri i Zi. Ka rënie të niveleve rreth 20 cm në raport me ditën e djeshme por konstatohet rritje e sipërfaqes së përmbytjes. Vetëm në fushën e Obotit dhe atë të Dajcit janë përmbytur rreth 70 ha. Situata në qarkun e Shkodrës Bashkia Vau Dejes Në NjA. Vau-Dejës ka patur gjatë gjithe nates reshje…