Aktori i madh amerikan, Morgan Freeman, ishte protagonist i ceremonisë hapëse të Kupës së Botës në Katar, përmes një dialogu me sipërmarrësin vendas Ghanim al Muftah. Aktori 85-vjeçar e nisi duke rrëfyer vetëm me zë një segment të titulluar “thirrja”, por pas disa batutash u shfaq edhe vetë në skenën e ngritur në mes të fushës së stadiumit “Al Bayut”. “Jemi mbledhur të gjithë këtu si një tribu e vetme e madhe”, tha Freeman.Freeman u prit në skenë nga 20-vjeçari Muftah, i cili ka lindur me një sëmundje të rrallë, si pasojë e të cilës nuk ka gjymtyrët e poshtme.…
Author: tirana
Gianni Infantino në konferencën përpara nisjes së Katar 2022, foli edhe për refugjatët afganë të cilët u strehuan në Shqipëri. Në fjalën e tij numri një i institucionit më të lartë në futboll nuk nguroi të falenderonte Shqipërinë e cila stregoi afganët në një situatë të vështirë për ta. Ai ndau një mesazh falenderues ndaj shqiptarëve dhe në veçanti ndaj kryeministrit Edi Rama. Infantino tregoi para gazetarëve se Shqipëria dhe miku i tij Edi Rama pranuan të strehojnë 160 gra gjatë krizës së refugjatëve. Shumë vende të Perëndimit në fillim thanë po, por vetëm Shqipëria nëpërmjet mikut tim Edi Rama…
Një javë pas një shpërthimi me eksploziv në Stamboll ku humbën jetën 6 persona, Turqia ka nisur sulme ajrore ndaj objektivave kurdë në Irak dhe Siri. Kjo lëvizje e Ankarasë vjen pasi për sulmin në Stamboll, fajësohen militantët kurdë, grupin militant kurd PKK, të cilin Turqia, BE dhe SHBA e konsiderojnë si një organizatë terroriste. Ministri turk i Mbrojtjes tha se sulmet kanë shënjestruar bazat kurde që po përdoreshin për të nisur sulmet ndaj Turqisë. Një zëdhënës siriano-kurd u shpreh se shënjestër e sulmeve kanë qenë edhe banesa civile, referuar dy fshatrave të banuar. Grupi kurd PKK mohon kryerjen e sulmit…
Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme në akset rrugore nacionale.Mësohet se pak minuta më parë është bllokuar rruga Milot-Burrel. Një masiv inertesh kanë rënë nga skarpatat duke bllokuar lëvizjen e shumë mjeteve.Poseduesit e mjeteve dhe udhëtarët kanë kërkuar ndihmë për largimin e masivit të rënë.
Një video shokuese po qarkullon në rrjet, ku duket shumë qartë se presidenti francez Emmanuel Macron është sulmuar me shuplakë nga një qytetarë në rrugët e Parisit.about:blank Pas momentit të habisë, ai tërhiqet menjëherë zvarrë në tokë nga truprojat e Macron. Nuk ka dyshim për vërtetësinë e videos, por nuk është e qartë se sa larg daton ajo, vetëm tani është bërë virale, por ka nga ata që dyshojnë se daton në vitin 2021. Fakti mbetet se edhe pse ai ishte i rizgjedhur, Macron nuk përfaqëson të gjithë francezët, të cilët në të vërtetë janë të ndarë në mes të atyre…
Reshjet e ditëve të fundit, por edhe kursimi i rrymës elektrike në rang vendi kanë përmirësuar situatën e energjetike. Të dhënat e fundit nga KESH tregojnë se niveli në Kaskadën e Fierzës ka arritur në 269 metra. Ndërsa në Koman ka nisur këtë të diel shkarkimet siç duket edhe në këto pamje. Sipas KESH, prurjet në Hidrocentralin e Fierzës kanë arritur në 600m3/s. Sipas Ministrisë së Energjisë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shqiptarët kanë konsumuar 7 % më pak energji elektrike në muajin tetor. Enea Karakaçi, drejtor i Politikave dhe Zhvillimit të Infrastrukturës dhe Energjisë:…
Problemi mes nënës dhe vajzës të cilat ndodhen përballë njëra-tjetrës në “Shihemi në Gjyq”, rubrikën nga “E diela shqiptare” në Tv Klan sapo është thelluar edhe më. Përveç faktit që Riva nuk pranon ta marrë vajzën e saj, Arbëreshën në shtëpi, kjo e fundit nxjerr një detaj të ri. Riva ishte në dijeni të parave me fajde që ish-bashkëshorti i Arbëreshës kishte marrë nga një person që tani ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për një shumë prej 20 mijë Eurosh dhe Arbëresha i kërkon llogari nënës për këtë. Ajo i përmend të gjithë jetën e mundimshme dhe vështirësitë që ka…
Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele në aksin rrugor Milot-Rrëshen. Mësohet se në aksident është përfshirë një makinë dhe një furgon, ku kanë mbetur të lënduar tre persona. Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur si pasojë e kushteve të vështira të motit, pasi kjo zonë është përfshirë gjatë pjesës më të madhe të ditës nga reshjet e dendura të shiut. Në vendngjarje ndodhen autoritetet ku po hetohen rrethanat e aksidentit.
Partia Demokratike ka nisur prezantimin e 7 kandidatëve për Primaret për Bashkinë e Tiranës, përkatësisht të degëve 3, 4 dhe 14. Në nisje është mbajtur edhe një minutë heshtje për Sokol Olldashin.
Shërbimet e Policisë së Shtetit gjatë gjithë ditës së sotme, për shkak të reshjeve të shumta, në disa qarqe të vendit, janë angazhuar maksimalisht në operacionet e kërkim-shpëtimit, evakuimit të qytetarëve, si dhe monitormit të akseve rrugore. Grupet e drejtimit, të ngritura në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe, kanë monitoruar në vazhdimësi situatën duke bashkëpunuar me emergjencat civile në nivel qarku dhe bashkie, me qëllim ardhjen në ndihmë të qytetarëve në nevojë, si pasojë e situatës së krijuar nga moti i keq. Deri në këto momente, bazuar…
Bashkimi Europian ka konfirmuar se ditën e nesërme do të mbahet një takim urgjent në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç. Bëhet me dije se takimi do të ndërmjetësohet nga përfaqësuesi i BE për Politikën e Jashtme Josep Borrell dhe Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajçk Njoftimi i plotë: Të hënën, më 21 nëntor, në Bruksel do të mbahet një takim urgjent i nivelit të lartë të dialogut Beograd-Prishtinë. Ai do të ndihmohet nga Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendës Presidenti Josep Borrell, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajčák. Presidenti i Serbisë Aleksandar…
Pas ngjarjes së raportuar ku një 15-vjeçar në Pogradec ka përdhunuar një 12-vjeçare për disa kohë, ka ardhur edhe reagimi i nënës së të miturës.E ëma u shpreh për Gazetën Panorama se djali e përdhunonte vajzën e saj për disa kohë rresht, përmes kërcënimeve me vrasje. Ajo shtoi se ka disa ditë që e bija nuk shkon në shkollë pasi është e shqetësuar dhe në ankth. “Ngjarja ndodhi në korrik, por e denoncuam në polici pak ditë më parë se nuk e dinim. Vajza nuk na tregoi gjë. Denoncimin e bëmë bashkë me vajzën. Vajza është përdhunuar disa herë nga…