Author: tirana

Një 89-vjeçar në fshatin Klos të Mallakastrës ka humbur jetë si pasojë e dhunës së grabitësve që hynë për ta vjedhur në banesë. Policia njoftoi se dy autorët e ngjarjes së rëndë janë Musa Gudo dhe Ervis Halimi, personat që shihni në foto, tashmë të arrestuar. Nën kërcënimin e armës, ata i morën një shumë parash Çaush Shehajt, të cilën edhe e dhunuan. Ndaj tyre tashmë rëndon akuza “Vjedhja me pasojë vdekjen”. Por Musa Gudo nuk është emër i padëgjuar për policinë, pasi në vitin 2020 ai ishte dënuar me 2 vite burg, pasi u shpall fajtor për përdhunimin e…

Read More

Policia e Shkodrës evakuon 2 familje që ishin izoluar nga uji, për shkak të situatës së krijuar nga moti i keq. Grupi i evakuim-shpëtimit dhe grupi alpin i FNSH Shkodër, pas marrjes së njoftimit se në lagjen Ajasem, në Shkodër, dy familje ishin zoluar nga uji dhe se njëri prej pjesëtarëve të familjeve ishte i sëmurë dhe kishte nevojë për ndihmë mjekësore, janë nisur menjëherë në drejtim të tyre, së bashku me mjetet lundruese që FNSH ka në dispozicion për rastet e evakuim-shpëtimit. Falë ndërhyrjes në kohë, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur evakuimin e pjesëtarëve të të dyja…

Read More

Horoskopi javor i Dashit Në fillim të javës, mos pretendoni të jeni të rëndësishëm dhe të ashpër. Me Diellin në Shigjetar, njerëzit karakterizohen nga drejtësia dhe çiltërsia. Horoskopi javor i Dashit sugjeron në vend që të lëvizni rreth e qark, të veproni me sinqeritet, pa një gur në gji. Përpiquni të ndiqni jo vetëm këshillat e kolegëve, por edhe të mjekut që merr pjesë: mund t’ju duhet ndihmë. Në mes të javës, Dashi do të ndihmojë në sensin e humorit, megjithatë, si gjithmonë, ndikimi i Mërkurit tek Shigjetari shprehet në mospërjetueshmërinë e mendimeve. Mos u varni nga negativiteti, kaloni menjëherë…

Read More

Resjet e dendura të shiut që prej mbrëmjes së djeshme kanë krijuar disa probleme dhe në zonën e Matit. Bashkia Mat ka angazhuar forca dhe mjete që ka në dispozicion për të përballuar situatën e krijuar nga reshjet e shumta të shiut.Nën kujdesin e kryebashkiakut Agron Malaj shtabi i emergjencave dhe sektori i rrugëve po përballojnë një volum të madh pune.Punonjësit e bashkisë kanë punuar gjatë orëve të natës dhe gjatë ditës së sotme për të normalizuar situatën dhe për të eliminuar rrezikun për qytetarët.Bashkia ka vendosur në dispozicion edhe mjetet e rënda si dhe ka ofruar ndihmë në fshatrat…

Read More

Policia e Shkodrës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë raportuar më herët në Malësinë e Madhe. Policia konfirmon se mjeti në të cilin udhëtonte një 50-vjeçar me djalin dhe vajzën e tij, i ka marrë rrjedha e ujit. Vajza ka shpëtuar mrekullisht duke mundur të dalë nga makina, e ndihmuar dhe nga një banor i zonës, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e babë e bir. Malësi e Madhe, Shkodër/Informacion paraprak Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësisë e Madhe kanë marrë informacion se në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e…

Read More

Disa media më herët raportuan se për shkak te shirave me intensitet të lartë, ne Theth kanë mbetur te bllokuar disa turistë. Burime nga ministria e Mbrojtjes bëjnë me dije se në fakt në Theth nuk ka turistë te bllokuar, por vetëm shtëpi të bllokuara. Nga ana tjetër të gjitha strukturat janë në terren për të përballuar pasojat e shirave të rrëmbyeshem që kane nxjerrë nga shtrati përrenj e lumenj.

Read More

Katari ka ndaluar në mënyrë kategorike konsumimin e pijeve alkoolike në stadiumet e Kupës së Botës. Kjo masë nuk ka ndikuar aspak tek tifozët, të cilët formuan radhë të gjata për të pirë gllënjkat e para të birrës në festivalin e organizuar nga FIFA. Mijëra tifozë nga e gjithë bota qëndruan në pritje për të konsumuar birrën e parë në shtetin e Katarit, që pavarësisht organizimit të një turneu madhor si Kupa e Botës, rregullat mbeten strikte. Birra alkoolike do shiten brenda perimetrit të pikëshitjeve të biletave në secilin prej 8 stadiumeve të shtetit persik, tre orë para dhe një…

Read More

Moti i keq ka shkaktuar dëme edhe në qytetin e Rrogozhinës, ku si pasojë e erërave të forta janë rrëzuar dhjetëra pemë në Spille e mbarë zonën e njësisë Kryevidh. Dhjetëra banesa janë përmbytur pas daljes nga shtrati të përrenjve në Spille ndërkohë që janë dëmtuar edhe disa ura që lidhin fshatrat. Situata në vend është problematike nga reshjet intensive të shiut. Shkodra, Lezha, Durrësi dhe qarqet në veri të vendit janë shfaqur më problematike pas përkeqësimit të motit.

Read More

Moti i keq mund të ketë shkaktuar tragjedinë e parë. Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Ducaj të Malësisë së Madhe. Uji ka marrë para një makinë, në të cilën dyshohet se ndodhen babë e bir. Ende nuk dihet gjendja. Ngjarja misterioze raportohet që të ketë ndodhur në vendin e quajtur si “Përroi i thatë”. Ende nuk dihet gjendja e tyre, ndërsa policia dhe forcat e shpëtimit ndodhen në vendngjarje.

Read More

Një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi është regjistruar këtë herë në pikën kufitare të Muriqanit. Shërbimet e Policisë Kufitare në Muriqan, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë kryen kontroll më të imtësishëm në automjetin tip “Range Rover”, me drejtues shtetasin T. B., 34 vjeç banues në fshatin Hot i Ri. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, policia gjeti 14.900 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori…

Read More

Nisur nga moti i keq që ka përfshirë Shqipërisë, ku në disa zona ka edhe përmbytje dhe dëme, bëjnë që Presidenti Bajram Begaj të kërkojë që institucionet përgjegjëse dhe pushteti lokal që të marrin përgjegjshmëri maksimale. “Është e rëndësishme që popullata të ketë informacionin e nevojshëm në kohë reale për të përballuar si duhet çdo vështirësi, gjithmonë duke patur mbështetjen e institucioneve shtetërore”. Postimi i plotë Po ndjek me vëmendje situatën e rënduar të krijuar nga reshjet e shiut dhe stuhitë në shumë qarqe të vendit. Është e rëndësishme që përballë kësaj situate serioze të gjitha institucionet përgjegjëse dhe pushteti…

Read More