Kur do të marrë fund lufta ruse në Ukrainë? Ish-presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, thotë se Perëndimi është lodhur me qëndrimet e fundit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe po e shtyn këtë të fundit drejt negociatave për t’i dhënë fund luftës. Sipas nënkryetarit të Këshillit të Sigurimit, liderët perëndimore janë të bezdisur dhe të mërzitur me kërkesat e vazhdueshme të Zelenskyt ndaj tyre për të zhvatur gjithnjë e më shumë para dhe armë. Gazeta “Kyiv Independent” raporton se forcat ushtarake vendase kanë zbuluar më shumë se 700 trupa të pajetë në zonat e liruara në Kharkiv, Donetsk e Kherson.…
Author: tirana
Nga: Lorenc Vangjeli “Sjellje si burrë shteti!”. Kurrë ndonjëherë më parë, një përcaktim i vetëm, për një personazh të vetëm, nuk ka shkaktuar aq kundërthënie dhe emocione të ndryshme në Tiranë. Kjo bëhej e kuptueshme kur autor i saj ishte një ambasador amerikan, kur shprehja i drejtohej drejtuesit të hekurt të vendit dhe kur ajo dëgjohej në fundjavën e çmendur të janarit 2011, kur Shqipëria dukej se po rëshkiste në çmendurinë e një përplasjeje dramatike, me një epilog që do t’i nxirrte me siguri matematike të gjithë humbës. Në 21 janar të atij viti, Garda e Republikës kishte ekzekutuar pa…
Në vend ka përmbytje dhe probleme. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka dhënë informacione për situatën aktuale në vend pas reshjeve të shiut. Ministri tregon se disa prej bashkive që kanë probleme për shkak të reshjeve të mëdha. Problematike paraqitet situata në qarkun e Shkodrës dhe në Malësi të Madhe, aty ku ka nisur evakuimi i banorëve që rrezikohen nga përmbytjet. “Për qarkun Lezhë; në Kurbin ka rënë rreth 15 mm shi, në Zadrimë 131 mm, kemi disa sipërfaqja të përmbytura në këto zona. Ka rreth 500 Ha të përmbytura. Në qarkun Shkodër ka përmbytje. Në Kukës ka pasur 4…
Që prej mbrëmjes së djeshme, Shqipëria është e përfshirë nga reshje të dendura shiut, të shoqëruara me erë të fortë që kanë shkaktuar problematika të shumë në shumë zona të vendit. Dhjetëra fshatra kanë mbetur pa energji elektrike në bashkinë e Gjirokastrës, për shkak të motit të keq. Banorët e fshatrave Cepo, Odrie, Lazarat, Picar dhe Lunxhëri ndeshen me mungesën e energjisë që prej mesnatës. Liqeni i Viroit në hyrje të qytetit është pranë pikës kritike dhe mund të vërshojë në rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë. Në Durrës rrugët janë përmbytur. Edhe në Tiranë janë përmbytur për disa orë rrugët, kjo për…
I gjithë qarku i Shkodrës është në probleme si pasojë e motit të keq. 15 turistë kanë mbetur të bllokuar në Theth pasi rruga ku po udhëtonin u dëmtua si pasojë e motit të keq me reshje të dendura shiu. Në Fushën e Muriqanit, Njësia Administrative Ana e Malit, përrenjtë kanë dalë nga shtrati duke përmbytur një sipërfaqe prej 400 hektarësh. Nga shtrati ka dalë dhe përroi i quajtur Glinë dhe lumi Gjadër, të cilët kanë dëmtuar rrugët e lagjeve dhe infrastukturën në Qytetin e Vaut të Dejës. Autoritetet njoftojnë se nuk ka energji elektrike në pothuajse të gjitha njësitë…
Gjatë orëve të natës dhe sot në mëngjes, Tirana është përfshirë nga reshje tepër të dendura të shiut dhe një stuhi e fortë ere, të cilat kanë shkaktuar jo pak dëme në kryeqytet. Punonjësit e Bashkisë së Tiranës janë në terren, duke punuar për rikuperimin e shpejtë të dëmeve dhe në ndihmë të qytetarëve. Sasia e reshjeve që po bie këtë mëngjes është jo e zakontë për Tiranën. “Mirëmëngjes! Kolegët e emergjencave civile po rikuperojnë dëmet nga stuhia e mbrëmshme! Për pak rikthejmë gjithçka në normalitet! Gjithsesi, me kujdes në rrugë dhe faleminderit për bashkëpunimin”, shkruan Veliaj. Punonjësit e bashkisë…
Botërori i sportit më të ndjekur në planet do të zhvillohet në Katar, në vendin e parë arab dhe është hera e parë në historinë e këtij kompeticioni, që një turne zhvillohet në stinën e dimrin. Botërori i Katarit konsiderohet si një ndër më të shtrenjtë në histori. Me botën që sytë i ka nga Katari, ky i fundit po përpiqet që të bëjë “show” të vërtetë, nga mëngjesi deri në darkë. Qindra hotele dhe komplekse luksoze janë ndërtuar 12 vitet e fundit, pas lajmit se vendi arab kishte siguruar të drejtën për të organizuar Kupën e Botës 2022. Nga…
Pas shpërthimit në një shesh të Stambollit që i mori jetën 6 personave, Turqia ka sulmuar disa qytete të Sirisë veriore mbrëmjen e djeshme. Raportimet u bënë nga forcat kurde të mbështetura nga SHBA. Sipas mediave të huaja, sulmet ajrore kanë shkaktuar vdekjen e 12 personave. Ndërsa nuk vonoi përgjigjia nga ministria turke e Mbrojtjes, ku nëpërmjet një deklarate, u bë me dije se në shënjestër të sulmeve ishin bazat nga ku militantët kryenin sulme ndaj Turqisë. Sipas Turqisë, sulmet janë si kundërpërgjigjie ndaj bombardimeve në Stamboll ku vdiqën 6 persona dhe u plagosën mbi 81 të tjerë. E arrestuar…
Në orët e para të mëngjesit të së dielës, një tjetër tërmët është regjistruar në zonën e Marche në Itali. Dy tërmete të njëpasnjëshme, me magnitudë 4.3 dhe 3.2 Rihter goditën brigjet e Pesarese duke shkaktuar sërish panik te banorët e zonës pas lëkundjes së fuqishme të 9 nëntorit. Ndërkohë që ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në rrugët e qyteteve për të verifikuar gjendjen e ndërtesave. Deri më tani nuk ka informacione për humbje jete.
Moti në këtë të dielë, do të jetë në dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme ku vranësirat dhe shirat do të jenë pothuajse gjatë gjithë 24–orëshit. Më të dendura do të jenë në veriperëndim dhe jugperëndim duke bërë që rrebeshet të shoqërohen me stuhi të forta ere dhe shkarkesa elektrike. Sipas MeteoAlb, parashikohet që shirat të mbeten prezent deri vonë në mbrëmje ku pritet ndërprerje e përkohshme e tyre. Temperaturat e ajrit do të rriten të mëngjesit por mesdita sjelle një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 19°C. Era do të fryjë mesatarisht…
Një mot i keq ka përfshirë mbarë vendin. Ndaj dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, thekson se për shkak të reshjeve të shiut ka pasur rënie inertesh në rrugë. Pemë të këputura sipas ARRSH ka pasur në aksin Vlorë-Orikum, mirëpo tani zona është pastruar. Në aksin Bajram Curri-Valbonë ka pasur rënie gurësh dhe inertesh, qarkullimi për momentin kryhet me një korsi. “Reshje me intensitet kanë përshkuar të gjithë vendin, pa bllokuar qarkullimin në akset kombëtare Ka pasur rënie të inerteve në trup të rrugës më të shpeshta në Rajonin Verior, dhe pemë të këptura, si në Vlorë-Orikum të cilat janë pastruar menjëherë…
Mëngjesin e kësaj të diele, kryeministri Edi Rama e ka nisur me video të projektit të Poligonit të parë publik për testimin e lejeve të drejtimit që ndodhet në Fushë-Prezë të Tiranës. “MIRËMËNGJES dhe me projektin e Poligonit të parë publik për Testimin e Lejeve Të Drejtimit si edhe Qendrën e parë Edukative Digjitale të Simulimeve Virtuale për Leje Drejtimi në Fushë-Prezë të Tiranës, një tjetër projekt i standardeve më të larta ndërkombëtare nga #DPSHTRR, i cili përfundon në pranverë, ju uroj një të diel të mbarë”,-shkruan Rama.