Author: tirana

Dashi Mund të ndiheni me energji të ulët. Kujdesuni për veten dhe konsultohuni me një mjek nëse është e nevojshme. Mos u futni në debate pasi mund të ndiheni të irrituar. Përqendroni energjinë tuaj në punë dhe punoni drejt qëllimeve tuaja. Demi Ju duhet të mbështeteni në punën tuaj të palodhur dhe fati juaj do të shkëlqejë mbi ju. Ju duhet të bëni pak bamirësi. Kënaquni me meditim dhe joga për të relaksuar mendjen tuaj. Binjakët Do të ndiheni të shëndetshëm dhe në formë. Pas shumë kohësh do të bëni diçka për veten tuaj. Mund të dilni për pazar ose…

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u ka bërë thirrje pushtetit vendor për të marrë masat e nevojshme për t’u paraprirë përmbytjeve apo rrëshqitjeve të dherave në vend të cilat mund të shkaktohen si pasojë e reshjeve intensive në qarqet e Shkodrës, Lezhës, Kukësit, Vlorës dhe Gjirokastrës. Postimi i plotë Duke marrë në analizë modelet e fundit të hartave meteorologjike, pritet që mbi vendin tonë në orët në vijim në qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, të ketë reshje intensive të cilat mund të sjellin vërshime të përrenjve dhe lumenjve të vegjël dhe përmbytje në zonat urbane. Ministria e Mbrojtjes…

Read More

Kreu i FRPD, Besart Xhaferri rrëfeu në emisionin “Stay Tuned” në MCN Tv detaje nga jeta e tij private, nga adoleshenca, njohja me bashkëshorten, dhe si e ndryshoi ardhja në jetë e vajzës. Xhaferri tha se u lidh me vajzën nga Peja që studionte Arkitekturë në Tiranë pas bisedave në rrjetet sociale, ku kishin shoqëri të përbashkët. Xhaferri tha se ndryshoi si njeri me lindjen e vajzës së tij Andrra. “Jam penduar që nuk e kam krijuar familjen edhe më herët. Se kur krijon një familje shumfishohet fokusi dhe dëshira për punë. Unë jam i martuar me një vajzë, se…

Read More

Mediat turke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me Faruk Fatih Ozer, i cili akuzohet për mashtrim miliona euro me kriptomonedhat. Ato raportojnë se shtetasi, i cili u arratis më paratë e rreth 390 mijë klientëve, 13 milionë euro i ka fshehur në Maltë. Sipas mediave turke, Ozer transferoi asetet me vlerë gjithsej 13.2 milionë euro (253,714,909 lira turke) nga tre llogari të veçanta në kuletat e një ofruesi të shërbimit të aseteve kripto në Maltë. “Sipas Bordit të Hetimit të Krimit Financiar (MASAK) shumica e aseteve të kriptove në tre llogaritë e veçanta bankare të Ozer u transferuan në Maltë, qendra…

Read More

Por një studim të ri nga hulumtuesit në Universitetin e Kalifornisë, San Diego, sugjeron se cigaret elektronike në fakt e bëjnë më të vështirë lënien, dhe jo më të lehtë. Studimi tregoi se duhanpirësit që përdorën e-cigare kishin 49 për qind më pak të ngjarë ta reduktojnë përdorimin e tyre të cigareve dhe 59 për qind më pak të ngjarë që ta lënë tërësisht. “Bazuar në idenë se duhanpirësit përdorin e-cigare për ta lënë duhanin, ne hipotetizuam se duhanpirësit të cilët i përdorën këto produkte do të jenë më të suksesshëm në lënien e duhanit”- thotë autori i studimit dr.…

Read More

Belgjika deklaroi se punonjësit tashmë mund t’u kërkojnë pronarëve të punojnë 4 ditë në javë, pa humbur asnjë qindarkë nga paga e tyre. Ligji i ri belg lejon punonjësit të punojnë ditë më të gjata gjatë javës, duke i lejuar ata të kenë një fundjavë treditore. Pronarët kanë mundësi ta refuzojnë këtë kërkesë vetëm nëse kanë një arsye mjaft të fortë për ta bërë, të cilën duhet ta shoqërojnë me një letër formale adresuar shtetit belg. Megjithatë, orari i punës nuk do të ulet në sistemin e ri. Sipas ligjit të ri, punonjësit mund të punojnë një maksimum prej 9.5-10…

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar kombëtaren shqiptare për fitoren ndaj Armenisë, sfidë miqësore e luajtur në stadiumin “Air Albania”. Përmes një postimi në “Facebook”, ish-kreu i shtetit shkruan se Shqipëria u rikthye në fitore. “Bravo kuqezinjve tanë për rikthimin te fitorja”, shkruan Meta ndërsa ka publikuar edhe disa foto të momenteve të kësaj ndeshjeje.

Read More

Nëna e 22-vjeçares nga Keina tregoi momentin kur vajza e saj dhunohet nga shoqja e dhomës. Në emisionin “Real People” në Euronews, ajo tregon videon ku shoqja e vajzës së saj shfaqet shumë agresive ndaj 22-vjeçares, e cila prej 2 muajsh ndodhet e shtruar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën. “Gjithçka shkonte mirë deri në gusht. Njëra nga vajzat ganeze e të cilat ndante apartamentin erdhi nga puna në orën 7 dhe nisi t’i bërtiste. E pyeta: çfarë ke bërë? Gabimi që kam bërë është se hëngra dhe e lashë pjatën në lavaman”, tregon Ruth. “Kjo…

Read More

Pavarësisht tërheqjes nga skena publike, ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha vijon të zhvillojë takime të shpeshta me demokratët. Së fundmi, ai ka takuar demokratët e degës numër 15, ndërsa nuk dihet se çfarë është biseduar. Ndonëse Lulzim Basha ka bërë një hap pas për bashkimin e partisë, përçarja vazhdon ende, ndërsa dakordësia nuk ua arrit edhe për zgjedhjet lokale që dy kapet brenda PD-së të dilnin me një kandidat.  

Read More

Pas rikonstruksionit, konvikti i Burrelit do të mbajë emrin “Gani Shehu”. Drejtues të pushtetit lokal, intelektualë, kolegë, qytetarë dhe të afërm të Gani Shehut vlerësuan kontributin e gjatë në fushën e arsimit, kulturës e historisë së Matit. “Gani SHEHU e drejtoi për disa vite këtë konvikt dhe la gjurmë për korrektësinë dhe profesionalizmin e tij. Për ne është e rëndësishme që personalitetet me kontribut dhe që kanë shërbyer si modele për komunitetin të marrin vlerësimin e duhur”, thekson kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj.

Read More

Namik Dokle ka treguar momentin kur ai vendosi të lërë jetën aktive në politikë dhe t’i përkushtohej shkrimeve dhe librave. Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24, Dokle u shpreh se që nga momenti që ka vendosur të merret me letërsi, politika nuk është në planet e tij. “Nuk kam pasur ndonjë synim të bëhem politikan, por në atë periudhën e ndryshimeve të mëdha, shumëkush nuk kishte menduar të bëhej politikan, por u futën shumë mjekë, inxhinierë…dhe me zuri edhe mua ai kamxhiku i politikës. Romanin e parë e kam menduar vite të tëra dhe u ula ta…

Read More

Disa të shtëna me armë zjarri raportohet të jenë regjistruar pasditen e kësaj të shtune në Maminas. Dyshohet se persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në ajër. Nga të shtënat nuk ka të plagosur. Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje. Policia ka shkuar në vendngjarje pas njoftimit dhe po vijon kontrollin në zonë.

Read More