Engagement Ring Bible thotë se ka një arsye të fortë për uljen në gjunjë gatë një propozimi. Mund të kemi menduar se është thjesht një traditë pa asnjë kuptim dhe shpesh herë kur shohim një video propozimi romantik, presim nga momenti në moment uljen në gjunjë, por në të vërtet shumica nuk e dinë arsyen. Dikur kalorësit dhe njerëzit e thjeshtë uleshin në njërin gju përpara mbretëreshës ose mbretit në shenjë respekti. Edhe gjatë propozimit me një unazë në duar, me një gju në tokë, gruas bashkë më propozimin i tregon edhe respektin për të.
Author: tirana
Ilirian Zeqaj, shqiptar i dyshuar për vrasje të dyfishtë, përballet me ekstradimin nga Britania për herë të dytë pasi hyri fshehurazi në vend, madje mori nënshtetësinë me një emër të rremë. 50-vjeçari akuzohet se qëlloi për vdekje dy burra në fshatin Cakran në vitin 1999, por u largua në Angli me kamion pesë muaj më vonë dhe kërkoi azil me emrin Klemend Zeqaj. Daily Mail raporton se shqiptari kishte gënjyer zyrtarët britanikë duke iu thënë se ishte një refugjat kosovar. Ai u dënua në mungesë për dy akuza për vrasje në vitin 2002 dhe u dënua me 23 vite burg, por…
Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot një vizitë në Panairin e Librit në Tiranë. Por gjatë takimit me qytetarë, u përball me një situatë jo fort të zakontë. Një nga simpatizantët e tij, shihet në video teksa i puth dorën dhe më pas e qëllon me shuplakë në faqe. Pas këtij veprimi, ndërhyn truproja e kryedemokratit duke i hequr duart qytetarit, i cili më pas kërkoi falje.
Nënkryetari i bashkisë së Kifisisë në Greqi, Yiannis Panteleakis ra pre e një grabitjeje mbrëmjen e djeshme. Duke folur për një media greke, ai tregoi se katër persona me kapuç thyen derën e dhomës së tij të gjumit, hynë brenda dhe më pas e sulmuan. Ai dhe familja e tij u mbajtën peng për thuajse një orë. “Më hodhën kompjuterin nga duart, më kërkuan të bëja atë që më thoshin, ti respektoja dhe nuk do më ndodhte asgjë.” Ai dëshmoi se autorët komunikonin në greqisht, por, sipas tij, ata janë me origjinë të huaj për shkak të të folurës së tyre…
Eksperti dhe profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço nuk i konsideron dhe aq shumë të besueshme deklaratat e institucioneve mbi shkaqet e vdekjes së të riut Lear Kurti, i cili ndërroi jetë disa javë më parë pas shoqërimit në komisariatin e policisë. I ftuar në emisionin “Log”, ekspertit shtoi se policia përballet me dy përgjegjësi që po hetohen nga Prokuroria, të cilat janë veprimet arbitrare si dhe mosdhënia e ndihmës në momentin që ai ka humbur ndjenjat. “Mediat kanë nxjerrë raportin zyrtar mjeko-ligjor, toksikologjik, kur sipas tyre provohet se prania e drogës në organizëm ka sjellë ishemi dhe arrest kardiak. Nëse…
Një zjarr ka rënë këtë të shtunë në një pallat në lagjen Granicë të Gjirokastërs. Të frikësuar nga përhapja e flakëve, banorët janë ngjitur në tarracën e pallatit. Nuk raportohet për persona të lënduar. Shkak i rënies së zjarrit është bërë një shkëndijë në kabinën e pallatit. Forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Trashësia e borës arriti në rreth 95 centimetra në disa zona të Nju Jorkut perëndimor dhe verior të premten, duke shkaktuar vdekjen e dy personave. Stuhia e dëborës goditi rëndë edhe qytetin e Hamburgut, ku ekipet e kërkim shpëtimit ndihmuan disa banorë të bllokuar. Shkollat dhe stacionet e trenit u mbyllën në disa zona, ndërsa një numër i madh fluturimesh u anuluan në aeroportin ndërkombëtar të Bafalos.
Elon Musk ka hapur një sondazh në Twitter duke u kërkuar ndjekësve të votojnë nëse do të rivendosin llogarinë e ish-presidentit amerikan Donald Trump në platformë, me rezultatet e hershme që tregojnë afërsisht 60% që votuan po. “Vox Populi, Vox Dei,” shkroi Musk në Twitter, një frazë latine që afërsisht do të thotë “zëri i popullit është zëri i Zotit”. Votimi ishte i hapur për 24 orë. Musk në muajin Maj u shpreh se do të anulonte ndalimin ndaj Trump, llogaria e të cilit u pezullua pas sulmit të vitit të kaluar në Kapitolin e SHBA. Twitter gjithashtu do të…
Emri i thotë të gjitha. “I Am Jesus Christ” (Unë jam Jezu Krishti). Kështu quhet çmenduria e fundit në industrinë e videolojërave që ka shkaktuar polemika. E njoftuar në vitin 2019, krijuesit e lojës më në fund kanë konfirmuar se kur do të mund ta luajmë për herë të parë. Nëpërmjet një traileri të ri dhe blasfemues, djemtë e SimulaM kanë njoftuar se më 1 dhjetor 2022 do të lançojnë një lloj “demo” në Steam që ata e përshkruajnë si “një version të shkurtër të lojës”, në të cilën mund të “eksploroni Nazaretin e lashtë dhe mënyrën e jetesës së…
Xhani Demika, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, të moderatores Ester Bylyku. Por gjatë xhirimeve të emisionit ndodhi diçka e sikletshme. Ester, i kërkoi të rehatohej në limuzinë, sepse dukej në siklet, dhe Xhani hoqi këpucët për t’u shplodhur për pak sekonda. Ai është kapur nga kamera me çorape të grisur, dhe u ndje shumë në siklet.
Kombëtarja që nuk është në Katar mund ta fitonte Kupën e Botës. Donnarumma do të kujdesej për këtë, ndërsa dueti Haaland-Osimhen do të shënonin gola me shumicë. Top-formacioni i parë i lojtarëve të mbetur jashtë “Katar 2022” do të trembte Francën, Brazilin, Argjentinën e kështu me radhë, nga të cilët “Azzurri” përfaqësojnë bërthamën e fortë… Gigio është numri një “par excellence” në mesin e “dorezave” të pakualifikuara në Kupën e Botës, por varur në gozhdën e melankolisë, me takimin e shtyrë, me shpresë, për në vitin 2026. Një pikë e largët, e paarritshme sot për kolumbianin e Juves, Cuadrado, i…
Policia e Krujës ka arrestuar dy vëllezër, përkatësisht 35 dhe 37 vjeç, të cilët ishin shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike. Në një njoftim për media, blutë bëjnë me dije se dy vëllezërit, në bashkëpunim me 17 shtetas të arrestuar dhe 7 të tjerë të shpallur në kërkim, gjatë megaoperacionit policor të koduar “Malësia e Krujës”, të zhvilluar në vitin 2019, kanë kultivuar bimë narkotike, në zonat e pyllëzuara të disa fshatrave të bashkisë Krujë. Krujë/Kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër), të shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. 2 vëllezërit, bashkëpunëtorë me…