Author: tirana

Redon Makashi ka folur së fundmi në një intervistë për prurjet e reja që i shtohen tregut muzikor shqiptar. Artisti i mirënjohur tha se këngëtarët e rinj e kanë shumë të lehtë të bëhen të famshëm por shtoi se kur i dëgjon duke kënduar live është “për të mbajtur barkun nga të qeshurat”. “Në aktivitetet që bëhen për zgjedhjen e zërave të rinj ka elementë shumë të mirë. Një pjesë nuk la lidhje me muzikën. Ata investojnë më shumë dhe bëhen të dëgjuar. Kur këta që dinë të këndojnë u mungon kompozitori që bën këngë për ta pasi nuk mund…

Read More

  Në edicionin e vitit 2022 të Panairit të Librit u shpërndanë sot dhe çmimet letrare për autorët dhe përkthyesit e këtij viti. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka dorëzuar çmimin si autori më i mirë shqiptar shkrimtarit Zija Çela për veprën e tij “Banka e Ankesave” me motivacionin “Për rrezatimin e një urtie dhe përvoje të pasur letrare në identifikimin e bjerrjes së shpirtit njerëzor, si dhe tjetërsimit të fytyrës së vdekjes e të dashurisë në labirintet e një bote që shkon e përfton trajta distopike”. Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se Bashkia e Tiranës do…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një foto nga Tunizia në të cilën pozon pranë kryeministrit në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç. “Me ma t’mirin,” shkruan kreu i qeverisë bashkë me foton. Kujtojmë se Rama dhe homologu i tij i Malit të Zi ndodhen sot për një vizitë zyrtare në Tunizi ku të pranishëm janë edhe 86 krerë të tjerë shtetesh që marrin pjesë në Samitin e XVIII të Frankofonisë.

Read More

Qeveria e Kosovës ka thënë se “me shumë gjasë” nesër do të ketë një takim në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili shtoi se do ta bëjnë të ditur edhe orën e takimit. Për këtë takim pati folur edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili në një konferencë për media kishte thënë se takimi “mund të ndodhë shumë shpejt”. “BE-ja pret progres në dialog, depërshkallëzim dhe gatishmëri konstruktive për të avancuar. Ne jemi në krizën më të keqe…

Read More

Indrit Hoxha do të jetë kandidati zyrtar i Partisë Demokratike për Bashkinë Vorë. Kjo pasi kandidati tjetër për Primaret në këtë bashki, Agim Subashi është tërhequr nga gara. Kujtojmë se Kryesia e PD ka miratuar emrat e fundit të kandidatëve në primare për 18 bashki ditën e djeshme, teksa më herët kishte publikuar emrat dhe për 26 bashki të tjera. Në total janë publikuar kandidatët për primaret në 44 bashki.

Read More

Ministrja e Infratrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike për portin e Durrësit. Përmes një postimi në facebook, ministrja shprehet se “po çirret për portin e Durrësit se aty ka koncensionet e familjes që i ka marrë si hajn”. Një koment pati dhe për protestën e paralëjmëruar me 6 Dhjetor teksa shprehet se “Të protestosh kundër partnerëve strategjikë dhe orientimit euroatlantik të vendit është dhe do të mbetet në histori si shembulli unikal i antishqiptarisë.” REAGIMI I PLOTË: Shqipëria drejt 🇪🇺Evropës, antishqiptaria në aksion. Kushdo që mund të ketë pasur qoftë edhe një fije dyshimi…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha, teksa mori pjesë në Panarin e Librit në një prononcim për gazetarët, tha se do i tregojë Europës se krahas narko-shtetit, ka një popull të fuqishëm që e kudnërshton. “Është një qëndrim kryekëput pro evropian, një qëndrim që synon t’i thotë Europës se krahas narkoshtetit të Edi Ramës, krahas politikave të shpopullimit që shndërruan shqiptarët në kombin e gomoneve, krahas regjimit të monizmit të plotë që ka degdisur Shqipërinë 4 vende ndër Vietnamin komunist në indeksin e zbatimit të ligjit, t’u rikujtojmë ne se ata vijnë në një vend që është poshtë Vietnamit për standardet e demokracisë,…

Read More

Partia Demokratike ka prezantuar sot 7 kandidatët që do të marrin pjesë në garën për primaret brenda selisë blu, për të nxjerrë më pas dhe konkurrentin kryesor përballë Erion Veliajt në votimet e 14 majit 2023. Takimi është zhvilluar para demokratëve të degës 1 dhe 2 në Tiranë. Belind Këlliçi u shpreh se është i gatshëm për t’i lënë të gjitha funksionet e tij dhe për t’u përballur me Erion Veliajn, ndërkohë që shtoi se nëse do fitojë, kandidatët e tjerë në garë do jenë pjesë e ekipit të tij në bashkinë e kryeqytetit.Në këtë garë brenda PD-së konkurrojnë aktualisht:…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka zbuluar raportin me këngëtaren e njohur, Greta Koçin 9 vite pasi e emëroi drejtoreshë në Ministrinë e Brendshme, në periudhën kur ai drejtonte institucionin shtetëror. Në atë kohë, Greta Koçi studionte për Shkenca Politike dhe ishte nënkryetare e Forumit Rinor të PD-së, e zgjedhur në tetor të vitit 2011. Gjatë një interviste për “Glamour Zone”, i pyetur nëse do ishte i pranishëm në dasmën e saj nëse këngëtarja do e ftonte, Noka u përgjigj se “padiskutim që po”, duke theksuar se me të gjithë vartësit e tij “ka pasur gjithmonë marrëdhënie zyrtare e…

Read More

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën për pafajësi të Shukri Xhelilit, ish-kryebashkiakut të Dibrës, i cili në vitin 2017 u dënua me 1 vit e 8 muaj burg nga ish Gjykata e Apelit për Krime të Rënda për akuzën e marrëdhënies seksuale në shpërdorim të detyrës. Gjyqtarët e lartë rrëzuan gjithashtu edhe kërkesën e Prokurorisë për ta dënuar atë për korrupsion, duke lënë vendimin e Apelit në fuqi. Shukri Xhelili, u përfshi në një skandal seksual në 2016, ku i kishte kërkuar marrëdhënie seksuale në favor të një vendi punë. Krimet e Rënda e hetuan dhe kërkuan dënimin e tij…

Read More

Vitin e ardhshëm akademik, maturantët të cilët do të konkurrojnë për degën Mjekësi e Përgjithshme, përveç tre testimeve të maturës, do i nënshtrohen edhe një provimi të automatizuar. Në provimin e automatizuar, rreziku për gabime do të jetë zero dhe vlerësimi do të jetë direkt pas përfundimit të provimit. Vlerësimi do të ketë 30% t peshës së notës. Marrëveshja është nënshkruar me Universitetin e Mjekësisë dhe Ministrisë së Arsimit. Gjatë përzgjedhjes së studenteve për të vijuar studimet për mjekësi, universiteti do duhet të marrë parasysh rezultatet e provimit automatik. Ndryshime janë parashikuar edhe në Maturën Shtetërore. Fleta e cila përdoret…

Read More

Forcat ukrainase do të rimarrin Krimenë deri në fund të dhjetorit dhe e gjithë lufta me Rusinë do të përfundojë në pranverë, ka parashikuar një zëvendësministër ukrainas i mbrojtjes. Volodymyr Havrylov, një gjeneral-major në pension, tha se vendi i tij nuk do të ndalojë kurrë së luftuari deri në fitore dhe madje kishte marrë parasysh potencialin e një sulmi bërthamor rus. Ministri, në një intervistë për Sky News, tha se besonte se probabiliteti i një sulmi atomik nga Rusia ishte i ulët, por shtoi se “do të ishte një dramë”. “Zoti e di se çfarë skenari – por një sulm…

Read More