Një shpërthim i mbytur dhe më pas flakë dhe tym, janë ato që ka parë biznesmeni Ndue Pjetrushi rreth orës 4 të mëngjesit, dhe makina e tij u dogj plotësisht. Në një intervistë për mediat, Pjetrushi është shprehur se nuk ka konflikte me njeri dhe se kamerat e sigurisë nuk punonin për shkak të një problemi teknik. “Rreth orës 4 pa 10 diçka e tillë isha në gjumë, kur kam dëgjuar një shpërthim të mbytur. Kam dalë në ballkon e kam parë makinën duke e djegur. Në moment kam lajmëruar policinë. Erdhi policia dhe zjarrfikësja dhe bën procedurat e veta.…
Author: tirana
Një qytezë e largët në Antarktidë, është shumë mikpritëse për të gjithë, por për të jetuar aty ka vetëm një kusht: duhet të kesh hequr apendicitin. Kjo vlen edhe për fëmijët që shkojnë për të jetuar në ishullin Villas Las Estrellas, një ishull i vogël, pjesë e kontinentit të ngrirë, ku në verë raportohet se jetojnë deri në 150 persona, ndërsa në dimër vetëm 80. Qyteza, që është njëkohësisht edhe një bazë kërkimore, ndodhet në ishullin “King George”, është zyrtarisht pjesë e territorit kilian në Antarktidë. Është vetëm një nga dy vendbanimet civile atje, ku njerëzit mund të jetojnë me…
Automjeti i një biznesmeni në Ishull Shëngjin është shkrumbuar nga flakët orët e para të ditës së shtunë. Mësohet se ngjaja ka ndodhur rreth orës 04.00 të mëngjesit ndërsa automjeti tip “Benz” është në pronësi të 56-vjeçarit Ndue Pjetrushi (Noshi). Ky i fundit merret me tregtimin e naftës Kosovë-Shqipëri. Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale apo ndonjë sulm të qëllimshëm.
Dashi– Nëse keni një lidhje të qëndrueshme, Venusi do ua bëjë ditën edhe më të bukur dhe harmonike. Me shpenzimet duhet të tregoheni sa më të kujdesshëm nëse nuk doni të përballeni me probleme. Mund t’ia dilni edhe më pak. Demi– Mund të keni një ditë shumë të tensionuar përpara në kuptimin e takimeve virtuale dhe mbledhjeve të vogla shoqërore. Keni harxhuar shumë energji në një lidhje që t’iu duket premtuese. Në fakt është mirë që të jeni në dashuri, gjithmonë nëse ndjenjat janë reciproke. Binjakët– Do të nxiteni që të bëni disa ndryshime në një lidhje të veçantë. Mund…
Sipas MeteoAlb, kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të mbeten prezente në vendin tonë, duke sjellë vranësira të shpeshat të cilat do të gjenerojnë herë pas here reshje të pakta shiu. Pritet që më të dukshme reshjet të jenë në pjesën e dytë të ditës dhe në zonat Veriore të Shqipërisë. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 20°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.
Policia e Elbasanit ka shtuar masat e sigurisë, ndërsa Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë patrullojnë në zonat problematike të qytetit.Policia ka po zhvillon kontrolle me qëllim kapjen e personave problematike, por edhe për të ruajtur rendin dhe sigurinë në këtë qytet.Deri tani nuk ka një informacion nga policia, në orët në vijim priten detaje në lidhje me këtë aksion të policisë.
Sali Berisha mbrëmjen e djeshme ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku u pyet nga moderatori lidhur me kompaninë ‘Bana King’ i cila po hetohet për transport kokaine. Rakipi i solli edhe një shembul se si televizioni ‘Syri’ i cili është pranë PD, reklamën e kësaj kompanie e vendoste edhe kur ishte Berisha i ftuar. Kreu i PD, kritikoi televizionin ‘Syri’ duke thënë se bën shumë gabim që pranon reklama nga një kompani e cila është kapur me kokainë. Pjesë nga biseda: Pyetja: Një televizion që është afër jush edhe kur keni qenë ju në emision reklama e…
Një ngjarje tronditëse është regjistruar në kryeqytet, skenar i denjë për filma. Një maniak i panjohur endet rrugëve të Tiranës dhe filmon nga poshtë vajzat dhe gratë në mjedise publike. Këto video më pas i publikon në faqet me pullë të kuqe, të mundshme për t’u parë nga të gjithë. Rasti është skandaloz pasi videot e publikuara në këto faqe janë të një numri të konsiderueshëm dhe “protagoniste” janë që nga vajzat e reja dhe deri tek gratë e moshuara. Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme të publikuara nga JOQ, maniaku i ka filmuar thuajse kudo, duke ecur në…
Shkrimtari argjentinas Luciano Wernicke ka publikuar së fundmi një libër, ku ka përmbledhur disa histori të çuditshme dhe të pazakonta që lidhen me Kampionatet Botërore ndër vite. Në prag të nisjes së Kupës së Botës Katar 2022 ai ka nxjerrë librin me titull “Tregime të pabesueshme të Kupës së Botës”, i botuar në 20 gjuhë. Mes këtyre historive tepër interesantë është protagonist edhe një shqiptar. Në vitin e largët 1994, shkruan ai “një shqiptar hyri në një dyqan bastesh dhe vuri bast gruan e tij në një fitore të Argjentinës kundër Bullgarisë. Shqiptari humbi bastin, pasi Argjentina u mposht me…
Deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku, ka kundërshtuar mbajtjen e protestës nga ana e “Foltores” më 6 Dhjetor. “Thirrja e një proteste në 6 Dhjetor, ditën kur në Tiranë mblidhen liderët e BE, si një akt të fortë demonstrimi gjeostrategjik të së ardhmes së Ballkanit Perëndimor në kundërshtim të përpjekjeve ruse për destabilizim të Ballkanit është e gabuar dhe një akt që e dëmton opozitën në planin ndërkombëtar. Thirrja e një proteste në Tirane, ndërsa mblidhen krerët e BE, do të ishte një dhuratë e pamerituar për Edi Ramën. Unë shpresoj mendjet e qeta e të kthjella do të ndalin…
Sistemi ynë imunitar kërkon një dietë të ekuilibruar për të siguruar funksionimin e duhur dhe të shëndetshëm. Përveç kësaj është gjithashtu e nevojshme që ta mbajmë trupin tonë aktiv dhe të sigurohemi që të pushojmë mjaftueshëm. Nëse nuk arrijmë të bëjmë njërën nga këto gjëra, kjo mund të çojë në një sistem të dobët imunitar që do të thotë të prekemi shpesh nga sëmundje veçanërisht kur është sezoni i gripit. Por, çfarë mund të bëni nëse keni një sistem të dobët imunitar? Më poshtë është një listë e artikujve ushqimorë që duhet të keni kur jeni të sëmurë në mënyrë…
Ish-ambasadori amerikan, Alexander Arvizu thotë se vendimi për të zgjedhur liderët politikë në Shqipëri, qoftë atyre në qeveri apo opozitë, u takon qytetarëve shqiptarë, duke iu referuar shpalljes ‘non grata’ të Sali Berishës dhe sanksionimeve të disa politikanëve dhe biznesmenëve në vend. Në një intervistë për Euronews Albania, Arvizu u shpreh se ndërkombëtarët, SHBA dhe BE nuk mund të ndërhyjnë në çështje të brendshme politike, si ajo e zgjedhjes së liderëve në politikë. Sipas tij, për çdo ambasador amerikan, është e rëndësishme që të tregohet respekt për shqiptarët. “Së pari, unë nuk përfaqësoj më qeverinë dhe nuk kam akses në…