Kryeministri Edi Rama ishte këtë të premte në Vlorë, ku zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët atje. Në një moment, kreu i qeverisë u surprizuar nga një grup të rinjsh, të cilit i dhuruan një buqetë me trëndafila, moment i cili nuk iku pa një koment. “Tani unë e kam ditëlindjen në katër korrik kështu që këto për ditëlindjen time nuk janë. PS nuk e ka ditëlindjen sot. Atëherë i bie që këta trëndafila të jenë jetë plus të gjitha vitet e tjera që PS do vazhdojë të qeverisë. Të jeni të bindur që kjo është e mundur, kuptohet jo me…
Author: tirana
Zyrtarët polakë inspektuan të premten fazën fillestare të instalimit të pajisjeve të monitorimit të teknologjisë së lartë përgjatë një muri metalik në kufirin me Bjellorusinë, me qëllim parandalimin e kalimeve të mijëra emigrantëve në vendin anëtar të Bashkimit Evropian. Ministri i Brendshëm i Polonisë Mariusz Kaminski tha se muri 5.5 metra i lartë i ka ulur dhjetëfish përpjekjet për kalim të paligjshëm të kufirit. Policia kufitare e Polonisë tha se numri ditor i kalimeve të emigrantëve ka rënë në disa dhjetëra në krahasim me mijëra që ishin në vitin 2021 dhe në fillim të këtij viti. Ndërtimi i murit synon…
Një makinë është shkrumbuar nga flakët këtë të premte në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në hyrje të tunelit të Krrabës. Nuk ka të lënduar pasi shoferi ka arritur të dalë nga makina pas konstatimit të flakëve. Shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, duke bërë të munduar shuarjen e flakëve. Shkak dyshohet të ketë qenë një defekt elektrik që ka pësuar mjeti.
Kuzhinieri i famshëm Nusret postoi në llogarinë e tij në “Instagram” faturën e një klienti që arrinte një total prej 140,584 funtesh (161,423 euro). Çmimet shumë të larta nxitën komentuesit që të shpërthenin në kritika ndaj shefit të famshëm turk. Fatura ishte lëshuar nga restoranti “Salt Bae’s Nusr-Et Steakhouse” në Abu Dhabi, me 14 të ftuar që paguan 615,065 dirhem (140,584 funte/161,423 euro). Nuk dihet se kujt i përkiste fatura; por një numër njerëzish të profilit të lartë po vizitojnë aktualisht Abu Dhabin për eventin e Formula 1 që fillon të premten, më 18 nëntor.
Gjatë një takimi me qytetarët e Vlorës, Rama nuk la pa thumbuar edhe ish-kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke thënë se flinte gjumë dhe firmoste atë që sipas tij i diktonte Sali Berisha. Ndër të tjera Rama tha se për fatkeqësinë e madhe të këtij vendi Sali Berisha dhe Ilir Meta janë ende aktivë në politikën shqiptare, ndërsa Lulzim Basha jo. “Jemi në Vlorë dhe nuk mund të ri pa folur për anën tjetër rë medaljes. Kemi ardhur në pikën që kemi këtu në vendin tonë një forcë e përbërë nga disa njerëz që është e shitur. Thjesht e…
Kryeministri Edi Rama thotë se Azerbajxhani do të ndërtojë një rafineri nafte në vendin tonë, çka do të ndikojë ndjeshëm në uljen e çmimit duke i dhënë fund njëherazi varësisë së importit të naftës për konsum. Rama tha nga Vlora se për ndërtimin e rafinerisë është rënë dakord me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Alyiev i cili vizitoi vendin tonë pak ditë më parë. “Në Shpirag është zbuluar një sasi e konsiderueshme nafte dhe gazi, dhe presim që në fillim të vitit të ardhshëm të dimë sasinë dhe cilësinë, ndërkohë kemi rënë dakord me presidentin e Azerbajxhanit, për të ndërtuar në…
Një 49-vjeçar shqiptar nga Kosova, baba i tre fëmijëve, ka fituar një milion dollarë në shortin Lotto Max më 18 tetor në Kitchener të Kanadasë. Gazmen Hashani tha se ai shkoi në dyqan për të kontrolluar dy herë biletat për t’u siguruar. “Bileta e fundit që kontrollova thoshte 1 milion dollarë. Nuk mund ta besoja dhe e skanova edhe dy herë të tjera. Kur tha të njëjtën gjë, e futa shpejt biletën në xhep”, tregoi 49-vjeçari. Ai priti që gruaja e tij të shkonte në shtëpi për t’i treguar asaj lajmin e madh. “Kur i thashë se fitova 1 milion…
Pas zerimit ta tarifave Roaming mes vendeve të Ballkanit, pritet që në periudhat në vazhdim, përdoruesit e telefonisë celulare në këtë rajon të shpenzojnë më pak edhe kur udhëtojnë në vendet e Bashkimit Europian. Vendet e BE-së po e shohin pozitivisht nismën e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në lidhje me uljen e tarifave Roaming me shtetet e Ballkanit, madje për këtë ka edhe një kalendar të mirëfilltë pune, për të cilin foli Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu gjatë punimeve të Samitit të Berlinit në tetorin e shkuar. Në këtë kontekst, 86 deputetë të Grupit të Partive Popullore Europiane…
‘Dollari digjital’, kështu do të quhej kriptomonedha më e re në treg, apo versioni digjital i valutës më të fuqishme në botë, dollarit amerikan. Rezerva Federale apo Banka Qendrore Amerikane njoftoi fillimin e një projekti pilot i cili do të zgjasë të paktën 12 javë, dhe në bashkëpunim me bankat kryesore tregtare në vend përfshi Mastercard, CBC madje edhe sistemin monetar global SWIFT, do të testojnë performancën e dollarit digjital, që përfshinë shkurtimin e kohës që nevojitet për të kryer transaksione mes institucioneve financiare apo edhe klientëve të zakonshëm. Në thelb, edhe pse qeveritë në mbarë globin kanë kritikuar prej…
Ky është momenti kur arrestohet autori i dhunës fizike të ushtruar ndaj gazetarit të Report TV Ardiatik Doçi. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara, autori i veshur me rroba sportive është shoqëruar nga disa efektivë policie. Në datën 13 nëntor, Redon Skutera ka sulmuar fizikisht gazetarin Adriatik Doçi teksa ky i fundit ndodhej pranë banesës së tij.
Tre gra u gjetën të vrara me thikë në dy apartamente në lagjen luksoze të Pratit në Romë. Policia është në kërkim të një vrasësi të mundshëm serial. Dy nga gratë, të dyja punonjëse seksi me kombësi kineze, 40 dhe 50 vjeç, u gjetën të pajeta në një apartament në Via Augusto Riboty. Roja i pallatit ka dhënë alarmin pasi gjeti trupin e njërës prej grave në pragun e banesës, ndërsa trupi tjetër u gjet në një nga dhomat. Trupi i një gruaje kolumbiane, e identifikuar si Marta Castano Torres, gjithashtu një punëtore seksi e cila ishte goditur me thikë…
Ne të gjithë dëshirojmë flokë të rregullt dhe të butë. Megjithatë, drejtimi i rregullt i flokëve duke përdorur pjastër mund t’i dobësojë ato, duke çuar në rënien e flokëve. Pra, sa shpesh duhet të drejtohen? “Jo më shumë se një herë në javë. Kujdesuni për opsione të tjera nëse keni nevojë ta përdorni pjastrën më shumë se një herë në javë”, thonë ekspertët, teksa ndajnë procesin hap pas hapi të drejtimit të flokëve për të siguruar dëmtim minimal. *Lani flokët me shampo dhe përdorni një balsam të destinuar për flokë të thatë të dëmtuar*Aplikoni një sprej mbrojtës ndaj nxehtësisë.*Pasi flokët të jenë tharë plotësisht, ndajini në…