Author: tirana

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve. Bordi ka vendosur të ulë me 3 lekë çmimin e naftës, nga 221 lekë për litër që ishte dy ditë më parë në 218 lekë/litri. Gjithashtu çmimi i benzinës është ulur me 4 lekë, nga 204 lekë litri do të kushtojë 200 lekë/litri. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, do të jetë 71 lekë/litri kurse i gazoilit për peshkim është vendosur 121 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 18 Nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e…

Read More

Gjuhëtarja Ledi Shamku, përmes një reagimi në rrjetet sociale ka zbuluar se kreu i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi, i ka dërguar një letër Konferencës së Drejtshkrimit në Prishtinë dhe ka kërkuar përjashtimin e Shamkut. “[…] para një jave i kishin derguar nje shkresë ultimatum Akademise se Kosoves ku i kerkonin qe te me perjashtonin mua nga punimet e Konferences. Madje i kishin vene veton: po erdhi Ledi Shamku, neve nuk vijme. Perjashtoni ate qe te vijme ne”, shkruan ndër të tjera gjuhëtarja. “Dhe qenkesh zhvilluar mbledhje me dy ore debat ne ASHAK, dhe i falenderoj me shpirt…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në rrugën e kantierit Orikum-Dukat së bashku me zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe deputetin Blendi Klosi. Gjatë inspektimeve mes reshjeve të shiut, Balluku njoftoi përmirësimin e situatës energjetike dhe shtimin e prurjeve në liqenin e Fierzës. Pjesë nga biseda gjatë inspektimeve: Balluku: Tani, na kapi shiu po nuk na vjen keq me thënë të drejtën. Rama: Jo. Jo. Shiun mezi e presim. Po atje lart ka shi? Balluku: Ka shi lart. Ka prurje te konsiderueshme. Ka pasur një shkëputje të reshjeve mbrëmë në darkë, kanë nisur tani në 12 dhe pritet të mbarojnë në 12 të natës. Ka…

Read More

Avokati i Arben Dervishaj, një nga të arrestuarit për Inceneratorin e Fierit, Sokol Hazizaj ka dhënë një deklaratë për mediat pasi GJKKO la në burg pesë të prangosurit. “Organi procedural i hetimit nuk ka kryer asnjë akt ekspertimi vlerësues. Ai është këtu nuk i është larguar asnjë lloj hetimi. Ka qenë i pranishëm në Republikën e Shqipërisë. Unë nuk merrem me fjalë.”, tha Hazizaj. Pyetje: A pritet të arrestohet? Hazizaj: Nuk e di, kjo është fjala juaj ,. Ai ka punuar në përputhje me kontratën…Kjo është fjala juaj. Më tej Sokol Hazizaj shtoi: “Ne të gjithë të marrim një nismë…

Read More

Jo më skeptike. Trendi pozitiv i raport-progresit të KE-së për Kosovën për vitin 2022, ka bërë që Holanda të jetë pro, që Kosovës t’i liberalizohen vizat. Ministria e Punëve të Jashtme, është shprehur se në Kosovë ka parë progres në luftën kundër korrupsionit, teksa ka përgëzuar qeverinë edhe për progresin në fushën e reformave. Holanda ishte njëra nga shtetet më skeptike për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Read More

Partia e Lirisë do të depozitojë në Kuvend një amendament për mosmiratimin e projektligjit për shtimin e tatimit 23% për profesionet e lira dhe shtyrjen e tij deri në kapërcimin e krizës. Nga Kryesia e Kuvendit, deputetja Erisa Xhixho tha se kategoria që preket nga ndryshimi i ligjit gjenden të papërgatitur dhe janë potencial për emigrim dhe punësim jashtë vendit. Ajo theksoi se efektet e mundshme të ligjit nuk janë studiuar paraprakisht. “Projektligji për shtimin e tatimin 23% mbi të ardhurat për profesionet e lira dhe të vetëpunësuarit, i propozuar nga qeveria, do të rëndojë mbi avokatët, kontabilistët, mjekët e…

Read More

Për protestën e mbajtur këtë të premte nga banorët kundër truat me pagesë në Parkun e Divjakës, ka bërë që Policia e Shtetit të procedojë 5 persona. Nën hetim është kreu i PD-së Lushnjë, Eduart Sharka dhe 4 të tjerë. Njoftimi i plotë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: E.Sh, 64 vjeç, J.M, 46 vjeç, N.Gj, 71 vjeç, D.P, 29 vjeç dhe L.Gj, 64 vjeç. Këta shtetas, ditën e djeshme, kanë organizuar një protestë në hyrje të parkut kombëtar të Divjakës dhe nuk…

Read More

Zëdhënësi i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, janë ftuar që “së shpejti” të shkojnë në Bruksel për t’u takuar në kuadër të dialogut që ndërmjetëson blloku evropian. Ai nuk ka dhënë ndonjë datë, por ka thënë se takimi duhet të ndodhë “shumë, shumë shpejt” dhe se qëllimi i takimit është “për të gjetur një zgjidhje evropiane”. Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur prej se Qeveria e Kosovës ka nisur më 1 nëntor zbatimin e planit të saj për riregjistrimin e makinave…

Read More

Këtë të premte, Gjykata e Posaçme po shqyrton verifikimin e masave të sigurisë për të arrestuarit e fundit për inceneratorin e Fierit. Loren Liço, përfaqësues i Juri Imerajt, i shpallur në kërkim për inceneratorin e Fierit, është shprehur se klienti i tij ka qenë në dispozicion të hetimit për dy vite, ndërsa tashmë është larguar jashtë vendit për arsye shëndetësore. “Klienti im ka qenë për dy vjet në dispozicion të hetimit. Ai është administrator i një prej kompanive të kontraktuara nga koncensionari. Është larguar nga vendi për probleme shëndetësore. Akuzat kundër tij janë një absurditet. Ai do të përballet me…

Read More

Kreu i PD-së, Sali Berisha konfirmon mbajtjen e protestës më 6 dhjetor, kur liderët europianë do të vijnë në Tiranë për Samitin BE-Ballkani Perëndimor. Ndonëse nuk e thotë datën, shprehet se qëllimi është që Europa të dijë cilat janë problemet e shqiptarëve. “Europa vjen në Tiranë. Shqipëria duhet të vijë në Europë në Tiranë. Ky është koncepti im për të paraqitur problemet e tmerrshme me të cialt përballen shqiptarët në mënyrën më paqësore e dinjitoze duke garantuar asnjë lloj gvështirësie veçse mikpritje për samitin dhe krerëve të qeverive të BE, por duke nderuar Shqipërinë me një përfaqësim tjetër nga ai…

Read More

Kryeministri Edi Rama, jep lajmin e mirë që Shqipëria është tashmë anëtare me të drejta të plota e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile. Sipas kreut të qeverisë, vendi është një hap më pranë Bashkimit Europian. “Çdo fatkeqësi natyrore e jona është njëkohësisht fatkeqësi natyrore e Bashkimit Europian, e cila vë menjëherë në lëvizje mekanizmin e mbrojtjes europiane, duke angazhuar për Shqipërinë mjete, njerëz e fonde për përballimin e emergjencës”,-shkruan Rama. Postimi i plotë Shqipëria plotëson të gjitha kushtet dhe bëhet anëtare me të drejta të plota e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, çka do të thotë që çdo fatkeqësi natyrore…

Read More

Edhe këtë të premte marshimi protestë nga ana e banorëve kundëtr traut në Parkun e Divjakës, ka çuar në tension fizik mes protestuesëve dhe forcave të Policisë së Shtetit. “Mos na provokoni”, brohorasin protestuesit duke iu drejtuar policisë, dhe kanë prishur kabinën që do të shërbente si biletari. Deputetja e PD-së, Ilda Dhori deklaroi se policia po pengonte protestën e banorëve të Divjakës. “Nuk është e nevojshme prania e policisë këtu, pasi këta qytetarë janë në të drejtën e tyre. Ata kanë lënë punën për të mbrojtur të drejtën e saj. Policia po bën një veprim të shëmtuar duke penguar…

Read More