Author: tirana

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka publikuar dy mesazhe të nënkryetares së Bashkisë së Vlorës, Aulona Veizi që sipas tij iu ka dërguar punonjësve të saj, përmes së cilave iu ka kërkuar që të jenë të pranishëm në një takim të kryeministrit Rama. Në mesazhin e shpërndarë gjithashtu thuhet se personat që do të mungojnë, do të mbajnë përgjegjësi. Postimi i plotë i Tedi Blushit: Kërcënimi i punonjësve të administratës publike për të marrë pjesë me detyrim në takimet e Edi Ramës, duke i paralajmëruar me “mbajtje përgjegjësie” (nënkupto shkarkim nga detyra), është një vepër shumë…

Read More

Mika Can Raun, një 22-vjeçare nga Turqia ka regjistruar momentin kur ka hedhur në tualet kartëmonedhën prej 100 lirave, video të cilën më pas e ka publikuar në rrjetet sociale. Një aktakuzë është ngritur në Turqi kundër të resë, duke kërkuar një dënim me burg prej 7 vjet e 6 muaj me akuzën e “fyerjes publike të kujtimit të Ataturkut” dhe “fyerjes së shenjave të sovranitetit të shtetit” pasi ajo hodhi lira turke në tualet. Ajo nuk i ka pranuar akuzat, duke pretenduar se kartëmonedhën nuk e ka hedhur në tualet, por e ka lënë në dysheme. Në aktakuzë thuhej…

Read More

Fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës pritet të bëhet në fund të vitit 2024. Nga një takim me operatorët turistikë në Vlorë dhe banorët e zonës, kryeministri Rama tha punimet në aeroportin e Vlorës kanë ecur me ritme shumë të mira nëse nuk ndodh asgjë e papritur fluturimi i parë do të mbahet në dhjetor të vitit 2024. “Kantieret e reja që janë hapur dhe që do hapen besoj që do i japin impuls të rëndësishëm Vlorës, rruga e re Orikum Dukat, lidhja e saj me tunelin dhe kalimi në anën tjetër të Llogarasë dhe Bypassi që është funksional…

Read More

Manchester United ka emëruar avokatë për të paditur Cristiano Ronaldon për shkelje të dyshuar të kontratës pas pretendimeve të bëra nga sulmuesi në një intervistë të fundit, me klubin që kërkon një zgjidhje të shpejtë për këtë çështje. Kjo do të thotë se Ronaldo pothuajse me siguri nuk do të luajë më kurrë për United dhe kuptohet që 37-vjeçari është udhëzuar të mos kthehet në bazën stërvitore të klubit Carrington pas pjesëmarrjes së tij me Portugalinë në Kupën e Botës në Katar, thotë The Guardian. Të premten në një deklaratë të klubit thuhej: “Manchester United ka nisur këtë mëngjes hapat…

Read More

Vdekja tragjike e 38-vjeçarit shqiptar në Val di Cecina është kthyer në një mister. Disa ditë më parë, mendohej se shkaku ishte një aksident fatal në punë, por tashmë kanë dalë në dritë skenare të reja. Një prej pistave është që trupi është transportuar deri në vendin ku është gjetur. Hetuesit kanë gjetur makinën e shqiptarit dhe janë ende duke e ekzaminuar. Konkretisht, po kërkojnë gjurmë gjaku të njerëzve të tjerë që mund të kenë përdorur automjetin për ta sjellë në kishën e vogël në pronën e quajtur Mocajo. Kantieri i ndërtimit ndodhet në një tjetër vend dhe atje gjendet…

Read More

Në prag të ndeshjes miqësore të Shqipërisë ditën e nesërme ndaj Armenisë, në orën 17:30, në stadiumin “Air Albania”, në konferencën për shtyp ka folur trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, i cili ka analizuar këtë sfidë. “E kemi thënë shpesh si është situata e kontratës. Unë nuk kam probleme, janë të tjerët që vendosin. Ky është një diskutim për mediat dhe presidentin se është ai që bën konkluzionet. Mendoj se është bërë mirë, duhet vetëm të fshijmë vetëm periudhën e fundit, me Izraelin e Islandën kishte pritshmëri për ndonjë rezultat më shumë. Më vjen keq, ka pasur edhe episode. Nëse…

Read More

E ftuar në D-Night, Rudina Hajdari u kthye pas në kohë dhe ndau me publikun momentet kritike të trazirave, demostratave në shtëpinë e saj deri në momentin më të trishtë, kur mësoi edhe lajmin për vrasjen e të atit. Arsyeja në politikë për të është ëndrra e babait të saj, Shqipëria si Europa. Rudina Hajdari: Mendoj që fëmijëria ime e gjitha ka qenë e përkufizuar nga dhimbje të mëdha…jo e gjithë fëmijëria ime kuptohet, por deri në momentin që ka patur demostrata, trazira të ndryshme dhe bashkë i kemi jetuar ato. Të jetosh në shtëpinë e Azem Hajdarit, pra një…

Read More

Nëse nuk marrim parasysh legjendat që ia atribuojnë meritën kinezëve apo indianëve, syzet me siguri janë shpikur në Venecia gjatë viteve 1200, shkruan focus.it. Në manastirin e Santa Katerinas në Pizë thuhet se frati domenikan Alesandro dela Spina (vdiq më 1313) “ribëri dhe bëri të njohur shpikjen e syzeve, të cilat dikush tjetër i kishte krijuar fillimisht, por nuk donte t’i përhapte të përdoreshin në masë”. Që nga fundi i viteve 1200, në disa kapituj të arteve veneciane përmenden syzet (“roidi da ogli”) si objekte që ishin prodhuar prej disa kohësh nga artizanët e qelqit Murano. Një nga paraqitjet e…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar arsyet përse protesta e opozitës do mbahet më 6 dhjetor, ditën kur liderët evropianë do mbërrijnë në Tiranë për samitin e BE. Në mbledhjen e Kryesisë së PD, Berisha deklaroi se liderët evropian duhet ta marrin “këtë protestë si një akt mikpritje ndaj tyre dhe armiqësor, flagrant të hapur ndaj Ramës, i cili me aferat turpëron çdo komb.” Sali Berisha: “Po u plaçkitet Porti në mënyrë më të paimagjinueshme, po përvetësohet nga klani Rama me klane të tjera. Natyrisht axhenda do ketë edhe çështje të tjera, por mendoj se një popull i shndërruar në popull…

Read More

“Siguria e vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor janë njësoj nën kërcënim, nga radikalizimi, ekstremizmi i dhunshëm, migrimi i parregullt, krimi i organizuar, korrupsioni, keqinformimi dhe sulmet kibernetike. Këto prioritete të përbashkëta kanë marrë një tjetër rëndësi nga lufta në Ukrainë, duke e bërë edhe më të qartë rolin e rëndësishëm të Ballkanit Perëndimor për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të kufijve lindorë të Evropës”, ​​tha dje Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, në hapjen e Konferencës së 7-të Vjetore të Sigurisë “Jumbo”, që po zhvillohet në datat 17-18 nëntor në Romë. Konferenca u organizua…

Read More

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është mbrojtur nga kritikat për marrjen e vajzës së saj në samitin e G20-ës, në ishullin indonezian të Balit. Pas dy ditësh “punë të palodhur”, ajo u përball me një “debat të jashtëzakonshëm” nëse ishte e drejtë të merrte vajzën e saj me vete për katër ditët që ishte larg vendit, shkroi politikania e ekstremit të djathtë në Facebook. Disa media kanë raportuar që nga e marta se Meloni ka shkuar në samit me vajzën e saj gjashtëvjeçare dhe një dado. “A mendon se është puna jote se si do ta rris vajzën time?”, ka pyetur…

Read More

Nga Orest ÇipaNë këtë anë të botës, këtu në lagjen Pelham Parkway, për më shumë se 35-vitesh, shqiponja e shqipeve të Bronx-it, lartësohet bindshëm me një krenari llaftaritëse, seriozitet imponues e fisnikëri të kulluar.Kjo shenjë e shenjtë e kombit tonë, është dëshmitare e ç’do fryme shqiptari që i ka rënë udha apo jeta e ka përplasur në këtë rrugicë “ëndrash” amerikane.Ky flamur, flamuri shqiptar, ndoshta, nuk është flamuri më i vjetër që është “qëndisur” me kaq shumë atdhedashuri por me siguri është ndër më jetgjatët në shtetin e New York-ut.Me shikim nga lindja i derdhur në një fushë të kuqe…

Read More