Author: tirana

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Pogradec. Policia ka shoqëruar në komisariat një 15-vjeçar, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie intime me një 12-vjeçare. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin e një 15-vjeçari, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me një 12-vjeçare.” thuhet në njoftimin e Policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Read More

“Një turp që nuk e meriton Shqipëria”. Kështu e ka cilësuar ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi thirrjen e opozitës për të organizuar protestë ditën kur në Tiranë mbahet Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Në një postim në facebook, Peleshi thotë se asgjë më shumë se sa kaq nuk do të bënte edhe Vladimir Putin nëse do të udhëhiqte opozitën shqiptare. “Sot, kur Ballkani Perëndimor ka më shumë së kurrë nevojë për mbështetjen e BE dhe SHBA; Sot, kur Shqipëria po spikat si vendi lider në orientimin e rajonit drejt perëndimit, pa dilema gjeopolitike; Sot, kur jemi ulur në tryezën e bisedimeve…

Read More

Ilir Meta ka zhvilluar këtë të premte një takim me anëtarët dhe simpatizantët e Partisë së Lirisë në Astir. Ish-presidenti ka publikuar disa pamje nga ky takim, teksa shkruan se koha e llogaridhënies po afron dhe se ndryshimi do të nisë nga Tirana “Ndryshimi do të nisë nga Tirana! Ky ishte besimi që ndamë me anëtarë dhe simpatizantë të Partisë të Lirisë në zonën e ‘Astirit’. Koha e arrogancës me qytetarët po mbaron! Koha e Llogaridhënies po afron”,  shkruan Meta.

Read More

Megjithëse i është nënshtruar një operacioni në gju, sipërmarrësi Gjergj Luca replikon me avokatin Ngjela pas një interviste që ky i fundit ka dhënë si kundërpërgjigje për protestën e opozitës në datën 6 dhjetor. Ditë që rastis me ardhjen në Tiranë të liderve evropianë në konferencën e përbashkët Shqipëri-Maqedoni e Veriut-BE. Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme:

Read More

Ajo që është shumë e rëndësishme kur zgjidhni mjaltin është nëse ai është i bërë vetë. Për të marrë një sasi më të madhe mjalti, disa prodhues i shtojnë shurup sheqeri. Nëse doni të dini se si të dalloni mjaltin e vërtetë të bërë në shtëpi nga ai që nuk është, hidhni një lugë mjaltë në ujë. Nëse mjalti qëndron në fund, ai është i vërtetë. Mjalti “i rremë” do të fillojë menjëherë të shkrihet në ujë. Një mënyrë tjetër: vendosni një lugë çaji mjaltë nën gjuhë. Nëse ndihet hidhërimi, është mjaltë natyral. Përveç shijes së tij, mjalti dallohet edhe…

Read More

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Opinion” në News24 deklaroi se para tre ditësh autoritetet janë përpjekur të mbledhin informacion mbi këtë ngjarje. “Ervis Martinaj i ka ndërprerë kontaktet me njerëzit e vet, familjen e vet. Kur them kontaktonte, ai kontaktonte çdo dy orë. Ai kontaktonte me familjarët përmes programeve të kriptuara deri në 9 gusht. Nga ai moment e më pas, pista që është ndjekur, që është hetuar është rrëmbimi. Dyshohet që ai të jetë eliminuar nga kundërshtarët e tij. Kundërshtarët e tij si asnjëherë tjetër krijuan një aleancë, që unë e kam quajtur “Sindikata e re e…

Read More

Drejtuesja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacione Elektorale, Albana Vokshi, bëri të ditur emrat e miratuar gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë, sa i takon kandidatëve për primare në disa bashki të vendit. Këta kandidatë do të garojnë në primare për zgjedhjet vendore 2023. “Dhe sot i kërkoi kryesisë që të mblidhej për të shqyrtuar kandidaturat.Kryesia pasi shqyrtoi kandidaturat, mori vendim që kandidatët e mëposhtëm kanë marrë miratimin e kryesisë dhe do të garojnë për primare”, tha Albana Vokshi. KANDIDATËT PËR PRIMARE Bashkia e Vaut të Dejës Kolë Shaben Zef Hila Bashkia Pukë Astrit Kuqi Demir Hyseni Ndue…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri komentoi deklaratën e sotme të Berishës për protestë më 6 dhjetor kur në Tiranë do të vijnë drejtuesit e lartë të shteteve anëtare të Bashkimit Europian për të diskutuar mbi integrimin e Ballkanit Perëndimor. Live nga Cërriku ku ishte prezent në bilancin e punëve të bëra nga kjo bashki, numri dy i socialistëve u shpreh Berisha dhe Meta duan që t’i vënë njollë Shqipërisë në sytë e ndërkombëtare, duke cenuar në këtë mënyrë dhe traditën e bukur të shqiptarëve, atë të mikpritjes. “Ne nuk duhet të bëjmë eksperimente të gabuara politike. Kemi dy…

Read More

Kryebashkiaku Erion Veliaj e ka cilësuar turp dhe mjerim deklaratën e Berishës se protesta e radhës do të jetë në datën 6 dhjetor ditë kur do të zhvillohet edhe samiti i BE-së me Ballkanin perëndimor dhe të gjithë liderët europianë do të vijnë në Tiranë për këtë samit. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thotë se nëse dikush kishte dyshime se kush bën punën e rusëve në Shqipëri, protesta ditën kur në Tiranë vijnë liderët e Europës është prova më e qartë. “Nëse dikush kish dyshime se kush bën punën e rusëve në Shqipëri, ja ku e ka provën:…

Read More

Këtë të premte, anëtarë të Shoqërisë Civile organizuan një protestë për 22-vjeçaren nga Kenia, e cila ndodhet prej muajsh në koma, pasi u dhunua barbarisht nga persona ende të paidentifikuar. Ata kërkuan që të zbardhet e gjithë ngjarja dhe të gjendet autori, ndërsa akuzuan Policinë për mbulim të krimit. “Policia e Shtetit nuk u tha shqiptarëve se çfarë ndodhi, për një vajzë që ka ardhur nga një vend tjetër, ajo erdhi me një leje qëndrimi, dhe kur ke kontratë punë shteti shqiptar duhet t’i dalë zot këtyre njerëzve. Policia edhe pse kjo vajzë u plagos rëndë, në vend që ta…

Read More

Servet Bejo, mësuesi që akuzohej nga nxënësja e tij se e kishte ngacmuar seksualisht, është ndaluar nga efektivët dhe prej disa orësh ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë së Beratit. 62-vjeçari po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen. Në ambientet e policisë është shoqëruar edhe e mitura 14 vjeçe së bashku me prindërit e saj. Prindërit dhe disa të afërm të vajzës kanë dëshmuar se Bejo i ka kërcënuar pas ngjarjes që askush prej tyre të mos e denonconte.

Read More