Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zhdukja e Ervis Martinaj/ Artan Hoxha zbulon lëvizjen e fundit të autoriteteve: Para tre ditësh…

19:06 / November 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
artan hoxha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Opinion” në News24 deklaroi se para tre ditësh autoritetet janë përpjekur të mbledhin informacion mbi këtë ngjarje.

“Ervis Martinaj i ka ndërprerë kontaktet me njerëzit e vet, familjen e vet. Kur them kontaktonte, ai kontaktonte çdo dy orë. Ai kontaktonte me familjarët përmes programeve të kriptuara deri në 9 gusht. Nga ai moment e më pas, pista që është ndjekur, që është hetuar është rrëmbimi. Dyshohet që ai të jetë eliminuar nga kundërshtarët e tij. Kundërshtarët e tij si asnjëherë tjetër krijuan një aleancë, që unë e kam quajtur “Sindikata e re e Krimit në Shqipëri”. E kam quajtur edhe “Los Pepes” për shkak të tolerancës që kanë treguar për shkak të ngjarjeve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur në Lezhë dhe në Fushë-Krujë. Një nga tentativat e fundit që është bërë për të mbledhur informacion mbi këtë ngjarje ka qenë para 3 ditësh. Mbase kanë gjetur ndonjë gjë, shpresoj. Por duke pasur parasysh se çfarë përfaqësonte Ervis Martinaj, rëndësinë që ka patur ai në dekadën e fundit, fakti që ai ishte operatori më i madh në lojërat e fatit, ishte operatori më i madh i fajdeve në Shqipëri, duhej që ky hetim të ishte më i shpejtë dhe të kishte dhënë rezultate. Një zhdukje e tillë pa lënë gjurmë, aq më tepër në një vend kaq të vogël si Shqipëria…nuk e di”, tha Hoxha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Masat e reja ‘qetësojnë’ protestuesit/ Protesta para Kuvendit, dhunë vetëm në sallë

16:41 / October 29, 2026

Një mijë të rinj garojnë për tu bërë pjesë e Policisë së Shtetit

15:21 / October 29, 2026

AKEP ndryshon rregullat për telefoninë celulare, ndalohet rritja automatike e tarifave nga 2027

14:44 / October 29, 2026

Eurobond i ri në 2027 – Shqipëria del për herë të 8-të në tregjet ndërkombëtare financiare me 62.6 mld lekë

14:41 / October 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.